Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Allahu është më i madhi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:34 pm



إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ
يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:35 pm

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:35 pm

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:35 pm

7. Mungesa e frikërespektit

Njeriu nuk duhet të ketë qëllim të vetin vetëm grumbullimin e dijes dhe mburrjen me sasinë e ajeteve, haditheve dhe dispozitave fetare që i di, ose me aftësinë e tij për të debatuar me dikend për rregullat dhe dispozitat e ndryshme fetare, por qëllimi nga mësimi i dijes fetare duhet të jetë shtimi i frikrepsektit ndaj All-llahut, shtimi i adhurimeve dhe shtimi i nënshtrimit dhe përkuljes para All-llahut, azze ve xhel-le, gjithashtu edhe zbatimi i urdhërave e largimi nga ndalesat e Tija.

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:36 pm

All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ (28)

"…Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës". (Fatir: 28).

Nëse i referohemi tefsirit të këtij ajeti që ia kanë bërë dijetarët e njohur të tefsirit, sikurse është Imam Ibën Kethiri, do ti vërejmë këto kuptime dhe domethënie:

 All-llahut i frikohen me frikë të vërtetë vetëm ata që e njohin ashtu si duhet, sepse sa më e madhe është dija dhe njohja mbi All-llahun, aq më e madhe është edhe frika prej Tij.

 Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, ka thënë si koment për këtë ajet: Ia kanë frikën All-llahut, ata që dinë se All-llahu është i Gjithfuqishëm.

 Seid Ibën Xhubejri, rahimehull-llah, ka thënë: Frika është pengesa mes njeriut dhe mëkatit ndaj All-llahut, subhanehu ve teala.

 Hasan Basriu thotë: Dijetar është ai që i ka frikë All-llahut kur është i vetmuar, e lakmon atë që e stimulon për te All-llahu dhe largohet nga ajo nga e cila e largon All-llahu, pastaj lexoi ajetin e mësipërt.

 Abdullah Ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë: "Dija nuk është transmetimet e shumta, por dija është shtimi i frikës nga All-llahu".

 Imam Maliku, rahimehull-llah, ka thënë: "Dija nuk është transmetimet e shumta, por dija është dritë që All-llahu ia jep njeriut në zemrën e tij".

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:36 pm

 Dijetarët kanë thënë: dijetarët janë tre kategori:

- Dijetar që njeh All-llahun dhe urdhërat e Tij;

- Dijetar që njeh All-llahun;

- Dijetar që njeh urdhërat e All-llahut.

Dijetari që njeh All-llahun dhe urdhërat e Tij është njeriu që ka frikë All-llahun dhe i njeh kufinjtë dhe detyrat që ia ka caktuar All-llahu.

Dijetari që njeh All-llahun, mirëpo nuk i njeh urdhërat e Tij është njeriu që i frikohet All-llahut, mirëpo nuk i zbaton urdhërat dhe ndalesat e Tij.

Dijetari që i njeh urdhërat e All-llahu, mirëpo nuk e njeh All-llahun, është njeriu që i njeh kufinjtë dhe detyrat, mirëpo nuk ka frikë All-llahun, azze ve xhel-le". (Shiko: "Tefsiri i Ibën Kethirit, 3/ 531- 532).

All-llahu, tebareke ve teala, i është kërcënuar atyreve q ënuk u zbuten zemrat nga Kur'ani dhe nuk shkakton frikërespekt në zemrat e tyre, kurse i ka lavdëruar ata që dëgjimi i Kur'anit shkakton frikërespekt në zemrat e tyre.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

فَوَيْلٌ لِلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ فِي ضَلالٍ مُبِينٍ (22) اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَاباً مُتَشَابِهاً مَثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ ذَلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُضْلِلْ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ (23)

"…Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë. All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues". (Ez-Zumer: 22- 23).

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:36 pm

Imam Ibën Kethiri, rahimehull-llah, thotë:

"Vaj për ata zemra që nuk zbuten kur përmendet All-llahu, nuk kanë frikërespekt, nuk i kuptojnë Fjalët e All-llahut e as që i perceptojnë, " të tillët janë në humbje të qartë".

Njerëzit e devotshëm kur dëgjojnë Fjalën e All-llahut, i Cili është i Plotfuqishëm, Dominues, Krenar, Falës, u rrënqethet lëkura dhe zemra nga frika prej All-llahut për shkak të premtimeve dhe kërcënimeve, lehtësimeve dhe frikësimeve që vijnë në këtë libër nga All-llahu, azze ve xhel-le.

Pastaj u zbutet lëkura dhe zemra e tyre për shkak se shpresojnë mëshirën dhe butësinë e All-llahut dhe me këtë vepër dallohen nga kriminelët dhe keqbërësit në disa aspekte:

- Bëmirësit dhe të devotshmit dëgjojnë ajetet e Kur'anit, kurse keqbërësit dhe kriminelët tingujt e këngëve dhe këngetareve.

- Kur lexohen ajetet e Kur'anit i përcjellin me frikërespekt, përulje, qajtje, edukatë, shpresë, dashuri, kuptim dhe dije, sikurse ka thënë All-llahu, azze ve xhel-le:

وَالَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ لَمْ يَخِرُّوا عَلَيْهَا صُمّاً وَعُمْيَاناً (73)

"Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër". (El-Furkan: 73).

Sepse kjo sjellje nuk i përkon besimtarëve dhe njerëzve të devotshëm, por është sjellja e e kriminelëve dhe mëkatarëve.

- Besimtarët e devotshëm dhe bëmirës kur dëgjojnë ajetet e Kur'anit kanë edukatë të madhe, ashtu sikurse kanë vepruar shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilët kur kanë dëgjuar ajetet e Kur'anit u është rënqethur lëkura e pastaj u është zbutur nga përmendja e All-llahut, ata nuk kanë bërtitur dhe nuk kanë bërë gjeste të pamatura dhe të pakontrolluara sikurse bëjnë disa njerëz në ditët e sodit me preteks të ashkit ose ndikimit të madh që ka tek ata.

Në fund, All-llahu, subhanehu ve teala, përfundon këto ajete duke thënë:

" Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues".

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:37 pm

Që jep kuptimin se ai që ka këto cilësi udhëzohet nga All-llahu, kurse ai që nuk i posedon këto cilësi devijon, kurse atë që e devijon All-llahu nuk ka kush e udhëzon.

Ky është përshkrimi i miqve të All-llahut, ata që u rënqethet lëkura, u qajnë sytë dhe u qetësohet zemra nga përmendja e All-llahut, e nuk u ikë mendja e as që alivanosen gjatë dëgjimit të Kur'anit, sepse kjo është sjellje e bidatçive dhe vjen nga shejtani. (Shiko: "Tefsiri i Ibën Kethirit", 4/ 52).

Malik ibën Dinari ka thënë: "All-llahu nuk i ka dhënë dënim më të madh një njeriu se sa ngurtësimi i zemrës dhe çdo herë që All-llahu zemrohet në dikend largon nga zemra e tij mëshirën".

Rebi ibën Enesi, rahimehull-llah, ka thënë: "Ai që nuk ka frikë All-llahun nuk mund të jetë dijetar".

Muxhahidi ka thënë: "Dijetar, alim është ai që ka frikërespekt ndaj All-llahut". Gjithashtu ka thënë: "Fekih është ai që ka frikë All-llahun".

Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, ka thënë: "Mjafton frika nga All-llahu të jetë dije, kurse mburravecllëku me te injorancë".

Kur i kanë thënë Sad ibën Ibrahimit: kush është fekihu më i madh në Medinë? Tha: Ai që ka më shumë frikë All-llahun, azze ve xhel-le! (Shiko: "El-xhami liAhkamil-Kuran", të imam Kurtubiut, 14/ 331).

Frikërespekti dhe përulja janë pjesë e pandarë e dijes së vërtetë dhe në asnjë rast nuk ndahen prej sajë, sepse janë pjesë e pandarë e kuptimit të saktë, kurse kuptimi i saktë nuk është analizë e formës së shkronjave e as e pamjes së dijes.

Imam Ibën Xhevziu, rahimehull-llah, flet për ata që janë ndalë te forma e shkronjave dhe pamja e dijes duke mos shikuar brendësinë dhe thelbin e tyre:

"Kam parë shumë dijetar të angazhuar me pamjen e dijes duke mos kuptuar realitetin dhe qëllimin e saj, lexues të Kur'anit (kurâ) që preokupim të vetin kanë vetëm kiraetet dhe hulumtojnë leximet (kiraetet) e rralla, mendon se qëllim është vet leximi dhe nuk analizon madhështinë e Atij që ka folur me këto Fjalë e as qortimet dhe ndalesat e Kur'anit.

Ndoshta dikush prej tyre mendon se kujtesa e Kur'anit e mbron ate, andaj lirohen karshi gjynaheve, e po të kishte kuptuar do të dinte se argumennti kundër tij do të jetë më i madh se sa ndaj atij që ska lexuar aspak Kur'an.

Muhadithi i grumbullon rrugët dhe rivajetet e hadithit, i mëson përmendsh senedet, mirëpo nuk analizon qëllimin e transmetimeve dhe mendon se pse ua ka ruajtur njerëzve hadithet me këtë do të shpëton, andaj edhe lirohet karshi gjynaheve duke menduar se kjo që bën në shërbim të sherijatit do ta mbron.

Fekihu mendon se njohja e mënyrave të debatiti dhe polemikës me të cilën e forcon pozitën e tij dhe njohja e meseleve të medhhebit të vet e bën të aftë për të dhënë fetva dhe me këtë të ngritë pozitën e vet e ti shlyhen mëkatet, andaj edhe i vërsulet mëkateve, duke menduar se me ato gjëra mbrohet. Ky njeri nuk mëson Kur'anin e as hadithin, as që mëson se ato ndalojnë nga amoraliteti duke qortuar me butësi. Shtoja kësaj edhe dashurinë për prijatari dhe dëshirës për dominim gjat debatit, kjo ia shton edhe më tepër ngrutësinë e zemrës.

Kjo është gjendja e shumicës së njerëzve, pamja e dijes është te ata zanat, me të fitojnë mendjemadhësinë dhe marrëzinë.

Disa dijetarë kanë treguar tregimin e një plaku i cili tërë jetën kaloi në fitimin e shumë dijeve dhe se në fund të ymrit të tij ra në fitne të ndryshme dhe insistonte në to, me to dilte para All-llahut, kurse gjendja e tij në përgjithësi sikurse donte të thotë: dija ime më mbron nga e keqeja në të cilën jam dhe nuk mbeten gjurmët e këtyre mëkateve.

Ky njeri sikur ti kishte siguruar vetes shpëtimin, andaj nuk shihej tek ai shenja të frikës e as keqardhje për mëkatet e tija.

Në fund të ymrit të tij u ndryshua dhe u varfërua, ballafaqohej me vështirësi të njëpasnjëshme dhe nuk përfundonte gjendja e tij e keqe morale, gjersa një ditë i grumbulluan disa metalik sepse insistonte në lypje, e i erdhi turp nga kjo dhe tha: o Zot, a deri në këtë shkallë erdha?!

Dijetari që e tregon këtë tregim thotë: habitem me shkujdesin e këtij njeriu, si haroi All-llahun, kurse nga ana tjetër kërkonte kujdes të mirë ndaj Tij, mbrojtje dhe rizk të bollshëm. Ky njeri si duket nuk ka dëgjuar fjalën e All-llahut:

وَأَلَّوْ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لأَسْقَيْنَاهُمْ مَاءً غَدَقاً (16)

"Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk". (El-Xhin: 16).

Nuk ka mësuar se mëkatet e mbyllin derën e rizkut dhe se ai që humbë urdhërin e All-llahut, All-llahu e humbë ate… (Shiko: "Sejdul-Hatir", fq. 544).

Këta njerëz nuk kanë kuptuar domethënien e dijes dhe se dija nuk është vetëm pamja dhe fjalët, por kuptimi i asaj që thot dhe mëson, kurse kjo jep frikërespektin dhe përuljen, me këtë kupton begatitë e All-llahut dhe është argument i fortë i dijetarit para All-llahut.

Frikërespketi, apo hashje dhe përulja apo hushua, është një stacion në udhëtimin e adhuruesit drejt All-llahut, subhanehu ve teala,, ka shenja dhe dëshmi të këtij stacioni.

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, në librin e tij "Medarixhus-Salikin" shumë bukur i ka sqaruar këto gjëra dhe mes tjerash ka thënë:

"Hushu, përulja domethënë:

• Të përulet, nënshtrohet dhe koncentrohet zemra para All-llahut, subhanehu ve teala.

• Nënshtrimi të vërtetës, kurse kjo është rezultat i frikërespektit.

• Fikje e zjarit të epshit, qetësimi i tymit të gjoksit dhe shkëlqimi i një drite të madhe në zemër.

Xhunejdi ka thënë:

الخشوع : تذلل القلوب لعلام الغيوب

• Hushuja është përulje e zemrës ndaj Ati që Di të fshehtën.

Dijetarët me konsenzus thonë se hushuja ka vendin në zemër, kurse frytet e hushusë shihen në gjymtyrë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Devotshmëria qëndron këtu dhe tregoi me gisht drejt gjoksit të tij". Këtë e përsëriti tre herë. (Muslimi).

Disa dijetarë kanë thënë: "Sjellja e mirë e jashtme është argument i sjelljes së mirë të brendshme".

Hudhejfe, radijall-llahu anhu, ka thënë: kujdes nga hushuja dyftyrëse. I thanë çfarë është kjo? Tha: të shohish trupin me hushu, kurse zemrën pa hushu.

Omer ibën Hatabi, radijall-llahu anhu, pa një njeri duke ulur kokën në namaz e i tha: ti që ulë qafën, ngrite qafën, sepse përulja nuk është në qafë por është në zemër.

Aisheja, radijall-llahu anha, i pa disa djem që ecin sikur të vdekur e u tha atyreve që janë afër: kush janë këta? Tha: adhurues. Tha: Omer ibën Hatabi kur ecte shpejtonte, kur folte dëgjohej, kur godiste godiste me dhimbje, kur hante ngopej, kurse ai ishte adhuruesi i vërtet".

Tërë këtë imam Ibën ibën Kajimi, rahimehull-llah, e rumbullakson duke thënë:

"Hushu, ose përulje është përmbledhje e madhërimit, dashurisë, nënshtrimit dhe thyerjes para All-llahut". (Shiko: "Medarixhus-Salikin", 1/ 516- 526).

Nëse dija rezulton frikërespekt dhe përulje , kjo është dije e dobishme, të cilën e ka kërkuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nga All-llahu, azze ve xhel-le, e nëse nuk rezulton dija frikërespekt dhe përulje atëherë kjo është dije nga e cila Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka kërkuar mbrojtje te All-llahu prej saj dhe e ka urdhëruar umetin të kërkon mbrojtje te All-llahu nga kjo gjë.

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:37 pm

Ebu Derda, radijall-llahu anhu, tregon:

كنا مع رسول الله صلى الله عليه وسلم فشخص ببصره إلى السماء ثم قال هذا أوان يختلس العلم من الناس حتى لا يقدروا منه على شيء فقال زياد بن لبيد الأنصاري كيف يختلس منا وقد قرأنا القرآن فوالله لنقرأنه ولنقرئنه نساءنا وأبناءنا فقال ثكلتك أمك يا زياد إن كنت لأعدك من فقهاء أهل المدينة هذه التوراة والإنجيل عند اليهود والنصارى فماذا تغني عنهم قال جبير فلقيت عبادة بن الصامت قلت ألا تسمع إلى ما يقول أخوك أبو الدرداء فأخبرته بالذي قال أبو الدرداء قال صدق أبو الدرداء إن شئت لأحدثنك بأول علم يرفع من الناس الخشوع يوشك أن تدخل مسجد جماعة فلا ترى فيه رجلا خاشعا

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:38 pm

"Ishim me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe drejtoi sytë drejt qiellit e pastaj tha: ka ardhur koha të vjedhet dija prej njerëzve e mos t'ju mbetet asgjë. Zijad ibën Lebidi tha: si ka mundësi të vjedhet prej nesh, kurse ne lexojmë Kur'anin, pasha All-llahun do ta lexojmë ne dhe do tua mësojmë grave dhe fëmijëve tanë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Të humbtë nana o Zijad, të llogaritsha fekih i Medinës. Ja Tevrati dhe Inxhili, ato gjinden tëk çifutët dhe kristianët, mirëpo aspak nuk ju ban dobi. Xhubejri thotë: takova Ubade ibën Samitin e thashë: a nuk dëgjon se çka thotë vëllau yt Ebu Derda dhe i tregova se çka thotë Ebu Derda. Tha: ashtu është, nëse do edhe unë të tregoj se cila dije do të ngritet e para prej njerëzve: ajo është hushuja. Do të ndodh që të hysh në xhami ku falet namazi me xhemat e nuk do të shohish asnjë njeri që falet me frikërespekt". (sahih, Tirmidhiu).

Pra, dija e dobishme është ajo dije që depërton në zemër dhe i shkakton qetësi, frikërespekt, përulje, nënshtrim dhe thyerje para All-llahut, azze ve xhel-le,, e nëse kjo dije nuk depërton në zemër, por mbetet vetëm në gjuhë, atëherë do të jetë argument i All-llahut, kundër njeriut.

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:39 pm

Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë:

"Do të vijnë disa njerëz që do të lexojnë Kur'anin, mirëpo nuk do të kalon fytin e tyre, mirëpo nëse arrin (leximi) në zemër dhe lëshon rrënjë, atëherë i ban dobi njeriut".

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në këtë hadith tregon se dija ka qenë e pranishme të ehli kitabi, mirëpo nuk kanë patur aspak dobi prej saj, pasiqë kanë humbur qëllimin e saj, e ajo është arritja në zemër për të shijuar ëmbëlsinë e besimit dhe dobinë e tij, duke arritur frikërespektin dhe pendimin, kurse tek ata ka mebtur vetëm në gjuhë andaj është bërë argument kundër tyre.

Për këtë shkak All-llahu, subhanehu ve teala, i ka përshkruar dijetarët se kanë frikë All-llahun duke thënë:

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ (28)

"…Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës". (Fatir: 28).

أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِداً وَقَائِماً يَحْذَرُ الآخِرَةَ وَيَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لا يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُوا الأَلْبَابِ (9)

"(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim". (Ez-Zumer: 9).

All-llahu, xhel-le shanuhu, edhe dijetarët e ehli kitabit që kanë qenë para nesh i ka cilësuar me përulje dhe frikërespekt, duke thënë:

إِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَى عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلأَذْقَانِ سُجَّداً (107) وَيَقُولُونَ سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنْ كَانَ وَعْدُ رَبِّنَا لَمَفْعُولاً (108) وَيَخِرُّونَ لِلأَذْقَانِ يَبْكُونَ وَيَزِيدُهُمْ خُشُوعاً (109)

"Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde". Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar". Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)". (El-Isra: 107- 109).

فَوَيْلٌ لِلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ فِي ضَلالٍ مُبِينٍ (22) اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَاباً مُتَشَابِهاً مَثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ ذَلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُضْلِلْ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ (23)

"…Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë. All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues". (Ez-Zumer: 22- 23).

All-llahu, azze ve xhel-le, i ka qortuar ata që nuk u përulet dhe rënqethet trupi kur dëgjojnë Fjalët e All-llahut, duke thënë:

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنْ الْحَقِّ

"A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës". ((El-Hadid: 16).

Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë: "Mes hyrjes tonë në islam dhe qortimit me këtë ajet kishte vetëm katër vjet". (Muslimi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kërkonte strehim te All-llahu nga zemra që nuk ka frikërespekt, sikurse tregon imam Muslimi në Sahihun e tij, nga Zejd ibën Erkami:

اللهم إني أعوذ بك من علم لا ينفع ومن قلب لا يخشع ومن نفس لا تشبع ومن دعوة لا يستجاب لها . رواه مسلم

"All-llahu im kërkoj strehim te Ti nga dija që ska dobi, zemra që nuk ka frikërespekt, shpirti që nuk ngopet dhe lutja që nuk ka përgjigje". (Muslimi). (Shiko: "El-Hushu' fis-Salati" të Ibën Rexhebit, fq. 14).

Ebu Kulabe ka thënë: "Nëse All-llahu të jep dije shtoje adhurimin dhe mos të jetë preokupimi yt të flasish me këtë që ke mësuar".

Sufjan Theuriu, rahimehull-llah, ka thënë: "Njeriu mëson dijen që ti ketë frikë All-llahut, këtu edhe qëndron vlera e dijes ndaj gjërave tjera, sepse me te njeriu i frikohet All-llahut".

Ebul- Esved Duliu, rahimehull-llah, ka thënë:

يا أيها الرجل المعلم غيره هلا لنفسك كان ذا التعليم

تصف الدواء لذي السقام وذي الضنا كيما يصح به وأنت سقيم

ونراك تصلح بالرشاد عقولنا قولاً وأنت من الرشاد عديم

أبدًا بنفسك فانهها عن غيها فإذا انتهت عنه فأنت حكيم

فهناك يسمع ما تقول ويشتفي بالقول منك وينفع التعليم

لا تنه عن خلقٍ وتأتي مثله عار عليك إذا فعلت عظيم

O njeri që tjerët i mëson

Pse me veten nuk fillon

I përshkruan ilaçin atij që lëndon

Kurse veten nuk mund të shëron

Vazhdimisht mundohesh të na udhëzosh

Kurse veten e haron

Fillo vetveten nga gjunahi largo

Nëse këtë bën ti je i urtë

Atëherë dëgjohet fjala yte dhe të pasojnë

Arsimi yt njerëzve dobi u bën

Mos ndalo nga një sjellje të keqe që vet e bën

Turp është për ty nëse këtë e vepron.

All-llahu na dhashtë frikërespekt dhe përulje, adhurim dhe zbatim të asaj që dimë. Amin.

Bekir Halimi

Bekir Halimi,
1.9.2006

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Allahu është më i madhi

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:30 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi