Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje makine seksi

+2
Arjana
C.r.b.n
6 posters

Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Nje makine seksi

Mesazh nga C.r.b.n Sun Jul 04, 2010 9:35 am

Androide meshkuj dhe femra. Te njejte me qeniet njerezore, por pa difekte. Te afte te levizin, te flasin, e madje, te eksitohen. Eshte pika e fundit ku ka mberritur teknologjia e aplikuar e erosit. Qe ndan shkencetare dhe psikologe

Ndonje shkencetar i penduar, ne moshe te vjeter, ngrihet i indinjuar nga vendi i tij dhe del nga salla, ndersa nje tjeter me i ri qesh nen hunde, sikur te ndodhej ne nje ore mesimi. Ne “Euron Roboethics Atelier”, takimi peseditor ne Xhenova te Italise mbi robotet e se ardhmes, nuk flitet gje tjeter vec per seksin. Madje, per seksin e robotizuar. Eshte ky, ne te vertete, kufiri i fundit qe krijuesit e androideve kerkojne te kapercejne: Makina te krijuara per te dhene kenaqesi, per t’u perdorur privatisht- vetem ose ne shoqeri - per te zevendesuar ato qe deri me sot jane mbiquajtur si “lodra te dala mode”, ose ndryshe vibratoret elektrike dhe kukullat qe shiten ne dyqanet e seksit.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga C.r.b.n Sun Jul 04, 2010 9:35 am

Ai qe hedh bomben nxitese mes studiuesve te roboteve eshte pikerisht shkencetari anglez Devid Levai: 61 vjec, themelues ne vitin 2001 i “Intelligent Toys Ltd” dhe ekspert i njohur i shahut, Levai ilustron diapozitivet e prezantimit te tij: vizatime, figura, imazhe mjaft eksplicite, qe tregojne se si makinat dhe seksi, ne fund te fundit, kane ecur ne te njejten rruge qe nga antikiteti: “E ardhmja e roboteve kalon edhe prej makinave te seksit”, pranon ai. Dhe pikturon nje skenar prej robotesh ne gjendje te kenaqin cdo lloj kerkese seksuale te cdo burri apo gruaje. “Jam i bindur se robotet shume shpejt do te kthehen ne partnere seksuale per nje numer te madh njerezish”, thote. “Per te patur nje ide, mjafton te shohesh se sa popullore jane bere sot vibratoret dhe kukullat, e te imagjinosh se sa zbavitese dhe eksituese do te ishte per nje person qe zoteron nje robot qe, pervec te tjerave, eshte ne gjendje ta perqafoje, ta puthe ose t’i thote edhe ndonje fraze romantike apo erotike”.

Nje ide e cuditshme? Duket se jo. Sipas shkencetarit Henrik Kristensen, docent ne fushen e roboteve ne Universitetin e Stokholmit, “brenda pese vjeteve, njerezit do te kryejne seks me robotet” dhe eksperienca do te behet gjithmone e me shume kenaqshme sa qe “hap pas hapi do te zhvillohet dhe inteligjenca artificiale. Atehere kur keto makina do te mesojne nga vete eksperienca e tyre”. Ne te njejtin mendim eshte dhe Rikardo Kampa, docent ne shkencen e sociologjise ne universitetin e Krakovit dhe drejtor i “eorld Transhumanist Associoation”: “Do te vije nje dite kur robotet do te jene thuajse te pashquajtshem nga qeniet njerezore, por me te bukur dhe pa te difekte”, thote: “Ne kete pike, perdorimi i tyre edhe per seks do te jete i pashmangshem”. Dhe me perfeksionimin e nderaktivitetit, efekti i ngjashmerise se vertete do te rritet ne menyre proporcionale: Permes diapozitiveve qe ekzistojne sot (si leximi i retines se syrit) kukullat femra ose meshkuj do te reagojne sipas levizjeve dhe emocioneve tona. Nje shkencetar qe nuk njeh kufij ne fizike dhe ne matematike, si Frenk Tipler, docent i Universitetit Tulane ne Nju Orlins, profetizon madje, se se shpejti “cdo person do te mund te kete jo vetem partnerin me te bukur qe ka pare ndonjehere ose qe ka jetuar, por edhe partnerin me te bukur ekzistenca e te cilit eshte logjikisht e mundur”. Ate qe Tipler e quan “partnerin logjikisht perfekt”. Edhe Devid Levai nuk ka dyshime mbi ngjashmerite e roboteve seksi ne ardhje: “Njerezit do te jene te lire te zgjedhin karakteristikat fizike dhe pamjen e partnerit te tyre artificial, saktesisht ashtu sic zgjedhim sot shume produkte nga kataloget e shumte te internetit”. Bruno Siciljano, inxhinier robotesh dhe president i “Ieee Robotics and Automation Society”, shpjegon se “aplikimet mund te jene te destinuara per te dyja sekset, per nje performance me te mire dhe te pershtatshme per bleresin, ne krahasim me ate cfare ofrojne aktualisht lodrat e seksit. Edhe pse parashikimi im eshte se do te jete femrat ato qe do te jene bamireset kryesore te teknologjise se re, jo per gje tjeter se per ceshtjen e performances dhe paraqitjes qe nje makine mund te garantoje perpara nje burri ne kocka e lekure”.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga C.r.b.n Sun Jul 04, 2010 9:35 am

Kukullat te buzeqeshin dhe modelet baze edhe mund te “personalizohen” me permasa te ndryshme te gjoksit apo me nje sere parukesh ose te tjera opsione, por qe sigurisht e rrisin cmimin. Kohet e fundit, koleksionit i eshte shtuar edhe nje mashkull, Naks, nje tullac prej 1 meter e 92 centimetrash qe mund ta marresh ne shtepi per shifren e 7.460 eurove. Me terheqese dhe me potenciale me interesante jane robotet femerore japoneze si Actroid: kembe te gjata dhe me pamje si top modele, ne gjendje te levize krahet natyrshem dhe te alternoje 40 shprehi te ndryshme te fytyres, deri me tani ka kryer vec funksione hostess (mbi te gjitha ne panairet elektronike), por eshte padyshim fantastike (ne internet: www.kokoro-dreams.co.jp). Edhe Repliee Q1, nje brune me lekure silikoni e krijuar ne modelin e nje "anchorwoman" te famshme japoneze nga Hiroshi Ishiguru i Universitetit te Osakas, ka pamje dhe permasa te pelqyeshme, edhe ne daljen e saj te pare publike (vitin e kaluar) u prezantua me pantallona dhe me nje xhakete ngjyre roze. Nga ana teknike, te transformosh Actroid apo Repliee ne kukullza seksi nuk duket dhe aq e komplikuar si ceshtje.

Pasojat sociale per “boom”-in e hipotizuar te roboteve erotike, duhet te jene te ndryshme dhe ende per t’u pare. Profetet e robotizmit seksual imagjinojne se efekti i pare do te ishte nje reduktim drastik, pse jo ndoshta fundi, i zanatit me te vjeter ne bote. “Studimet e psikologjise dhe sociologjise”, shton Levai, “tregojne se njerezit shkojne me prostitutat per disa arsye te ndryshme, por me kryesorja sigurisht mbetet ajo e te berit seks pa perfshirjen e asnje ndjenje emocioni. Me siguri makinat, me shume se sa qeniet njerezore, do te jene ne gjendje ta permbushin kete nevoje”. Me kete perfundim bashkohet dhe Franka Formenti pjese e skuadres “Bio Doll’s Mouse”, nje sit qe ka si protagoniste absolute nje grua virtuale ne limitet e seksit “hard” (te forte): “Robotet seksuale do te pajisen shpejt me detektore dhe sensore ne gjendje te perceptojne cfaredo stimuli fizik dhe elektromagnetik. Kjo eshte arsyeja pse prostitutat e sotme dhe zhigolote jane te destinuar te behen nje klase te papunesuarish”.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga C.r.b.n Sun Jul 04, 2010 9:35 am

Ne Japoni, pervec te tjerash, sipermarresi Hajime Kimura, duke vene re suksesin e shitjeve te “Real dolls”, krijoi “tsurekomi ryokan”, hotelin e dashurise ne brendesi te te cilit, per 85 euro, 24 ore ne 24, mund te kesh ne dispozicion per rreth nje ore nje Venus sintetike, qe mund ta zgjedhes sipas gustove mes 17 modeleve te ndryshem. Te testuara ne menyre eksperimentale ne Tokio, ne me pak se dy vjet hotelet jane shumuar aq shume sa per tu kthyer ne nje zinxhir tu shperndare ne te gjithe vendin.

Suksesi i kesaj nisme, por dhe cmimi teper i larte i ketij seksi me robote, te ben te mendosh se tregu, te pakten ne fazen e pare, do te jete me i shume ne marrjen me qera se sa ne blerjen e tyre. Edhe pse dinamika psikologjike dhe emocionale ne raportin njeri-makine nuk eshte gjithnje e parashikueshme: fotografja Elena Dorfman (autore e imazheve qe ilustrojne kete shkrim) i ka hyre me ne thellesi kesaj teme duke folur me zoteruesit e kukullave ne Shtetet e Bashkuara duke zbuluar se “ndonjehere gdhenden dhe lidhje thuajse sentimentale: kam takuar disa burra, qe ne asnje lloj menyre nuk duan ta nderrojne partneren e tyre artificiale”. Ne fund te fundit, nese ne lidhemi fort me makinen tone apo me bicikleten, ne te njejten menyre mund te lidhemi edhe me nje objekt qe na dhuron nje kenaqesi edhe me te madhe.

Gjithsesi, sipas eksperteve, mes efekteve anesore te ketyre makinave mund te kete disa te tilla. Si per shembull, shtimi i asaj cfare sot ne e quajme perversitet: ne terma te tjere, do te kete nga ata njerez, te cilet do te eksperimentojne mbi robotet ate lloj eksperiencash qe, per arsye te tjera, nuk duan t’i kryejne direkt me njerez te vertete. “Eshte per t’u pritur nje shumim i roboteve per te gjitha shijet: Shume do te gjejne eksituese eksperimentimin e te formave te erotizmit ekstrem me kukullat e seksit, dhe ndoshta per kete do te thirren si te ndryshem”, thote Levai. Monika Maxhi, eksperte ne kulturen seksuale dhe transgjinore tregon: “Robotizmi seksual eshte ose do te kerkohet edhe per te thyer kufij te rinj. Mendoj, per shembull, nje mashkull qe vendos t’i dhuroje shoqes se tij nje eksperience lesbike, ose te provoje nje raport me nje mashkull dhe nje femer tjeter, apo te testoje nje seks ne grup me disa robote njeheresh. Dhe gjithnje pa zvarritje sentimentale, pa xhelozira dhe pa patur friken e ndonje rivali”.

E gjitha kjo, natyrisht, derisa roboti te mbetet vec nje diapozitiv teknologjik pa mendim dhe vullnet te vetin. Por, “brenda 2020”, sic profetizon studiuesi i se ardhmes Ian Pirson, “zhvillimi i inteligjences artificiale do te beje qe robotet te kene nje ndjenje koshience”. Ne ate cast, do te ngrihen te tjera ceshtje delikate, qe do t’i kalojne fushat qe rrjedhin mes psikologjise dhe robotizmit. Dhe nje dite, ndoshta roboti i seksit ne gjendje te kete shijet e tij….

Ne keto faqe: reportazhi i realizuar nga fotografja Elena Dorfman mbi jeten e atyre njerezve qe kane blere "kukullat reale" (ne silikon) ne Shtetet e Bashkuara

Te tjera imazhe te "kukullave reale" Made in USA. mjaft te ngjashme me njerezit e vertete, jane ende difektoze ne profilin teknologjik: nje fushe, kjo, ne te cilen jane kaluar nga robotet qe krijohen ne Gjermani dhe Japoni


Marre nga revista klan
31 janar 2009
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga Arjana Mon Jul 12, 2010 2:43 pm

kjo po na vyka per kosov
Arjana
Arjana
Homie
Homie

Numri i postimeve : 233
PIKE : 437
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 12/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga lenti Sat Jul 24, 2010 10:15 pm

hehehhe mir eki
lenti
lenti
Master
Master

Numri i postimeve : 527
PIKE : 582
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 18/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga Luani-N Sun Jul 25, 2010 9:17 am

hahah shum i fort ky kuriozitet 39
Luani-N
Luani-N
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 188
PIKE : 225
Popullariteti Popullariteti : 17
Data e regjistrimit : 04/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga Wolfi Thu Jun 30, 2011 7:52 pm

HaHaHaHa Kjo To Koka Makin Per Shqiptar !!! HaHaHa Kuriozitet Nice ...
Wolfi
Wolfi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 13
PIKE : 43
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 30/06/2011
Mosha : 29
Vendbanimi : Irzniq

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 8:00 pm

hahaha kjo osht pshtim per shqiptar mara haha
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Nje makine seksi   Empty Re: Nje makine seksi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi