Zanfina do të lobojë për Kosovën
Faqja 1 e 1 • Share •
Zanfina do të lobojë për Kosovën

Zanfina Ismaili është zotuar se do të mundohet të lobojë për njohjen e pavarësisë në një ngjarje kulturore në Spanjë, ku ajo do ta përfaqësojë Kosovën.
Fjala është për një debat kulturor që mbahet në Galicia të Spanjës e që ka për qëllim ta afrojë kulturën Latino-Amerikane dhe atë të Evropës.
“Unë jam zgjedhur nga organizatorët që të përfaqësoj jo vetëm Kosovën por edhe gjithë Ballkanin. Ata kanë lexuar për këngëtarët kosovare në internet dhe siç duket unë ua kam mbushur syrin pakëz më shumë”.
“Ndoshta për vetë faktin se e kam përfunduar fakultetin Juridik, ndërsa ftesa më është bërë nga ambasadori i Spanjës për Bashkim Evropian, David Ballsha”, ka thënë Zanfina për “Infopress”.
Këngëtarja po ashtu ka shtuar se do të mundohet në këtë mënyrë të lobojë edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë takim kulturor do të marrin pjesë edhe këngëtarë të njohur si meksikania Paulina Rubio, ajo greke Eleftheria Arvanitaki, kolumbiania Amparo Sandino, dhe këngëtarja suedeze Lykki Li.
Së fundi u tha se Zanfina kishte vështirësi për të siguruar vizë për hyrje në Spanjë.
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË
» Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutës 1244 për shkak të këmbënguljes së Serbisë, devalvon pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet
» Kadri Tarelli: Dy Heronjtë e Kosovës Haki Taha dhe Bajram Gashi

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi