Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Zajmina Vasjari: Ju rrëfej problemin tim…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zajmina Vasjari: Ju rrëfej problemin tim…

Mesazh nga lenti prej Tue Aug 17, 2010 5:42 pm



Nëse ju kanë thënë se bukuria dhe zgjuarsia nuk qëndrojnë dot të shkrira tek një person i vetëm, ju kanë gënjyer. Ajo ka përfunduar me mesatare 9.9 gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ka ndjekur një shkollë për dizajn dhe tani i është përkushtuar tërësisht pasionit të saj të hershëm, arkitekturës. Aktualisht është në një periudhë sezoni, por rezultatet paraardhëse kanë qenë shokuese, të paimagjinueshme. Asnjëri nuk e mendon dot vajzën e bukur, seksi dhe të suksesshme në muzikë, si një nxënëse të 10-ës…E tillë është këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila ka befasuar sërish gjithë publikun shqiptar me klipin e ri, këngën dhe look-un tashmë të ndryshuar. Nën tingujt e Elgit Dodës dhe vargjet e Big Bastës, Zaji solli këtë herë këngën që do të përbëjë pa diskutim një nga hitet e kësaj vere, “Problemin”… Pas një mungese të gjatë në mediat rozë, Zajmina rrëfen sot përmes kësaj interviste problemin e saj të vërtetë…Ndonëse për disa mund të tingëllojë çuditshëm, problemin Zaji e ka pikërisht me gazetarët, me ata që shpifin pa kriter historira dhe ngjarje në lidhje me të. Ndonëse jo në dijeninë e saj, shumë gazetarë kanë përfituar nga sinqeriteti dhe çiltërsia e këngëtares. “Nuk dua të shpifin më për mua, jam lodhur tani”, – tregon bukuroshja Vasjari. Por çfarë na rrëfen tjetër ajo….zbulojeni në vijim të intervistës…
Së pari komplimente për klipin, si lindi ideja për të?
Është një ndërthurje e ideve të mia dhe të stafit të ‘Max Production’. U deshën 2 muaj për t’u përgatitur për këtë klip dhe sinqerisht që nuk më besohet ende që çdo gjë ka mbaruar tani.
Me kë bashkëpunove për realizimin e këtij klipi?
Sigurisht që me ‘Max Production’, që është edhe producenti im që nga dhjetori. I falenderoj nga zemra sepse kanë qenë një mbështetje maksimale për mua.
Po autori i këngës?
Kënga është një krijim i Elgit Dodës, i cili po merret me të gjitha materialet e albumit tim të ri, me të cilat jam dashuruar krejtësisht dhe besoj që edhe publiku do t’i presë njësoj si unë.
Cila është fabula e këngës?
Kënga flet për një dashuri që ka përfunduar tashmë për mua, ndërkohë djali vazhdon të më vijë nga pas, prandaj dhe kjo ndjekje e tij trajtohet si problem në këngë. Ai e ka problem që unë nuk e dua më…
Pse ky titull?
Mendoj që është një titull që të ngacmon, megjithëse nuk jam unë autorja e tekstit, por Big Basta.
A ka realisht Zajmina ndonjë problem?
Jo, nuk kam asnjë problem serioz, mërzitem ndonjëherë nga gazetarët që shpifin pa kriter histori për mua.
Na trego ndonjë prapaskenë interesante të klipit?
Skena e krevatit ka qenë më e lodhshmja dhe komikja njëkohësisht për mua. Ka zgjatur shumë më shumë se të tjerat, pasi unë isha me taka sipër krevatit dhe për pjesët kur më duhej të ecja, janë bërë pafundësisht dubla ngaqë më ngatërroheshin këmbët dhe rrëzohesha.
Vjen në këtë klip me look-un e ndryshuar, pse ky ndryshim? Mos është një përpjekje për t’iu rikthyer platinit?
Jo kurrë, e kam stërthënë që unë nuk do të jem më kurrë bionde platin. Thjesht ndryshova për klipin dhe ndoshta do t’i rikthehem sërish flokëve brun, ende nuk e kam vendosur.
Kush u kujdes për look-un tënd në këtë klip?
Për ndryshimin e look-ut tim është kujdesur Olti Shulla dhe Elona Balaj, të cilët përfitoj nga rasti t’i falenderoj.
Zajmina, duam apo s’duam ta pranojmë, sot je një ndër këngëtaret më të paguara në Shqipëri, cili është çelësi i këtij suksesi? Pse mendon se të duan njerëzit ty?
Mendoj që fillimisht kam qenë e përkëdhelur nga fati, më pas kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam sot. Megjithatë, unë kam akoma shumë për t’i dhënë publikut shqiptar.
Sa të shërben seksualiteti për të qenë e suksesshme?
Luan një rol të rëndësishëm në karrierën time, por kuptohet që ka edhe shumë komponentë të tjerë që duhen për të qenë e suksesshme. Vetëm seksualiteti nuk mjafton.
Cila është gjëja që ti e ke plus në krahasim me këngëtaret e tjera të gjeneratës tënde?
Nuk e krahasoj veten me asnjërën, secila ka të veçantën e saj.
Mendon se po të mos ishe një femër “sexy”, njerëzit do të kishin po të njëjtin pëlqim për ty?
Nuk e di, ndoshta nuk do të isha marrë fare me këtë profesion.
Përveçse këngëtare, edhe një biznesmene e zonja, si po të shkon biznesi?
Shumë mirë, është një periudhë shumë e frytshme në jetën time.
Ndihesh më mirë tani që i stilon vetë veshjet e tua?
Po, ndihem shumë rehat, sepse e di me imtësi se çfarë më përshtatet dhe çfarë jo.
Studimet për arkitekturë si po shkojnë?
Sapo kam marrë sezonin e provimeve dhe këto javë në vazhdim jam totalisht e angazhuar me studimet.
Mendon që në një të ardhme ta lësh muzikën për t’iu përkushtuar plotësisht pasionit tënd të hershëm, arkitekturës?
Nuk mendoj, kjo është e ardhmja ime.
A është e dashuruar aktualisht Zajmina?
No comment.
Plane të reja në fushën e muzikës?
Në 9 qershor do të jem e pranishme në Festivalin “Çelësi Muzikor” në Kosovë për finalen e këtij festivali. Sapo kam përfunduar një tjetër material, të cilit do t’i xhirohet videoklipi sapo unë të mbaroj provimet në jug të Shqipërisë.
Ke planifikuar pushime këtë verë?
Deri tani jo.

lenti
Master
Master

Numri i postimeve : 527
PIKE : 582
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 18/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zajmina Vasjari: Ju rrëfej problemin tim…

Mesazh nga arbiosi prej Tue Aug 17, 2010 9:37 pm

kengetare e mir Razz:P:P

arbiosi
Antar
Antar

Numri i postimeve : 23
PIKE : 27
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 17/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zajmina Vasjari: Ju rrëfej problemin tim…

Mesazh nga Linddt prej Tue Aug 17, 2010 9:59 pm

flm lenti per ket info...

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zajmina Vasjari: Ju rrëfej problemin tim…

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:19 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi