Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Këshilla se si të ndiheni të sigurt dhe seksi në plazh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Këshilla se si të ndiheni të sigurt dhe seksi në plazh

Mesazh nga Linddt prej Sat Aug 21, 2010 4:45 am





Vera tashmë është duke kaluar nëpër ditët e saja më të nxehta, dhe ju edhe më tutje nuk ndiheni më së miri në lëkurën tuaj.

Vishni kostumin e larjes, dhe qëndroni para pasqyrës dhe “urreni” veten? Për këtë gjë ne kemi menduar disa këshilla të shpejta se si të ndiheni sa më të sigurt dhe më seksi në trupin tuaj.

Pilingu

Para se të filloni të “qani” se çfarë lëkure të t

merrshme keni, merrni pilingun dhe mirë lyeni tërë trupin tuaj. Në këtë mënyrë do të largoni qelizat e vdekura të lëkurës, ndërsa lëkura e re dhe e mirë do të fillojë “të lulëzojë”. Do të jetë shumë e butë dhe me ngjyrë të shëndoshë dhe të bukur.

Losioni dhe kremi

Pas pilingut vendosni losion dhe prisni disa momente deri sa të thahet. Lëkura për shkak të tij do të duket e njëtrajtshme. Pas disa momenteve vëni kremin për rrezitje.

E tëra është në kokë

Ja edhe një këshillë e cila nuk ka lidhje më fizikun. Sikur që ka thënë një aktore e njohur italiane: “Tërheqja seksuale është 50 për qind e asaj që keni dhe 50 për qind e asaj që të tjerët mendojnë që keni”. Përsërisni këtë mendim, dhe do të ndiheni seksi dhe të tjerët do ta shohin këtë në ju.

Maskara

Edhe pse grimi nuk është i rekomanduar për plazh, maskara e vogël nuk bën dëm. Do të theksoni sytë, por nuk do të bini shumë në sy me grimin e tepruar.

Pas këtij mini tretmani fiziko-psikik për “futjen” në kostumin e larjes, do të ndiheni më mirë dhe më të sigurt derisa do të rreziteni në plazh apo derisa shëtisni dhe ecni në drejtim të saj. Dhe kur të filloni të merrni ngjyrë, do të dukeni super.


Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi