Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:49 pm

Padyshim se shembujt e jetës sonë duhet të jenë njerëzit të cilët kanë lidhje direkte me Krijuesin e botëve dhe jo njerëzit tjerë. Në kohët moderne duke mos pasur shembuj jete ne jemi zhdukur në kthetrat e djallit të mallkuar. Kemi filluar që ta tejhuazojmë veten dhe të mos njohim asnjë vlerë në shoqërinë njerëzore. Në këtë mënyrë ne vetëmse jemi bërë pjesë e propagandës së djallit të mallkuar i cili qysh prej njeriut të parë mundohet ta mbjellë në mendjet dhe zemrat e të gjithë njerëzimit. Ai u patë betuar se njerëzit do të mundohet ti largojë nga rruga e drejtë, por Allahu asnjëherë nuk e largon nga rruga e drejtë dhe nuk i jep mundësi askujt që ta largojë nga rruga e drejtë një besimtar të devotshëm ose besimtare. Nëse flasim mbi konceptin e problemeve bashkëkohore, ato mund ti vështrojmë në shumë segmente dhe elemente të cilat janë shtysa ose shkaku i lindjes dhe rikthimit të njerëzimit prap në fillim. Zoti asnjëherë nuk e ka dashur të papastrën, gjithmonë prej nesh ka kërkuar që të jemi të pastërt në shpirt dhe të posedojmë të gjitha cilësitë e një njeriu të sinqert në veprat tona. Por njeriu gjithmonë i sinqert nuk është me veprat e tij. Për këtë gjë kontribon shumë edhe djalli i mallkuar i cili përmes rrugëve të ndryshme mundohet që njeriun ta largojë prej rrugës së pastërt dhe ta ndote me papastërtitë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:50 pm

Të gjithë e dimë rëndësinë e familjes, e veçanërisht të krijimit të familjes. Edhe pse e dimë rëndësinë nuk veprojmë mbi baza të arsyes, por gjithmonë arsyen e mbulojmë nën lëvozhgat e epshit tonë. Ne nuk veprojmë me urtësi dhe hutohemi karshi stuhive të jetës sonë në këtë botë. Merjemja ishte prej një familjeje të ndershme, e cila kishte lindur e pastërt prej të gjitha ndikimeve fatkeqe të asaj kohe. Familja e saj fisnike gjithmonë kishte nxjerrur Pejgamber, njerëz të cilët e duan Allahun e thërrasin në rrugën e Tij, por kishte edhe një pjesë prej familjes së saj të cilët e mohuan Allahun dhe u shkatërruan përgjithmonë. Nëse ndalemi dhe studiojmë personalitetin e Merjemës njërës prej katër grave të zgjedhura në të gjitha kohët në rruzullin tokësor do të mësojmë shumë elemente të cilat janë të domosdoshme për vazhdimësinë e jetës sonë. Ajo përballojë të gjitha sprovat dhe ishte e bindur në urdhërat e Zotit. Ajo jetojë në varfëri dhe deri në përfundim të jetës së saj u kujdes për të varfurit në atë masë saqë edhe shëndetin e saj rrezikonte për t`i ndihmuar të varfurit. Ajo ishte falëminderuese ndaj mirësive të Allahut dhe nuk ankohej asnjëherë për këtë botë. Edhe pse nga populli i asaj kohe u maltretua në forma të ndryshme dhe u akuzua me akuza të rënda, ajo ishte e durueshme dhe e vendosur në rrugën e Allahut xh.sh. Skajshmërisht ishte e ndershme dhe nuk kishte mundësi asnjë veprim i të tjerëve të ç`nderojë atë. Për nder të personalitetit të saj në Kur`an është emërtuar një sure me emrin e saj. O ju besimtar musliman, a harruat se Zoti në Kur`an nderoi një grua kaq shumë, ndërsa ju maltretoni, ndaloni, shtypni gratë tuaja për shkak të inateve dhe xhelozisë së pakuptimtë tuajën?

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:50 pm

Motrat tona duhet ta marrin si shembull jete Merjemen nëse duam që të hapërojmë drejtë arritjes së kënaqësisë së Krijuesit të botëve.

Në Kur`an Merjemeja përmendet në shumë ajete kur`anore. Me qëllim që prej saj besimtarët deri në pafundësi të mësojnë dhe të nxjerrin urtësi prej kësaj zonje të botëve.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:50 pm

Në surën Merjem thotë Allahu xh.sh.:” E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje. Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”. Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme”.Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer! ”Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!”E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!”Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep?” Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!” Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.”( Kur`an:19/16-34)

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:50 pm

Me të vërtet Merjemeja ishte e zgjedhur prej Zotit për një mision botëror e fisnik i cili do të vazhdojë deri në pafundësi. Motrat, vajzat, gratë, nënat tona duhet të mësojnë prej Merjemes butësinë, modestinë, durimin, sakrificën, thjeshtësinë, falëminderimin ndaj mirësive. Sot gjenë shumë femra të cilat janë të dhëna pakufishëm pas pasurisë, nëse duhet që të kthehen në të vërtetën, le të mësojnë prej Merjemes së shenjtë. Mund të gjesh shumë gra të cilat i japin përparësi kësaj bote para ahiretit, le të bëhen si Merjemja e Shenjtë e cila jetoj për Allahun. Nëse do të jetosh dhe të vdesësh në Islam, bëhu si MERJEMJA E SHENJTË.
Ashtu u bëfshi.
Amin

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:50 pm

Fragmente nga Jeta e Merjemes (a.s)






Historia e Merjemes, alejha selam, njihet në të gjithë botën, jo vetëm nga muslimanët. Shumica e ngjarjeve Merjemes (a.s) i ndodhën kur ajo ishte vajzë. Merjemja (a.s) kryente namaz nate, meditonte, shërbente në xhaminë Aksa. Merjemja (a.s) është një nga personalitetet botërore që i lidh të gjithë njerëzit pavarësisht nga kombësia dhe ngjyra. Çdo njeri e do atë dhe sureja Merjem në Kuran e përshkruan atë shumë bukur.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:51 pm

Pozita e Merjemes (a.s) tek Allahu


Ajo është gruaja më e mirë e grave të botës dhe këto janë fjalët e Allahut për të:

"Përkujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty, të pastroi dhe të lartesoi mbi gratë e botës." (Ali Imran: 42)

Merjemja, alejha selam, është e vetmja grua që është përmendur me emër në Kur'an, rreth 33 herë, më shumë se disa profetë, dhe një sure e plotë ka emrin e saj.

Profeti Muhamed, alejhi selam, ka thënë se nga gratë, nuk janë përsosur veçse katër: e nderuara Merjeme vajza e Imranit, Asija gruaja e Faraonit, Hadixhe bintu Huejlid dhe Fatime e bija e Muhamedit (a.s). Pra, janë përsosur në botë 2 gra dhe 2 vajza.

Merjemja (a.s) ishte e plotësuar si grua në intelekt, durim, brishtësi e në të gjitha. Po ashtu Allahu e zgjodhi atë të jetë shkak i një mrekullie. Përse ishte Merjemja (a.s) më e preferuara nga të gjitha?

Së pari duhet qartësuar se çdo grupmoshe ka karakteristika të veçanta. Tek një burrë 40 vjeç, cilësia e tij dominuese është mençuria. Tek një fëmijë 7 vjeç, cilësitë dominuese janë argëtimi, loja, humori. Një vajzë 15-22 vjeç ka brishtësi dhe emocione të shumta, ndjenja të pakufishme. Nëse ne themi që secili prej nesh ka 100 njësi emocione, ndjenja, një vajzë gjatë kësaj moshe ka 1000 njësi ndjenja. Këto ndjenja dhe emocione kanë nevojë të konsumohen dhe ku do të përfundojnë ato?

Disa nëna i përshkruajnë vajzat e tyre si të qeta dhe jo aktive, sikur te tjerët të thonë se një fëmijë 7 vjeç nuk luan. Ajo nuk është e mundur. Si do t'i përdorë ndjenjat dhe emocionet e saj?

Këtu shfaqet Merjemja, një vajzë me emocione, e pamartuar, nuk ka fëmijë ku t'i drejtojë emocionet e saj. Kështu ajo bëri dy gjera:

1- Ajo do t'i zbrazë emocionet e saj në adhurim, duke u falur, duke menduar për Allahun. Dashuria për Allahun është mënyra më e mirë për të konsumuar emocionet. Provoje atë në Ramazan. Eshtë një rast i volitshëm për tu falur, për të qarë, për të bërë dua, për të kërkuar atë që dëshiron çdo vajzë: për tu martuar me një burrë që do ta dojë dhe do ta bëjë të lumtur. Fol me Allahun, afrohu me Të.

2- Puna bamirëse dhe vullnetare që përfshin jetimët, të sëmurët, gratë e veja. Puna bamirëse për Merjemen (a.s) u përqendrua rreth Jeruzalemit, duke i shërbyer xhamisë së shenjtë, duke ndihmuar njerëzit dhe duke u shërbyer besimtarëve. Çfarë kërkohet prej vajzave? Të jenë si Merjemja (a.s). Ti vajzë ke një det me emocione, ndjenja, dashuri. Kam frikë se këto mund t'i zbrazësh mbi një djalë që mund t'i shpërdorojë ato dhe të të çojë drejt një fundi të hidhur. Ki kujdes, nëse plagosesh njëherë, do të vuash shumë, nëse lëndohesh për së dyti, do të vuash edhe më shumë, dhe nëse një djalë të lëndon për së treti, do t'i humbasësh të gjitha. Pas martese mund t'i kesh humbur të gjitha emocionet.

Prandaj ndiq rrugen e Merjemes (a.s), zbrazi ndjenjat e tua tek Ai që nuk t'i plagos. Duaje Allahun, adhuroje Atë shumë, bëhu si Merjemja (a.s), kërko një jetimore ku mund t'i zbrazësh emocionet e tua sepse ti duhet t'i përdorësh ato në një mënyrë a në një tjetër. Ki kujdes nga lidhjet e gabuara, se mos një djalë tallet me ty. Nëse martesa vonohet, shkarkoi këto emocione mbi të varfërit, në adhurim për Zotin.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:51 pm

Një fjalë për prindërit


Orientojini vajzat drejt punës bamirëse. Do të të vijë keq nëse vajza jote nuk bën asgjë në shtëpi gjithë kohës. Ku do t'i shkarkojë ajo emocionet e saj? Mos pretendo se ajo është më e sigurtë kështu. Shejtani harliset më mirë në një ambjent ku ka kohë të lirë. Le të mësojnë një zanat ose një gjuhë të huaj, të lexojnë ose punojnë, por mos ju dorëzoni kohës së lirë.

Le të shohim karakteristikën e parë të Merjemes (a.s) si adhuruese. Zoti thotë në Kur'an:

"E, përmendju në këtë libër Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje." (Merjem: 16)

Përse drejt lindjes? Me qëllim që të vështrojë gjithmonë lindjen e diellit. Kështu adhurimi i Merjemes (a.s) filloi duke medituar mbi krijesat e Zotit. A njeh ndonjë vajzë romantike që pëlqen të ulet përballë detit dhe ta vështrojë atë? Përse e bën ajo atë? Me qëllim që të përjetojë një romancë. Merjemja (a.s) është e tillë, përveç se ajo e përjeton romancën duke dashur Zotin dhe duke medituar. Merjemja (a.s) kishte të njëjtat emocione si çdo vajzë tjetër, po ajo zgjodhi t'i kanalizojë ato në këtë mënyrë. Merjemja (a.s) shpesh veçohej nga familja e saj për të qëndruar në vetmi me Zotin e saj.

Meditimi është një nga llojet e bukura të adhurimit, por që ka humbur kohët e fundit edhe pse dikush u bë profet kur ishte duke medituar në shpellën Hira. Ibrahimi (a.s) shikon madhështinë e qiejve dhe të tokës. Një orë meditim është më i mirë se një vit namaz nate. Shokët e profetit (a.s) thonin: Meditimi është drita e besimit.

"Oj Merjeme vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen." (Ali Imran: 43) Kur ajo filloi ta adhurojë Allahun në këtë mënyrë, asaj i ndodhën një varg bekimesh, keramete prej Zotit.

"Saherë që Zekerija hynte në mihrabin (dhomën) e saj gjente tek ajo furnizim" (Ali Imran: 37), ushqim të bollshëm, pa dalë Merjemja (a.s) nga dhoma, pasi ajo u bë shumë e afërt me Allahun. Ajo falej natën kur njerëzit flinin, dhe Allahu i dhuroi bekime si shenjë kënaqësie prej Tij.

Tani, përse furnizimi nënkupton vetëm ushqimin? Furnizimi mund të jetë shpirtëror, gjendje e lartë shpirtërore, nivel i lartë besimi, lotë që rrjedhin duke iu përgjëruar Zotit. Kështu, përse përmendet këtu furnizimi material? Sepse kur Zekerija (a.s) pa me sytë e tij se mirësia e Zotit vjen andej nga nuk e pret, aty ai e luti Zotin e tij qe ti dhurojë një fëmijë.

"Saherë që Zekerija hynte në mihrabin (dhomën) e saj gjente ushqim e thonte: 'Oj Merjeme, prej nga ky ushqim?' Ajo i thonte: 'Ai është nga Allahu, se Allahu atë që do, pa masë e furnizon.' Aty në atë moment Zekerija e lut Zotin e tij e thotë: 'Zoti im, më fal dhe mua nga ana Juaj një pasardhës të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes!" (Ali Imran: 37-38)

Thekso "në atë moment". Si rezultat i lutjes "në atë moment", Allahu i dhuroi atij Jahjanë (a.s). Kur ai pa një shenjë apo argument prej Allahut dhe besnikërinë e Merjemes(a.s) ndaj Allahut, ai ndjeu që Allahu do ta pranonte lutjen e tij. Kështu sa herë që të shikoni ndonjë prej shenjave të Allahut, atëherë luteni Allahun në atë moment, shfrytëzojeni atë moment. Për shembull, kur dëgjoni që dikush është bërë me fëmijë pas 10 vjetësh, kur po përjetoni dashuri të madhe për madhështinë e Allahut, gjatë muajit të Ramazanit.


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:51 pm

Si u bë Merjemja (a.s) kjo që ishte?




U bë si rezultat i lutjes së nënës së saj. Kur nëna e Merjemes (a.s) ishte shtatzënë me Merjemen tha:

"Zoti im, unë këtë që është në barkun tim vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd." (Ali Imran: 35)

Po ashtu babai i Merjemes, Imrani, ishte nga dijetarët e mëdhenj të Jeruzalemit. Nëse një baba dëshiron të ketë një vajzë si Merjemja (a.s), ai duhet të bëhet si Imrani. Dhe gratë që duan të kenë vajza si Merjemja (a.s) le të bëhen si nëna e Merjemes, modele të mira.

Mos mendoni se Merjemja (a.s) çoi një jetë të lehtë. Ajo u rrit jetime, pasi prindërit e saj ishin të vjetër kur e lindën atë. Për të u kujdes burri i tezes së saj, një burrë i vjetër që nuk kishte fëmijë, Zekerija. Atij iu dhurua Jahja, kur pa adhurimin e Merjemes. Dhe mos mendoni se ai e kishte të lehtë të merrte kujdestarinë ndaj Merjemes (a.s). Të gjithë dijetarët e Jeruzalemit hodhën short për të fituar kujdestarinë e Merjemes, sepse të gjithë dëshironin të kujdeseshin për vajzën e Imranit. Kush grindet sot për të rritur jetimët? Zekerija tregoi shumë mëshirë dhe dashuri ndaj Merjemes (a.s). Edhe ju, tregojini
dashuri dhe dhurojini përqafime fëmijëve tuaj, që të mos shkojnë ta kërkojnë tjetërku.

Statusi i Merjemes (a.s) vazhdoi të ngrihej, derisa u bë simbol i pastërtisë. Një adhuruese që mediton dhe fal namaz dhe është më e pastra e njerëzve mbi tokë. Edhe pse ajo bashkëvepronte me burrat gjatë shërbimit të besimtarëve në Jeruzalem, ajo fliste, buzëqeshte dhe vishej thjeshtë, ajo e ruante pastërtinë e figurës së saj.

A është e mundur që Allahu të të zgjedhë ty sot? Allahu e zgjedh dikë për një tipar të mirë. Çfarë veçorie ke ti që Allahu të të zgjedhë mbi të tjerët? Çfarë ke bërë që të dallohesh mbi të tjerët?

Mos mendo se të qenit i zgjedhur të çliron ty nga vështirësitë e jetës. Merjemja (a.s) u pikëllua shumë herë dhe jeta e saj ishte plot dhimbje. Babai i saj vdiq, pastaj nëna, më vonë Zekerija u vra, dhe kushëriri i saj Jahja, nderi i saj u përfol kur ajo lindi Isain (a.s) dhe ajo nuk u vendos të jetojë në një vend por ishte në lëvizje gjithmonë. Edhe Isai (a.s) u etiketua Mesiha sepse ai lëvizte shumë nëpër tokë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:52 pm

Të lartësohesh nuk do të thotë se nuk do të sprovohesh


Zoti do ta përgatisë Merjemen (a.s) për mrekullinë. Ajo është e vetmja grua që do të lindë fëmijë pa baba. Ajo është protagonistja kryesore në një mrekulli që manifeston emrin më të bukur të Zotit, El-Haliku (Krijuesi) siç shihet në ajetin: "Ai eshte Allahu, Krijuesi, Filluesi, Formësuesi."

Kjo është një mrekulli e rrallë. Nëse do të kishte ndodhur papritur, do të kishte qenë shumë e rëndë për Merjemen (a.s). Prandaj, disa parapërgatitje ishin të nevojshme. Engjëjt filluan të bisedojnë me Merjmen (a.s). Dhe kur engjëjt i thanë Merjemes (a.s): "Oj Merjeme, vërtetë Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar..." "Oj Merjeme, bëj sexhde.." A e ndieni ju prezencën e engjëjve? Besimi në engjëjt është kusht i dytë i besimit.

"E, përmendju në këtë libër Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje. Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi. Ajo tha: 'Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nese je që i frikësohesh Atij!' Ai (Xhibrili) tha: 'Unë jam vetëm i dërguar i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër.' Ajo tha: 'Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri, e as
nuk kam qenë e pamoralshme.' Ai (Xhibrili) tha: 'Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për mua është lehtë, e për ta bërë atë argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!'" (Merjem: 16-21)

Sigurisht, kur Ai dëshiron diçka, vetëm i thotë bëhu, dhe ajo bëhet. Mos pyet se si mundet. Lërja këtë punë Allahut. Engjëlli i fryu dhe fetusi filloi të lëvizë brenda Merjemes. SubhanAllah, një të fryrë i dha Zoti Ademit (a.s) dhe filloi universi, një të fryrë Merjemes
(a.s) dhe Isai (a.s) u krijua në mënyrë të mrekullueshme dhe me një të fryrë Ditën e Gjykimit, do të shkatërrohet i gjithë universi. La ilahe il Allah. I lartësuar është Krijuesi.

Kur ajo u mbars, ishte krejt e vetme. Të gjithë të afërmit i kishin vdekur. Ajo nuk mund të përballej me njerëzit dhe nuk dinte çtë bënte. Imagjinoni ndjenjat e saj të frikës dhe shqetësimit. Ajo ishte e dobët, e vetme. Kështu ajo u largua në një vend të largët. Ajo e la Jeruzalemin. Për ku? Kur ajo s'kishte asnjeri. Por ajo kishte Allahun. Nëse njerëzit të braktisin, mos u frikëso! Dije se nuk ke askënd perveç Allahut. Afrohu me Të, madhëroje Atë.

"Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: 'Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar që moti!'" (Merjem: 22-23) Ajo ndiente turp. Ajo do të lindë e vetme, në një tokë të shkretë, pranë një palme të thatë, pa fruta.

Por shikoni butësinë e Zotit. "E prej së poshtmi atë e thirri: 'Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji).'" (Merjem:24) Sapo lindi Isai, i tha: "Mos u brengos." "E ti shkunde trupin a hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta." (Merjem: 25) Në tokën e thatë doli një burim uji, palma e thatë nxorri humra të freskëta. I erdhën të mira nga lart dhe nga poshtë.

"Ti pra, ha dhe pi e qetësohu" Unë jam me ty. "E nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: 'Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!'" ( Merjem: 26)

Tani Merjemja (a.s) e kuptoi se ajo mbart një mesazh. Ajo duhet tu tregojë njerëzve se Allahu ka fuqi të krijojë çfarë të dojë, qoftë dhe një fëmijë pa baba. Ajo tregon për emrat e Zotit, El Haliku (Krijuesi), El Bariu (Filluesi), El Musauiru (Formësuesi).

Kur ajo pa burimin, frutat, foshnjën e saj që foli, ajo tha: "Unë jam mbartëse e një mesazhi prej Allahut."

Lind pyetja, përse Zoti e bëri gjithë këtë? Cila është urtësia e lindjes së Isait (a.s) pa baba? Njerëzit nuk e kishin parë se si u krijua Ademi (a.s). Nga ligjet që Zoti ka caktuar në gjithësi është që kur një burrë ka kontakt me një grua lind një fëmijë. Njerëzit kujtuan se mund të krijojnë vetë fëmijë sa herë të duan. Zoti donte tu tregonte se kush është krijuesi i vërtetë dhe që fëmijët që lindin, vijnë në jetë me dëshirën e Zotit.

Ejani të njihemi me emrin e Zotit, El-Haliku (Krijuesi). Shembulli i Isait (a.s) tek Allahu është si shembulli i Ademit (a.s). Zoti krijoi Ademin (a.s) nga balta, krijoi Havanë (a.s) nga brinja e Ademit (a.s), Isain (a.s) vetëm nga nëna, dhe njerëzit e tjerë me nënë dhe baba.

"Dhe duke e bartur ngrykë shkoi me të te të afërmit e vet..." (Merjem: 27) Ajo që më parë thoshte: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar që moti!" (Merjem: 23) Tani, gjen kurajon dhe vjen tek populli i vet me fëmijë në krahë. Merjemja tani e kuptoi se ajo mbart një mesazh që duhet t'ua përcjellë njerëzve.

Tani fillon biseda e vështirë.
"Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme! Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai)." (Merjem: 27-29) Ndonjëherë përgjigjja ndaj akuzave nuk duhet të jepet nga ty, por nga një tjetër. Një person i dytë duhet të të mbrojë.

"Ata thanë: 'Si ti flasim atij që është foshnjë në djep?' Ai (Isai) tha: 'Unë jam rob i Allahut'" (Merjem: 29-30) Në të gjithë librat hyjnorë shkruhet: "Unë jam rob i Zotit," jo "Unë jam bir i Zotit."

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:52 pm


Njerëzit u habitën që fëmija në djep po flet dhe po thotë fjalë të mençur e të madhe.

"Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhënë librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz e zeqatë për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm! Selami (paqja) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!" (Merjem: 30-33)

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:52 pm


Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë.

Merjemja (a.s) u lodh gjatë jetës në dynja. Imagjinoni dhimbjen e saj kur Isai (a.s) u ngrit në qiell, nuk kishte një shtëpi, një familje. Por edhe pse vuajti, a nuk mjafton që ajo është zonja e grave të botës, më e nderuara e grave të Xhenetit? A nuk mjafton që është nëna e Isait (a.s), që i bëri njerëzit të njohin cilësitë e Zotit? Isai (a.s) do të zbresë para Ditës së Kijametit në fund të kohës dhe do ta përmirësojë tokën dhe do ta mbrojë të vërtetën. Të
dashura motra, nëna, nëse lodheni dhe vuani në dynja, bëhuni si Merjemja (a.s).

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:52 pm

S.A.

Shpeshhere, sa here qe shkruhet (sqarohet) dicka, vetvetiu dalin edhe pyetje te reja...

Keshtu edhe ketu, ne tekstin dhe videot qe i ka sjelle Makreshi.

Sipas dijetareve (kuku sa po m'idhnohet Makreshi kur po ia permendi dijetaret ne kuptimin negativ) thuhet se Muhammedi sawst eshte profeti i fundit, qe nenkuptojme se qe prej asaj kohe kur ka vdekur Profeti Muhammed...
...nuk do te ket me asnje te derguar, asnje profet deri ne fund...
Ne anen tjeter, ne fund te tekstit qe ka sjelle Makreshi, thuhet se Isai a.s. (Jesuzi) do te kthehet serish.
E si mund te kthehet dikush nese nisemi nga ajo se "nuk do te ket më te derguar tjere?"
Pastaj videoja me titull "Jezusi (Isai a.s. ) e njeh Muhammedin". Si e njeh? Ne cfare kuptimi? Ka qinda pyetje pa pergjigje.
Pastaj, Merjemja a.s. (apo Maria, sic njihet ne boten krishtere). Cfare u be me te? P.sh. me rastin e paraqitjes se saj te shpeshte ne Medjugorje qe sa vite. Eshte e vertete (se eshte ajo)? Genjeshter?


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:53 pm

Nejse de, t'i biejme me shkurt. Ti vet e ke sjellur tekstin, ashtuqe edhe fajin e ke ti (une s'kam faj he he he).

Ma solle solle Ajetin per vulen e Profeteve. O.K.
Atehere, si thuash ti per Isain a.s.:
A do te vije, ka ardhur apo ka shkuar?

P.S.
Vec mos me pyet cilin liber e kam ne dore?
P.P.S.
Per rastin e Medjugorjes e di qe eshte e vertete (ashtu sic thuhet). Rastet tjera nuk i di.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Akili prej Thu Aug 19, 2010 1:53 pm

Historia e Merjemes, alejha selam, njihet në të gjithë botën, jo vetëm nga muslimanët. Shumica e ngjarjeve Merjemes (a.s) i ndodhën kur ajo ishte vajzë. Merjemja (a.s) kryente namaz nate, meditonte, shërbente në xhaminë Aksa. Merjemja (a.s) është një nga personalitetet botërore që i lidh të gjithë njerëzit pavarësisht nga kombësia dhe ngjyra. Çdo njeri e do atë dhe sureja Merjem në Kuran e përshkruan atë shumë bukur.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bëhu si Merjemja e Shenjtë

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:32 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi