Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pushtuesi para se të pushton

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:32 am

Ai gjen në atë vend një grup njerëzish (komunitet), psh.kulturor, kombëtar, fetar, ideologjik, partiak, kriminel, antifetar, ateist, marksist, etj. etj.
Psh. Në Irak gjetën shiitët dhe një pjesë të kurdëve.
Në Afganistan një fis.
Në Shqipërinë Etnike, në kohën e shkatërrimit të Lidhjes së Prizrenit gjetën grupin antimusliman, para Luftës së Dytë Botërore një grup antishqiptar dhe antifetar, gjatë vitit 1997 grupin që shkatërruan Shqipërinë. Në Kosovë më 1998, pas rënies heroike të familjes fetare të Shaban Jasharit i cili ishte Medresant dhe praktikues i fese islame, ata gjetën grupin ateist, enverist, apo revolucionar.
Në shekujt e fundit , të gjitha grupet e brendshme që kanë rrëzuar Kalanë përbrenda, dhe që kanë qenë vegla të të huajëve, kanë qenë grupe revolucionare.
Meqë Ata që i kanë organizuar vetit i thonë revolucionar.
Kështu ishte me Abrahim Temon, Hasan Prishtinën, Ismajl Qemalin, Avni Rustemin, Enver Hoxhën, Ali Shukriun, etjetj. te ne , dhe me grupet tjera në shtetet tjera.
Pra, kur sunduesi i dukshëm apo i padukshëm dëshiron të pushton një vend, për ta rëzuar Kalanë, gjen një komunitet.
Dhe pastaj sunduesi pushton për interes të vetin.
Jo vendorët.Vendorët janë vegla. Çdo kund. Në Turqi, në Amerikë, ne Rusi, Në Kinë, Në Britani, në Arabi, apo në Japoni. Apo kudo që dëshironi.
Pse a nuk e dini historinë e Sadamit, Milloshit, Kastros, Karzait, Ahmedinexhatit, Mbretërve, etj.etj.
Kur kalaja nuk mirret nga jashtë atëherë mirret nga brenda.
Kur ai që ka plan të sundojë, i ka njerëzit brenda.
Në Lidhjen e Prizrenit kush ishin që ia donin të mirën e kush ishin që donin të shkatërronin. Kolona e pestë kush ishin.
Vetëm mos thuani ashtu si na mëson historia zyrtare e revolucionarëve.
Është mbushur bota me shembuj.
ETJ.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:33 am

Kundër P.Osmane

Kishte qenë plan i madhë.
Atje Lorenci kishte nxitur disa arab.
Këtu organizatat antiIslame, me fqinjtë antishqiptar kishin ngritur disa “patriot”.
Rusët atje.
Anglezët në të gjitha anët kishin gjetur veglat.
Francezët gjithashtu.
KUPOLA, kuptohet se ishte mbi të gjithë këta.
Dhe ju kishin premtuar se pas përmbysjes së Perandorisë Osmane, do të bëhët mirë për popujt që do të ngriten!!!!!
Plani ishte i thjeshtë.
Armiqtë e mëdhënjë të muslimanëve, me armiqtë e vegjël të muslimanëve, së bashku me
Vërshimat (veglat- xhahilët, të rinjtë, etj- të mashtruarit), përgatiteshin për përmbysjen e pushtetit botëror të muslimanëve, për përmbysjen e Peërandorisë botërore Osmane, për përmbysjen e muslimanëve.
Xhahilat mashtroheshin duke iu premtuar se do të bëhet mirë.
Gjenin vegla. Pra, Lorenci ishte atje, lorencat ishin këtu. Në të gjitha anët.
Sikur sot. Sikur dje. Quheshin patriot. Apo nacionalistë. Apo intelektual. Apo modern. Apo properëndimor.Etj. Ishin vegla. Si sot , si dje. Në shërbim të Kupolës. Kupolës Revolucionare. Që prodhonin revolucione. E përbashkëta e tyre ishte antiislami, antimuslimanizmi.
Serbët kishin pranuar se nuk kishin fuqi të ngriten kundër P.Osmane, por kërkonin dhe gjenin vegla që do të ngriten kundër P.Osmane, që ta kenë më lehtë pastaj.
Xhon Turqit ishin në shërbim të tyre. Kuptohet kjo.
I.Temo, me shokët, kishin bërë punën e dreqit te ne dhe në Perandori.
Te kurdët ishin të tjerët që kishin bërë punën e kupolës.
Te Palestinezët të tjerët.
Te muslimanët që mbetën nën Kinë të tjerët.
Te muslimanët që mbetën nën Rusi të tjerët.
E kështu me rradhë.
Dhe Kupola, armiku i jashtëm, me këto vegla ( armiku i brendshëm), ia kishin arritur qëllimit.
E tash, ju a po doni të thoni që muslimanët më mirë i paskan punët nën robërimin Rus, Hindus, Kinez, Serb, Anglez, Çifut, Francez, nën sundimin e pakicave antimuslimane, nën sundimin e diktatorëve, se sa nën P.Osmane a ?!!!
Ju mund t’ju tregoni përralla fëmijëve- të paditurëve, të klonuarëve, tru shpëlarëve, muslimanëve të trullosur me propaganda anti islamen, muslimanëve tru krishter etj.
Se për ata që kanë pak mendë, rezultati tregon krejtë.
ETJ.


Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:33 am

Shkatërrimi i Perandorisë Osmane, i fillimit të shekullit XX, ishte faktori kryesor që e përcaktoi gjendjen e botës islame deri në përfundimin e këtij shekulli për shumë shtete të reja që filluan të ngriten nga hiri i tyre. Megjithatë, asnjëra nga ato shtete për popullin e saj nuk e arriti kurrë më shkallën e stabilitetit dhe të kënaqësisë të cilën ata e gëzonin gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Me fillimin e shekullit XXI shumë probleme dhe konflikte presin në zgjidhjen e çështjeve të tyre. Ekuilibri i shkatërruar me rënien e Perandorisë osmane, asnjëherë më nuk u vendos në mënyrë të kënaqshme dhe mu për këtë lindën këto vatra nëpër territore të ndryshme dhe shumë të ndjeshme të cilat në shumicën e rasteve ndodhen në botën islame. Disa nga këto probleme kaluan me masa të përkohshme, sepse u vazhdua me nxitjen e tensioneve dhe konflikteve tjera deri më sot.

Me shumicë këto konflikte i godasin vendet e dendura të banuara me mysliman (p.sh. Palestina Kashmiri, Avganistani, Iraku, dhe të tjerë). Përveç kësaj, rritja në dukje si e pashmangshme e konfliktit të civilizimeve, si dhe sulmet propaganduese kundër myslimanëve, bënë që bota islame të jetë caku kryesor në sytë e disa individëve nga qarqet njerëzore. Mënyra e këtillë e afrimit shkakton tensione artificiale të pa nevojshme si dhe në mesin e shoqërisë krijon një frikë. Këto probleme nxisin pyetjen siç është për shembull: "Cilën strategji më parë do ta parapëlqejnë myslimanët në shekullin XXI"?

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:34 am

Shkatërrimi i Perandorisë Osmane, si shtetit më të madh dhe më me ndikim në botën islame, bëri ndërrime historike në gjeografinë islame, posaçërisht në Lindjen e afërt dhe në pjesën e Gadishullit arabik. Deri në fund të shek. XX, shtetet nacionale të vendosura nga depërtimet e fuqive Evropiane, mbetën burim i tensioneve dhe të pakënaqësive regjionale. Bota islame, e cila kishte dhënë shumë për përparimin e civilizimeve të mëdha, filloi tërheqjen brenda saj. Myslimanët e Lindjes së afërm, si dhe të Afrikës veriore dhe Azisë jugore, nga sundimi kolonialist vuajtën dhe u shtypën shumë. Shumica e këtyre vendeve arritën ta fitojnë pavarësinë tek në gjysmën e dytë të shek. XX. Lufta për pavarësi në disa vende solli shumë gjakderdhje, si p.sh. ajo në Algjeri. Në këtë shtet vdiqën miliona njerëz të pafajshëm, kurse nga pasojat e ndjekjeve torturave dhe mundimeve që ushtroheshin ndaj tyre, një numër i konsiderueshëm i njerëzve mbetën invalid të përjetshëm. Edhe pas arritjes së pavarësisë dhe tërheqjes së forcave kolonialiste, në ato vende nuk u vendos paqja dhe liria. Shkurt, pjesa e madhe e botës islame në shek. XX jetoi duke toleruar luftëra, konflikte, varfëri, dhe pikëllime e mjerime. Ndërkaq që duhet ditur se bota islame nuk ishte çdoherë kështu.
Historia, në XIV shekujt e fundit në tërësi, zbulon një fotografi tjetër: përparimi më i ndritshëm i kulturës dhe shkencës njerëzore u mundësua falë paraqitjes së islamit. Në kohën kur Evropa ishte në errësirë të plotë, myslimanët ishin ata që në rruzullin tokësor vendosën një civilizim të pabesueshëm, ndërsa morali islam ndriçonte botën.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:34 am

"Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi të shkruaj me pendë…" (El Alak,1-4).

Feja islame, të cilin ne sot e njohim, lindi para 14 shekujve në Gadishullin arabik, të Azisë jug-perëndimore. Zbulimi i fundit i librit të shenjtë Kuranit nga Allahu xh. sh. të Dërguarit të Zotit Muhamedit a. s. qoftë Allahu i lumtur me te, pjesë përbërëse e së cilës është morali islam, bëri që njerëzit e pakulturuar, të padijshëm dhe të dhunshëm të këtij regjioni, të mësojnë për mirëkuptim, paqe kulturë dhe civilizim. Në fillim të shekullit VII, Arabia ishte njëra nga vendet më kaotike në botë. Në këto territore jetonin shumë fise, nga të cilat secila për veti kishte nga një idhuj të cilin e adhuronin. Ata i shpallnin luftë njëra tjetrës, derdhën shumë gjak, dhe shkuan aq larg me krime sa që i mbytnin edhe fëmijët e vet, e tërë kjo ndodhte për shkak të idhujtarisë dhe besimeve të shtrembëruara. Mënyra e besimit të tyre nënkuptonte barbarizëm, urrejtje, dhe dhunë, në vend të dashurisë, mëshirës dhe mirësisë. Femrat i konsideronin qenie për të kënaqur epshet seksuale, kurse të varfëritë dhe robërit shfrytëzoheshin në mënyrë më mizore.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:34 am

Duke iu falënderuar vlerave të brendshme të moralit islam (p.sh. dashurisë, mëshirës, ndjeshmërisë dhe tolerancës), regjimet tirane që sundojnë në vendet myslimane do të zhdukeshin. Zhvillimi dhe përparimi ekonomik dhe kulturor do të arrihej. Myslimanët të cilët vuajnë nga barbarizma dhe presione të ndryshme, qofshin ato edhe masakra më gjakftohte do ta gjenin paqen dhe sigurinë, ndërsa periudha e një bekimi të ri do të bëhej realitet.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:35 am

Eshte normale qe edhe ne mesin e popullit tone t’i favorizojne aleatet krishtere anti islam.
Me qe ne ate kohe, ishin kohera te aleancave fetare.
Pra, Aleanca anti islame boterore vendosi qe me fatin e shqitareve te udheheqin aleatet e tyre anti islam:Serbet, Greket, Bullgaret, Malazezet.
Ndersa ne brendi sundimi u morr nga shqiptaret musliman dhe iu dha shqiptareve anti musliman.Anti turk.Anti Arab, anti Islam.Pra shqiptarëve te krishtere.Ne rend te pare shqiptareve ortodoks dhe katolik.Dhe atyre shqiptareve qe kishin mendet e ketyre.
Prej atehere u permbys e mira.
Ata atehere na thane haptazi se ju shqiptaret musliman per pese shekuj ishit alet me Perandorine Osmane Islame, dhe tani ka ardhur koha qe te iu leshoni rradhen aleateve anti islam.Keshtu ishte atehere.Keshtu eshte edhe sot. Me disa ngjyrime.
Ne aleancen anti islame ishin edhe disa muslinan, por te cilet ishin ne sherbim te aleances anti islame.
Ne sherbim te masonerise anti islame.
E parolla feja e shqiptarit eshte shqiptaria, u tha me se ishte paroll masonerike, me qe edhe Pasha Shkodran ishte mason.Dhe kuptohet se edhe ata qe ishin me te ishin mason, apo ishin pavetedijshem ne sherbim te masonerie.
Pra frakcioni fitues i lidhjes se Prizrenit ishte anti islam, anti muslinan, Lidhja e Prizrenit ishte pra veper masonerike.
Ja cili frakcion ka fituar dhe kush prej atehere eshte duke pesuar te ne dhe pse.
E ai qe fiton ai shkruan historine.Ai te vertetes i thote e pa vertete dhe te pa vertetes i thote e vertete.
Dhe aleanca anti islame ka te drejte qe te i shan Muslimanet, Islamin, Perandorine Islame , Turqit.
Serbët Bullgarët, Malazezët, Grekët, ortodoksët, katolikët kanë të drejtë, por jo ne muslimanët. Edhe ata që janë tërësisht të indoktrinuar nga gënjeshtrat anti islame, por jo ata që e dojnë të vërtetën dhe që mendojnë.
Ata që ende nuk e kanë vu trurin në përdorim, ata mund te e shajne.Me që janë të pa vetëdijshëm dhe me që janë të mashtruar.
Gjyshërit tanë dhe baballarët tanë këtë e kanë ditur mirë.Ata që janë rritur me mesimet dhe propagandën anti islame, nuk e kanë ditur dhe nuk e dijnë mirë.
Ja pra pse ne muslimanet nuk kemi te drejte qe te e bejme kete.
Sepse miku yne nuk eshte miku i tyre e as miku i tyre nuk eshte miku yne.As armiku i tyre nuk eshte armiku yne sikurse qe as armiku yne nuk eshte armiku i tyre
Edhe pse genjeshtra 130 vjecare e ka bere te veten, duhet thene se te mashtruarit kanë filluar të e kuptojnë të vërtetën.
Ja edhe nje spjegim.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:35 am


Nuk mund të jetë miku e as armiku i perbashket.
Ka 130 vite prej kur per disa jane perzier gjerat.
Prej atehere propaganda antiislame nga ana e antimuslimaneve e ka bere te veten.
Dhe ja pse muslimanet e paditur e shajne islamin dhe muslimanet dhe ja pse i shajne aleatet e tyre dhe mikun e tyre.
130 vite propagande! Njëqind e tridhjetë herë me i thënë dikush të vërtetës e pa vërtetë dhe të pa vërtetës e vërtetë, njeriu i beson, e jo më 130 vite!
Pak logjikë.
Serbet e kane mik Rusine.Edhe Greqia e ka mike Rusinë.Pra Serbia Rusia dhe Greqia janë mike.Pra edhe ata që i kanë këta miq, janë miq në mes vedi.
Pra, Shqiptaret te cilet e kane mik Greqine dhe qe e kane mik serbine, nuk jane miq me shqiptaret.Edhe pse te gjithe jane shqiptar.
Pra , nuk mundemi te kemi nje mik dhe nje armik te gjithe shqiptaret.
Une nuk mund te e kem mik kend e ka serbi mik.As kend e ka greku.As kush i ka keta miq.
Sepse keta nuk e kane mik kend une e kam mik.
Prej qe moti, ka shqiptar qe e kan mik Greqine dhe Serbine.
Dhe keta se bashku e kane armik Turqine, Perandorine Osmane , Islamin ,muslimanet dhe shqiptaret musliman.
Jo te gjithë shqiptaret ortodoks mendojne keshtu.Apo shqiptaret katolik
Po e them kete, per ata shqiptare ortodoks dhe katolik te cilet e dojne Greqine , Serbine dhe Italine me shume se Shqiperine.Dhe të cilët dëshirojnë t’ia falin Shqipërinë Greqisë, Serbise apo Italisë.
E keta i kane armik edhe tere shqiptaret muslimane.
Te tjeter mos te hidherohen.E dine ata per kend eshte fjala.E dime edhe ne.
Vetem te mashtruarit –ata te cilet nuk mendojne nuk e dine.
E ne muslimanet nuk mund te i kemi mik Greqine, Serbine dhe ata qe i kane mik keta.
Kur ne ishim udheheqes-sundues te botes, dhe ishim zoteri ne keto treva tona, dhe edhe shume me large, atehere ishin te qarta keto gjera.Dihej se kush kend e ka mik, dhe kend e ka armik.
Por, prej kur aleancat antiislame kane fituar ne bote dhe te ne, njerezit nuk po i kuptojne se kend e kemi mik dhe kend e kemi armik.
Me qe mjetet e propagandes, prej Kongresit te Berlinit, prej Lidhjes se Prizrenit , pra prej atehere e deri me tani i kane ne dore anti muslimanet.
Prandaj, ti shef nje musliman, nga nena dhe nga baba e e shan mikun dhe e shan Islamin!
Edhe pse duhet ditur mire, se te gjithe shqiptaret kurre nuk e kane pasur nje mik te perbashket dhe nje armik te perbashket.
Sepse ne mesin tone ka hilegji.
Kjo eshte e qarte.
Per gjysherit tane kjo ishte e qarte.
Per ata qe nuk e dine kete me qe janë të indoktrinuar tërësisht , ende eshte e paqarte kjo.
Do te qartesohet edhe per ata.
Sepse fytyra ka nisur te del ne shesh, dhe gjerat kane nisur te qartesohen.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:36 am

Ismail Kadare në një intervistë:

Pikërisht kjo është një nga ato gjërat e ndritura që ka bëre, ose
ky grup elitar i Shqipërisë të gjejë prirjen natyrale të Shqipërise,
nuk krijuan ata prirje artificiale, ajo prirje ishte te kombi
shqiptar. Por prirja ishte e përgjumur pas një terrori të gjatë 500
vjeçar. A e dini çdo të do thotë 500 vjet të mos këtë shkollë një
popull? Ishte i vetmi popull në Ballkan që iu ndaluar gjuha dhe
shkollat. Turqia nuk ua ndaloi të tjereve. Ajo zgjodhi këtë vend, do
ta turqizoje Shqipërinë dhe shqiptarët që kujtonin se ishin më të
favorizuar, shqiptarët ishin më të diskriminuar nga të gjithë. Truri
i kombit shqiptar pësoi një tragjedi. Tre vjet pa shkollë të jetë
një popull është një tragjedi dhe jo 500 vjet pa shkollë. Ndërkohë
kam një shkrimin tim, në fund të shekullit të XIX, ne Shqipëri
kishte 3000 shkolla, 1200 shkolla publike turke, 1200 private greke,
300 shkolla bullgare, greke dhe një shkollë shqip dhe ajo iu vra
drejtori, Pandeli Sotiri dhe u mbyll. Pse te gjithëve u lejuan. Pse
do të na duken ne për çudi kjo perandori një mikeshë e madhe për ne.

p.s. Thanë: shqiptarët e kanë pritë me lule Hitlerin, shqiptarët e pritën si shpëtimtare turqinë e mongolëve barbarë që shkatërruan gjithandej të arriturat e civilizimit njerëzor...

Kur komunizmin e stalini e psh*rrën në mes të rusisë, disa nga shqiptarët edhe sot vazhdojnë të betohen në komunizmin e enver hoxhës... kur perandorinë osmanë e kanë psh*rrë edhe vetë turqit në mes të stambollit, disa shqiptarë edhe sot betohen e krenohen me barbarët mongol...

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:36 am

A ka mundesi qe nje Mr. te mos jete i informuar se edhe pushtimi edhe clirimi behen permes grykes se pushkes me falni shpates ,thjeshte, FORCES !
Por nuk dij ,cfar i duhet Fam.Jashari keti zotriu ne kete shkrim kaq te pa argumentuar dhe kaq fillorist!Athua per t'u duk me Kombtar apo ndoshta ne menyre te pavetedieshme po e bene kete Familje Kolone te Peste te dikujt!!! Nese Hasan Prishtina .Ismail Qemali etj kan qen te tille cfar po na dalin Jasharajt tash!????
Te gjitha Perandorite u forcuan dhe u perhapen me ushtri te forte dhe me arme te forte.
Dhe u shkatrruan ,ne rend te pare,nga degjenerimi i brendshem ekonomik ,moral e edhe ushtarak! E njejta ndodhei edhe me Peranorin Osmane .Nuk kishte asnje shanse te qendroj ne kembe nje Kolos Feudal perkunder nje zhvillimi te nje shoqerie te re kapitaliste.
Kurse faktoret qe e kishin krimbur perbrenda kete Perandori i kuptoj me se miri Kemal Ataturku dhe i izoloj ne menyre te prer- se perndryshe nuk do te egzistonte as kjo Turqi qe eshte sot!
Kurr ne histori nuk ka pas as nuk do te kete as perandori Krishtere ,as Perandori Islame e as ndonje Perandori tjeter ku primat eshte Feja .Feja vetem do te sherbej si menyre e organizimit ,mashtrimit ,asimilimit ...!
Ka te drejt D.Brown kur thot ;"Religjionet mundohen te permiresojne "gabimet "e Zotit!
Kuptohet ,jo religjionet por ata e ne kete rast Perandorite qe religjionin e perdornin per qellime pushtimi ,nenshtrimi ,asimilimi ,shkatrrimi etj! Sepse Religjioni ne veteveten e tij eshte Etike ,eshte shkence ,eshte dituri ,eshte mesim per jeten!!
Selam!

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:37 am

Po e vertet eshte ! Adem Jashari ishte nje besimtar i devotshëm praktikues. Pse e tha kete ? Per ti dalluar nga ata tjerët qe luftuan kunder fesë Islame nën ndikimin e jo-besimtarëve t'fran masoneris !
Kjo dmth qe perkundër tentativave te krishtere qe serbia dhe islami jan miqt me te mir ne bot, e demonton kete perrall te flliqur qe del armit e mbrendshem te kombit shqiptar.

Ataturku ishte nder ata qe e luftuan perandorin Osmane, ai ishte mërrsha e perendimit.

Fakti qe sot pushon kjo perandori, nuk do me then qe ajo ka vdekur per sot e per gjithmon.
Do te ket perandori te reja, sic eshte sot perandoria perendimore me ligjët e saja super-materialiste qe abuzon me injorancën e nevojtarëve jo-besimtar.

Tani Guri, mos flit per Asimilim e shkatërrim kur t'bëhet fjala per perandorit Islame ! Ti ose nuk e din, ose ben sikurse nuk din duke u mbeshtetur mbi tezene perandorive te krishtera qe kan masakruar, shkatrruar e asimiluar kultura gjuhe, e tradita te huaj !

Asnje gjuhe, s'eshte asimiluar nga perandorit Islame !
Asnje fe s'eshte imponuar me FORCË gjat perandoris Islame ! Për prove, i ke edhe ne irak, egjipt, shqiperi e algjeri jehudi e te krishter qe kan ruajtur besimin dhe kishat e sinagoget e tyre !

Islami eshte LIGJË ! Qe rregullon xhihadin shpirtëror te besimtarit ne pajtueshmëri me ligjët kolektive te bashkis ! Atehere jeni te ndershëm, nëse nuk beni gjeneralizime me ligjet e mesjetës se krishter, sepse te gjitha keto i mar si ofendime ndaj shtetit te par Islamik që u formua nga vet Profeti Muhamed s.a.v.s., Shembëlltyra e te gjitha epokëve !

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:37 am

Boshnjakët dhe shqiptarët më në fund bashkë


S’ka viza. Liberalizimi vonohet vetëm për ta.
Neve na thonin se jemi vëllëzër.
Po flas për muslimanët.
Për Shaban Polluzhën. Për ata që kanë menduar si ai. Për ata para tij dhe pas tij.
Për Nismëtarët e Lidhjes së Prizrenit psh..
Jo për ata që shkatërruan Lidhjen e Prizrenit.
Jo për antimuslimanët.
Pastaj dolën gjeneratat që u bombarduan me propagandë anti islame, antimuslimane, antiturke, antiboshnjake-antishqiptare. Na thonin se kinse boshnjakët i kemi armiq, se të gjithë muslimanët i kemi armiq!!!
Ishte koha kur na thonin se vëllëzër e kemi serbin, grekun!
Por, kur don me dal e vërteta në sheh del.
Që ta kuptojnë edhe ata që janë trulluar nga “ të vërtetat” e armiqëve.
Thanë njëzëri: Nuk bënë liberalizimi i vizave për shqiptarët dhe boshnjakët!!!
Dhe kështu, kush nuk deshi të kuptoj deri tani, tash mund të kuptojë se ne ishim bashkë deri me 1878 dhe se prej këtij viti edhe ne edhe ata , së bashku me të tjerët jemi duke hjekur.
Nga të njejtit!!!
Sepse jemi vëllëzër. Po flas për muslimanët, e jo për antimuslimanët.
Shaban Polluzha e ka ditur këtë.
E kanë ditur prijësit e Lidhjes së Prizrenit. Ata që nisën mbarë, jo ata që shkatërruan.
Prej atëherë disa u trulluan, meqë fituan antuimuslimanët. Dhe prej atëherë, mashtruesi me qëllim i ka trulluar shumë.
Në Shqipëri trullimi është i madh, meqë ka filluar më herët.
Në Kosovë ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore.
Europa po na kthjellë.
Kush ka mend, se kush nuk ka mend, edhe me ia vizatuar është e kotë.
Mashtruesit e dijnë. Edhe ata që e dijnë e dijnë.
Ta mashtruarrit ose vonë e kuptojnë, ose fare nuk e kuptojnë të vërtetën.
Sa keq!!!
ETJ.


Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:37 am

NATO kundër kujt?!
Nëse nuk ka dy fuqi pse NATO?!
Kundër kujt në të kaluarën, tani dhe në të ardhmën?!
Afganistanin e mbyti një herë Rusia me aleatët e saj, pastaj tërë Perëndimi me aleatët e tyre!
Irakun e okupuan së bashku. Të gjithë. Aleatët e Rusisë, Irani, Amerika dhe të gjithë të tjerët.
Nëse dikush mendon të iu del karshi, le të mendohet mirë.
Meqë të gjithw janë kundër njërit.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:38 am

NATO po zgjerohet
Rassmuseni tha se NATO nuk do të sulmojë kurrë Rusinë. Rusët thanë se kurrë nuk do ta sulmojnë NATO-n.
Kështu ka qenë gjithmonë.
Revolucionarët nuk luftojnë njëri kundër tjetrit.
Nëse don dikush të bënë kundërrevolucion- të kthehet e mira, qetësia, siguria në botë, atëherë të jenë gati!
Dhe kuptohet se pse janë bashkë.
Në realitet, ata gjithnjë kanë qenë bashkë.
Kinse ishin kundër.
Kundër kujt tani?
Dihet. Kundër atyre që janë që moti.
Helbete mos po zgjohen të mirët.
Pa shiqojeni hartën e shiheni.
Haptas po dalin gjërat.
Kjo është më frikësuese.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:38 am

30 vjet luftë në Afganistan
Rusia njëherë.
Vërshima e Talibanëve pastaj.
Amerika me tërë botën në fund.
Kjo sa për të kuptuar që të gjithë janë bashkë.
Kundër të vetmit armik të përbashkët.
Armiqët e jashtëm dhe armiqët e brendshëm.
Vërshima është armik i brendshëm.
Mund prap sundimin t’ia lënë vërshimës.
Ose një aleati të fortë të sunduesve të botës. Psh Turqisë ataturkiste.
Meqë sistemi ataturkist ende nuk ka ra.
Prap do të jetë njejtë.
E modifikuar.
Sikur sistemi ataturkist të bie, atëherë edhe budallenjtë më të mëdhenjë do të kuptonin të vërtetën.
Pra, do të vazhdon ose me dhunë ose me mashtrim.
Sistemi është me rëndësi.
Sistemi botëror dhe shtetwror nuk po lejon askund rivendosjen e sistemit të ZOTIT.
Mwsimet sataniste po kundwrshtojnw mësimet e ZOTIT.
Sistemi satanist po kundwrshton sistemin e ZOTIT.
Dhe nuk po lejon rivendosjen.
Nëse nuk ka dhunë, ka mashtrim.
Deri sa të zgjohen të mashtruarit.
Dhe të bëhen bashkë me të vetëdijshmit.
Dhe deri sa forca rezistuese nuk do të bëhet më e efektshme se forca shtypëse.
ETJ.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 20, 2010 12:39 am

Gladiatorët
Arenë ishte. Fituesin e urdhëronte sunduesi për të mbytur të humburin.
Pushteti kënaqej me vdekjen e të humburit!
Ishin vdekje individuale, për dallim nga tani që janë vdekje masovike.
E po, çdo gjë arenë.
Dikush kishte dëshirë të shihte vdekje në arenë.
Prap është njejtë. Meqë bota është një arenë.
Dikush ka dëshirë të sheh vdekje masive.
Ne Afrikë gjatë muajit 150.000 vdesin nga mickojat. Dhe askujt asgjë.
Me miliona vdesin nga sida . Dhe askujt asgjë!
Nga urria në botë gjatë një dite vdesin me mijëra, dhe askujt asgjë!
Viruset, zija e bukës. Dhe askujt asgjë!
Plaçkitjet, eksploatimet. Dhe askujt asgjë!
Arenë!!!
Sistemi anti Zot, anti Njeri.
U kënaq vetëm satana, dhe pasuesit e tij.
Po çfarë njerëz duhej të ishin ata që shiqonin dhe kënaqeshin duke u vra gladiatori?!
Çfarë njerëz duhet të jenë sot sunduesit e botës që po kënaqen duke shiquar vdekjet masovike nëpërmjet luftërave, gjenocideve, vrasjeve masovike, plaçkitjeve, urrisë, viruseve, gripeve etj.
Çfarë kënaqësie duhet të kenë këta, kur e tërë bota që moti përjeton vuajtje, mjerim, pakënaqësi, pasiguri ?!!!
Çdo gjë arenë.
Unë dhe ti .Ai dhe ajo. Ata dhe ato.
Të gjithë.
E arena i ka skenaristët dhe regjisorët.
Fakeqësisht këta janë jo jashtëtokësorët, por antinjerëzorët.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pushtuesi para se të pushton

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:48 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi