Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ekstremizmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:36 pm

Ekstremizmi

Është nevoja të flitet në këtë temë për shkak të pluhurit të ngritur rreth kësaj teme. Në këtë temë ka folur ai që ka njohuri por edhe tjetri që nuk e njeh ekstremizmin nga asnjë anë. Kur flasim gjuhësisht, të gjithë themi se ekstremizmi është: prirje për të bërë kërkesa e për të kryer veprime që e kalojnë çdo masë; skajshmëri, teprim. Mirëpo kur flasim për ekstremizmin në fe, shumë prej njerëzve mendojnë se çdokush që mundohet të praktikojë ligjet e Allahut dhe të bëhet mysliman i mirë, ai na qenka ekstremist dhe duhet të kemi kujdes nga ai. Ekstremizmi apo teprimi në fe padyshim se është i urrejtur, mu për atë shkak ne duhet të njihemi se çka në të vërtetë është ekstremizmi në fe.

Ekstremizëm në fe d.m.th. kalim i kufijve fetarë, ngurtësim dhe ashpërsim në të. Kjo ndodhë në atë mënyrë, që për një çështje konkrete të tejkalon ligjin e përcaktuar nga Allahu, pastaj të këmbëngulë se vetëm ai mund të jetë në të drejtë dhe të shfaqet me ashpërsi para secilit që nuk e pranon mendimin e tij. Imam Kurtubiu thotë: Ekstremizmi në fe d.m.th. kalimi i kufijve ashtu si kanë kaluar jehuditë dhe të krishterët lidhur me Isaun. Ekstremizmi i jehudive është fjala e tyre: Isau është bir lavire; ndërsa ekstremizmi i të krishterëve është fjala e tyre: Isau është zot.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:36 pm

Lloje nga ekstremizmi:

1. Ekstremizmi në fe, dhe atë duke besuar besime të kota, siç kanë bërë krishterët, kur thanë për Allahun: "Zoti është i treti prej treshit", ose: "Isai është bir i Zotit", ose fjala e jehudive: "Isau është bir lavire". Në këtë lloj bën pjesë edhe ajo që bëjnë disa grupe të humbura, të cilët kanë kaluar kufijtë e përcaktuar, sikurse shiat, dervishët, havarixhët, murxhitë, etj.

2. Ekstremizmi në Kur'anin Famëlartë, dhe atë duke i kaluar kufijtë gjatë leximit të tij, me zgjatje të stërzgjatura dhe shqiptim të tepruar, si dhe, duke e komentuar me komente të pabaza.

3. Ekstremizmi në shkencë, i cili rezulton me ndërrimin e kuptimeve të Kur'anit, sikur kanë bërë disa njerëz gjatë historisë dhe disa që bëjnë në ditët e sotme. Në shikim të parë, ndonjëherë ndodhë të duket jo pajtueshmëri mes Kur'anit dhe shkencës, ashtu që ata që janë ekstremist në shkencë menjëherë nxitojnë që t'i ndërrojnë kuptimet e Kur'anit, me qëllim që mos të vijë ndesh me shkencën. E kjo pa dyshim është gabim. Është e vërtetë se shkenca e mirëfilltë nuk vjen ndesh me Kur'anin, mirëpo nëse ndonjëherë ndodhë të na duket ashtu, atëherë duhet të jemi të bindur se me siguri ka ndonjë gabim në atë përfundim shkencor apo në kuptimin tonë të Kur'anit, e assesi të bëjmë ndryshimin e kuptimit të Kur'anit.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:36 pm

Hyrja në fe duhet të bëhet gradualisht:

Hyrja në fe me shpejtësi dhe teprim është ekstremizëm. Ibën Munejjir ka thënë: Kemi parë ne, e po ashtu edhe njerëzit para nesh, se secili që e tepron në fe, më vonë shkëputet. Nuk kemi qëllim të ndalojmë dikë që adhurimin ta kryejë sa më mirë, sepse ajo gjë është e lëvduar, por dëshirojmë të ndalojmë nga teprimi i cili rezulton me lodhje e plogështi. Kemi për qëllim teprimin në gjëra vullnetare që rezultojnë me braktisjen e më të lëvduarës apo lëshimin e farzit. Sikur që ka raste të atyre që falen tërë natën, e pak para sabahut i kaplon gjumi dhe flenë deri pas sabahut, ose i ikë namazi me xhemat.

Për ta kuptuar edhe më mirë këtë çështje dhe për të parë se sa është e qortuar, do t'i lexojmë disa ajete, hadithe dhe fjalë të dijetarëve në këtë temë.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:36 pm

Ajete rreth teprimit në fe:

1. ) íóÇ Ãóåúáó ÇáúßöÊóÇÈö áÇ ÊóÛúáõæÇ Ýöí Ïöíäößõãú æóáÇ ÊóÞõæáõæÇ Úóáóì Çááøóåö ÅöáÇøó ÇáúÍóÞøó ÅöäøóãóÇ ÇáúãóÓöíÍõ ÚöíÓóì ÇÈúäõ ãóÑúíóãó ÑóÓõæáõ Çááøóåö æóßóáöãóÊõåõ ÃóáúÞóÇåóÇ Åöáóì ãóÑúíóãó æóÑõæÍñ ãöäúåõ ÝóÂãöäõæÇ ÈöÇááøóåö æóÑõÓõáöåö æóáÇ ÊóÞõæáõæÇ ËóáÇËóÉñ ÇäÊóåõæÇ ÎóíúÑÇð áóßõãú ÅöäøóãóÇ Çááøóåõ Åöáóåñ æóÇÍöÏñ ÓõÈúÍóÇäóåõ Ãóäú íóßõæäó áóåõ æóáóÏñ áóåõ ãóÇ Ýöí ÇáÓøóãóæóÇÊö æóãóÇ Ýöí ÇáÃóÑúÖö æóßóÝóì ÈöÇááøóåö æóßöíáÇð ( ÇáäÓÇÁ 171)

1. "O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun, përveç të vërtetës. Vërtetë Mesihu, Isau, biri i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besoni pra Allahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre". Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; I lartësuar është Ai që të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton Allahu si kujdestar.

2. Þõáú íóÇ Ãóåúáó ÇáúßöÊóÇÈö áÇ ÊóÛúáõæÇ Ýöí Ïöíäößõãú ÛóíúÑó ÇáúÍóÞøö æóáÇ ÊóÊøóÈöÚõæÇ ÃóåúæóÇÁó Þóæúãò ÞóÏú ÖóáøõæÇ ãöäú ÞóÈúáõ æóÃóÖóáøõæÇ ßóËöíÑÇð æóÖóáøõæÇ Úóäú ÓóæóÇÁö ÇáÓøóÈöíáö ( ÇáãÇÆÏÉ 77)

2. "Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".

Pjesa e ajetit: "...jashtë të vërtetës..." na mëson se veprimi i asaj që është e vërtetë nuk quhet teprim në fe, nuk është ekstremizëm.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:36 pm

adithe rreth ekstremizmit:

1. Ibën Abasi rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kishte kërkuar nga ai disa guralecë, vazhdon: I mblodha dhe kur ia dhëna në dorë, tha: "Këso guralecë duhet, ndërsa keni kujdes nga ekstremizmi në fe, sepse të gjithë ata që u shkatërruan para jush, u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe". (1)

Ja çfarë kujdesi ka pasur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, që pasuesit e tij të jenë sa më larg teprimit, ndërsa sot gjatë haxhit shumë prej myslimanëve marrin gurë mjaft të mëdhenj për të gjuajtur "shejtanin". Këtu mësojmë se prej shkaqeve kryesore të ekstremizmit në fe qenka padija e njerëzve për fenë.

2. Ma'kil ibën Jesari radijallahu anhu, rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Dy lloj të njerëzve nuk do ta arrijnë shefatin tim: udhëheqësi zullumqar e tiran dhe ai që e tepron në fe, dëshmon kundër tjerëve dhe largohet nga ata". (2) Ekstremisti, lëre që vetë është në gabim, por edhe i qorton të gjithë ata nuk përmbajnë mendimin e tij. Për këtë shkak, nuk do ta ketë fatin e ndërmjetësimit të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem.

3. Uehb ibën Abdullah rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, e kishte vëllazëruar Selmanin me Ebu Derdanë. E vizitoi njëherë Selmani Ebu Derdanë dhe e pa Umu Derdanë (bashkëshorten e Ebu Derdasë) jo të veshur si duhet, dhe i tha: Ç'është puna me ty? Tha: Vëllai yt, Ebu Derdaja nuk ka nevojë për dynja. Pastaj erdhi Ebu Derdaja dhe i shtroi të hajë, e Selmani i tha: Ha edhe ti! Tha: Jo, se agjëroj. As unë nuk do të ha përderisa ti nuk han – ia ktheu Selmani, ashtu që ngrënën të dytë. Gjatë natës, Ebu Derda deshi të ngrihet për tu falur, por Selmani i tha: Fli dhe ai fjeti, më vonë deshi të ngrihet prapë, por Selmani sërish e ndaloi. E kur mbeti pjesa e fundit e natës, u ngrit Selmani dhe tha: Ngrihu tani, dhe u falën bashkë. Pastaj Selmani i tha: Ndaj Zotit tënd ke borxh, ndaj vetes tënde ke borxh dhe ndaj familjes tënde ke borxh. Ndaj secilit duhet ta pastrosh borxhin. Pas kësaj Ebu Derda shkoi te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe ia tregoi rastin, e Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Selmani e ka thënë të vërtetën". (3)

4. Ajsheja rrëfen se Umu Habibe dhe Umu Seleme në Abesini kishin parë një kishë që brenda kishte piktura dhe këtë ia treguan Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, i cili tha: "Tek ata, kur ishte ndonjë njeri i mirë e pastaj vdiste, mbi varrin e tij ndërtonin faltore dhe në atë faltore pikturonin ato piktura. Ata janë njerëzit më të këqij tek Allahu në ditën e Kijametit". (4) Sepse, e tepruan në nderimin e atyre njerëzve, derisa i kaluan kufijtë.

5. Ebu Tha'lebe el-Hushenij rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Allahu ka caktuar farze, mos i nëpërkëmbni ato, ka caktuar kufij e mos i kaloni ato, ka ndaluar disa gjëra e mos iu afroni atyre, ndërsa do gjëra i ka lërë jo nga harresa, e mos hulumtoni pas tyre". (5)

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:37 pm

6. Ajsheja radijallahu anha, rrëfen se njëherë kishte hyrë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe një grua ishte mysafir te ajo, e ai pyeti: Kush është? Tha: Filaneja, dhe filloi ta lëvdojë se sa falet. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Hë, veproni atë që mundeni, se pasha Allahun, Ai nuk lodhet përderisa ju të lodheni. Feja më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme. (6) Allahu, subhanehu ue teala, dëshiron që robërit e Tij të punojnë vazhdimisht edhe nëse është pak. Allahu nuk lodhet asnjëherë duke të shpërblyer për punën që e bën, andaj vepro atë që mundesh, që vazhdimisht të shpërblehesh. Assesi mos vepro atë që nuk mundesh, sepse pa dyshim se do të lodhesh, e kur të lodhesh ti, atëherë edhe Allahu "lodhet" – e ndërpret shpërblimin e Tij për ty. Kështu e kanë shpjeguar dijetarët këtë hadith, e jo se me të vërtetë Allahu subhanehu ue teala, lodhet.

7. Enesi radijallahu anhu, rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kishte parë një njeri i cili ndihmohej nga djemtë e tij për të ecur, dhe pyeti: Ç'është puna e tij? Thanë: Është zotuar se do të ecë. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Allahu aspak nuk ka nevojë që ky person ta dënojë veten, dhe e urdhëroi që të hipë në kafshë.

8. Enesi, radijallahu anhu, po ashtu rrëfen se disa as'habë kishin pyetur ndonjërën prej grave të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, rreth adhurimit të tij në jetën private. E pas kësaj, njëri nga ata tha: Unë nuk do të martohem; tjetri: Unë nuk do të ha mish; e tjetri: Unë nuk do të fle në shtrat. Kur mori vesh Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për këtë, pasi falënderoi dhe lëvdoi Allahun, tha: Ç'është puna me disa njerëz që kanë thënë kështu e ashtu. Dijeni se unë falem dhe fle, agjëroj dhe ha dhe martohem po ashtu. Kush largohet nga suneti im, ai nuk është nga unë". (7)

9. Transmetohet se Abdullah ibën Mugaffel kishte dëgjuar të birin duke u lutur: O Zot, kërkoj një pallat të bardhë në të djathtën e xhenetit kur të hyj; dhe i tha: O bir, kërko xhenetin dhe mbrojtjen nga xhehenemi, se unë e kam dëgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Në këtë popull do të ketë njerëz që do t'i kalojnë kufijtë në abdes dhe lutje". (8) Teprimi në lutje pra, qenka duke hyrë në detaje gjatë lutjes, sikur ky rast me djalin e Abdullahit, ndërsa në abdes kjo ndodhë duke i larë pjesët e abdesit më shumë se tri herë, duke dyshuar a ka depërtuar uji mirë apo jo etj.

10. Xhabir ibën Abdullahu rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ky din është i fortë, hyn në të me ngadalësi e mos ia bën të urrejtshme vetes tënde adhurimin...". (9) Feja është më e fortë dhe më e madhe se ti, mos mendo se mund ta praktikosh atë për një apo dy ditë, andaj fillo praktikimin e tij dalë nga dalë, se përndryshe do të mërzitesh pas një kohe dhe nuk do ta dëshirosh adhurimin.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:37 pm

11. Enesi rrëfen se si njëherë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, duke hyrë pa një litar mes dy shtyllave dhe pyeti: Pse është ky litar këtu? Thanë: Është litari i Zejnebes, e cila kur lodhet në namaz mbahet në të. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Hiqeni, faluni sa të mundeni, e kur të lodheni uluni". (10)

12. Ajsheja radijallahu anha, rrëfen se si njëherë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, veproi diç por me lehtësim, e disa nuk vepruan ashtu. Mori vesh Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për këtë, dhe pasi e falënderoi dhe lëvdoi Allahun tha: Ç'është puna me disa njerëz të cilët kanë drojën të veprojnë si veproj unë? Vallahi, dijeni se unë më së miri e njoh Allahun dhe jam më i devotshëm se të gjithë". (11) Andaj, nëse për një çështje ka lehtësim të argumentuar, veproje më të lehtën sepse kështu ka vepruar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, por edhe shpërblimi është më i madh.

13. Omeri radijallahu anhu, thotë: Kam dëgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: Mos më ngrini sikur krishterët që e ngritën birin e Merjemes, unë jam rob. Thuani: rob i Allahut dhe i dërguar i tij.

14. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kur e dërgoi Ebu Musën dhe Muadhin në Jemen, u tha: "Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos i largoni njerëzit dhe ndihmohuni mes vete". Ebu Musa pyeti: O i dërguar i Allahut, ne do të jemi në një vend të cilët nga mjalti prodhojnë një lloj pije, dhe një lloj tjetër nga elbi. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Çdo gjë që deh është e ndaluar". (12)

Nga fjalët e dijetarëve kemi zgjedhur këto fjalë të Alijut, radijallahu anhu: "Lidhur me mua do të shkatërrohen dy lloj njerëz: njëri që më do me ekstremizëm për gjëra që unë nuk i posedoj, dhe tjetri i cili më urren dhe bën shpifje për mua". Po ashtu e ka porositur familjen e tij: "Mos e teproni në qefinin tim".

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:37 pm

Disa dëme të ekstremizmit:

1. Largon nga Allahu dhe patjetërson Zjarrin.

2. Ndërpret punën dhe pamundëson vazhdimësinë në të.

3. Është argument i mendjes së dobët dhe është derë për shejtanin.

4. Është argument i padijes dhe i kuptimit të cekët.

5. Shkakton vesveset.

6. Shtrëngon shpirtin dhe shkakton pikëllimin.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga RihHana prej Mon Aug 16, 2010 3:37 pm

Omer Berisha

11/09/2006

1. Nesaiu

2. Ibën Ebu Asimi në "sunne". Albani thotë se është sahih.

3. Buhariu (1968)

4. Buhariu (427) dhe Muslimi (528)

5. Hakimi në mustedrek, ku ka thënë se hadithi është sahih dhe në këtë e ka pëlqyer Dhehebiu. Po ashtu Bezari thotë se zinxhiri i këtij hadithi është sahih.

6. Buhariu (43) Muslimi (785)

7. Buhariu (5063) Muslimi (1401)

8. Sahih Ebu Davud (1/21)

9. Bejhekiu në Sunen Kubra, Albani thotë se është sahih në Sahihul Xhamië (2242)

10. Buhariu (1150)

11. Buhariu (7301)

12. Buhariu (6124) Muslimi (1732)

Omer Berisha,
15.9.2006

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ekstremizmi

Mesazh nga Sponsored content Today at 3:26 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi