Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barcoleta

2 posters

Shko poshtë

Barcoleta Empty Barcoleta

Mesazh nga <<<Mēľāqĵāāā>>> Fri Aug 27, 2010 10:12 am

Barcoleta
Femra e përsosur
Njeriu mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeçar, dikush e pyeti:
-"Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur."
Plaku u pikëlluar shumë dhe tha: -"Njëherë ishaafër një femre të tillë".
Tjetri vazhdoi: -"Po ç'ndodhi? Pse nuk u martove me të?"
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -"Ç'të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur."



Shpëtimtarja
Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante...
-E martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset...
-E mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij...
-E enjte, kapiteni i anijes kërkon që ta kaloj natën me mua....
-E premte, Kapiteni i anijes m'u kërcënua se nëse nuk pranoj të flej me të do ta fundos anijen me gjithë 387 pasangjerët....
-E shtunë, i shpëtova 387 pasangjerët nga anija jonë!!!



Lepuri
Lepuri ishte duke i mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet
-"Ç'ka po bënë o lepur"
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"- pas pak kalon ariu dhe e pyet.
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"- e pyet luani i cili kishte dëgjuar aferën e lepurit dhe kishte vendosur të bindet.
-"Qe bre luan, po i mpreh dhëmbët dhe po flas pa lidhje" -ia kthen lepuri.



Prizrenalia
-"Prej nga jeni" - pyet një udhëtar prizrenalinë në autobus.
-"Nga Prizreni" - i përgjigjet ky
-"Po ti?"
-"Edhe unë jam nga Prizreni" - i përgjigjet tjetri
-"Je nga Prizreni çdo ditë të javës apo vetëm të mërkureve" - ia kthen prizrenalia.



Livadhi
-"E dashur, në zemrën time është një livadh, e në atë livadh është një lule, e ajo lule je ti" - i thotë djali vajzës.
-"I dashur, edhe në zemrën time është një livadh, në atë livadh është një kali, e ai kali je ti" - ia kthenë vajza.



Shahisti
-"E dashur, dua të martohem me ty" - e propozon djali vajzën.
-"Mirë i dashur por është këtu një problem. Vështirë se do të pajtohet babai im!" -përgjigjet ajo.
-"Pse?" -pyet ai
-"Ngase ai është shahist" -përgjigjet ajo.
-"Ani, çka ka lidhje kjo me martesën tonë?" - pyet djali i habitur.
-"Po ai kurr nuk e jep mbretëreshën për kali" -ia kthenë vajza.



Nusja e vjehrra
-"Ç'është kjo punë moj nuse, shoqet e tua zgjohen në ora 8 e ti në 12 dhe atë çdo ditë" -i ankohet vjehra nusës.
-"Po shoqet e tua? Të gjitha shoqet e tua i kanë letrat në banderë e ti ç'ka po pret!?" -ia kthenë nusja.



Kamarieri
-"Beni sa bëjnë 20 + 20", e pyet mësuesja Benin
-"20 + 20 bëjnë 80" -përgjigjet Beni
-"Kush të mëson ty matematikë Beni që të llogaritësh kështu" - pyet sërish mësuesja
-"Babi" -përgjigjet Beni
-"Ç'ka punon babi ytë" - pyet mësuesja
-"Është kamarier" -përgjigjet Beni.



Vetëm një herë
-"Sikur të mund të lindeshe edhe një herë, ç'do të dëshiroje të bëhesh?" - e pyet njeriu shokun e vet.
-"Paj, ç'të them, ndoshta do të dëshiroja të lindi kali" - ia kthen ky.
-"Jo, jo, nuk bën dy herë të lindesh i njëjtë" - ia kthen shoku.



Vullkanizuesi
Vullkanizuesi i posamartuar, e sjell nusën e re në banjo, e mbush kadën plotë ujë dhe i thotë:
-"Zhvishu dua të të provoj se je apo jo e virgjër". Nusja zhvishet me habi dhe e pyet:
-"Po pse këtu, le të shkojmë në shtrat!?"
-"Hyrë në ujë, dhe nëse paraqiten fluskat s'kemi pse të shkojmë në shtrat" - ia kthen ky.



Hajni i shkathtë
Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë prifti:
-"Rrëfehu, dhe të gjitha dyert e parajsës do të happen për ty…"
-"S'ka nevojë, nuk ekziston derë që s'mund ta hap unë" - ia kthen hajni.



Gruaja e shpejtë
-"I dashur, pritëm edhe dhjetë minuta,jam gati së rregulluari dhe shkojmë pastaj në banket" - i thotë gruaja - burrit.
-"Ç'farë shkuarje, bre grua? Unë sapo u ktheva nga banketi!" -përgjigjet ky i habtur.
<<<Mēľāqĵāāā>>>
<<<Mēľāqĵāāā>>>
Homie
Homie

Numri i postimeve : 310
PIKE : 379
Popullariteti Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 03/08/2010
Mosha : 31
Vendbanimi : и'вυzzє t'Kosovess-IstoG

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barcoleta Empty Re: Barcoleta

Mesazh nga Loni Mon Aug 30, 2010 7:44 am

thnx shum tforta
Loni
Loni
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 16/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi