Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tuna: Jam megalomane

Shko poshtë

Tuna: Jam megalomane  Empty Tuna: Jam megalomane

Mesazh nga Binni Fri Sep 03, 2010 7:23 pm

Altuna Sejdiu thotë se ajo është një ‘megalomane e vërtetë’ për shkak se i pëlqen të shpenzojë shumë.
Këngëtarja shkupjane, e cila është martuar muaj më parë, është e fiksuar pas veshjeve firmato, aksesorëve, sidomos çantave dhe syzeve, dhe përpiqet gjithmonë të nxjerrë në pah atë çka fsheh realisht brenda saj.
“Më pëlqejnë ‘Disquared’, ‘D&G’ dhe ‘Gucci’. E keqja tek unë vjen kur shfletoj revistat e modës, sepse më ndodh të fiksohem pas një veshjeje shumë, sa të nesërmen i hipi avionit dhe shkoj në Milano për ta blerë”, ka thënë Tuna për një të përditshme shqiptare.
Por ajo thotë se çdo gjë e bën për një qëllim të vetëm, karrierën.
“Jam megalomane e vërtetë, pasi shpenzoj shumë, por gjithçka është e arsyeshme, kur është karriera në pyetje”, ka shtuar më tej Tuna.
Në koleksionin e këngëtares janë të pranishme aksesorët me gurë “Swarovski”, ndërsa syzet e diellit i konsideron si pjesë e imazhit ditor. Ndërsa vë në dukje se gardëroba nuk do të kishte kuptim pa çantën e kombinuar me xhaketën e duhur. Kurse në një ndalesë për parfumet, Tuna thekson se nuk është e fiksuar pas një marke, por herë-herë i ndryshon.
“Nuk jam e fiksuar pas një parfumi; herë pas here i ndryshoj, sepse çdo parfum më kujton ndonjë periudhë të caktuar kohore. Për momentin, përdor ‘Diamonds’ nga Armani, në kombinim me qumështin për trup”, ka thënë më tej këngëtarja.
Binni
Binni
Antar
Antar

Numri i postimeve : 18
PIKE : 32
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 02/09/2010
Mosha : 38
Vendbanimi : Peje

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi