Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Te telefonosh nepermjet internetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Te telefonosh nepermjet internetit

Mesazh nga No.i.d prej Fri Sep 03, 2010 9:21 pm


Telefonat VoIP, qoftë si butëmjet (software) apo si fortëmjet (hardware) janë me bollëk dhe shtohen përditë. Një nga standardet më të përdorur është standardi SIP (Session Initiation Protocol). Por ka një ofrues që përdor protokollin e vet të përçimit, më saktë Peer to Peer - ky është Skype. Shpikësit e rrjetit filleshkëmbyes (filesharing) Kazaa kanë shfrytëzuar dituritë e tyre mbi shkëmbimin e të dhënave, për të përçuar të folurën. Prej këtej ka dalur butëmjeti i pashok Skype. Një butëmjet falas, që nuk është vetëm tepër i lehtë për t’u instaluar dhe përdorur por ai dallohet edhe për cilësi më të mirë të përçimit të të folurës.

Tipar (feature) tjetër i këtij butëmjeti: Skype biron përmes pothuajse çdo rrjeti. Probleme me të cilat u duhet të luftojnë paketat e butëmjeteve të zakonshëm VoIP, d.m.th. udhërrëfyesit e rrjetit (router) dhe muret kundër djegies (firewalls), nuk e ndalin Skype. Duke marrë si kusht pasjen e një lidhjeje interneti me bandë të gjërë, njeriu mund të kryejë bisedime me dikë tjetër (buddy) që përdor po këtë program me një cilësi të tillë saqë duket sikur tjetri që flet është ulur m’u pranë teje. Është e mundur edhe kryerja e konferencave me deri në 5 pjesëmarrës. Deri tani Skype është shkarkuar mbi 100 milionë herë, rreth 7 milionë përdorues e përdorin atë rregullisht, dhe në çdo kohë ka mesatarisht rreth 2 milionë përdorues në linjë.

Përmes një funksioni me detyrim pagimi që quhet Skype-Out, mundesh të kryesh thirrje telefonike edhe për në telefonat e zakonshëm. Poashtu para disa ditësh është mundësuar edhe funksioni i quajtur Skype-In me anë të cilit mund të të thërrasin nga rrjeti tradicional telefonik si dhe funksion përgjegjësi telefonik. Do të ketë edhe një version video-konference të Skype.

Ka Skype për sistemet e punës Windows, MacOSX, Linux dhe Microsoft PocketPC-OS. Platforma të tjera, si p.sh. për sistemet e punës për telefonat celularë, janë duke u përgatitur.

Pjesë elektronike për Skype

Për të folur pa trazime përmes Skype këshillohet para së gjithash pasja e një kufjeje kompjuterike me çmim të arsyeshëm, pra një kombinim mikrofon/kufje. Kështu mund të përjashtohet jehona. Shkallarja tjetër janë aparatet që mundësojnë një telefonim më të rehatshëm përmes Skype. Si rregull, së bashku me pjesën elektronike telefonike vjen edhe një program i posaçëm kompjuterik, që bën lidhjen midis pjesëve elektronike dhe programeve kompjuterike.

Shkallarja tjetër janë të volitshmit telefona-USB, të cilat aftësohen për Skype përmes program kompjuterike. Një shembull është telefoni-USB nga Siptronic. Për rreth 30 euro bën tëndin një telefon cilësor së bashku me programin e përshtatshëm kompjuterik, i cili bën lidhjen me Skype dhe përçon rënien e numrave. Në këtë mënyrë ke telefonin me të cilin je mësuar të thërrasësh por përmes Skype. Ky telefon mund të përdoret edhe me telefonitë e tjera kompjuterike të llojit Voice over IP.

Cmimet

E folura përmes kompjuterit ndërmjet dy biseduesve që kanë një lidhje interneti dhe Skype të instaluar, është falas.

Një thirrje telefonike nga Bashkimi Europian për në rrjetin e zakonshëm telefonik përmes SkypeOut në Shqipëri kushton 0.158 euro për minut, dhe 0.186 euro/min nëse thërret në celular, duke u përfshirë në këto edhe taksa europiane (VAT). Taksa të ngjashme duhet të paguhen edhe për thirrjet nga vendet jashtë BE-së. Informacioni që Skype jep mbi këtë është i mangët. Në faqen e tyre mbi çmimet e telefonatave përmes Skype tregohen në plan të parë çmimet e telefonatave pa përfshirë në to taksat. Si gjithnjë, një politikë jo e sinqertë shfaqjeje çmimesh që ndjekin shoqëritë e tilla të ngjashme për të mashtruar sado pak myshterinjtë. Edhe vetë programi Kazaa i të njëjtëve autorë përmban brenda tij programe spiune që instalohen së bashku me këtë.

Thirrjet telefonike për në vende të Bashkimit Europian, Amerikën Veriore apo Australinë nga jashtë BE-së (si p.sh. nga Shqipëria, Kosova apo diku tjetër) duhet të kushtojnë 0.017 euro/min pa përfshirë këtu ndonjë taksë të mundshme.

Me sa duket, thirrjet për në Kosovë quhen si thirrje për në Jugosllavi (Yugoslavia ?, ndonëse ky shtet nuk ekziston më) ku thirrja telefonike nga jashtë BE-së për në rrjetin e zakonshëm duhet të kushtojë 0.093 euro/min, dhe 0.107 euro/min për nga BE-ja.

Blerja e krediteve telefonike kryhet në internet nëpërmjet kartash krediti si Visa, Master Card etj. Mund të blihen 10 ose 25 euro kredite për të folur. Nëse gjendesh në BE shtohet në këtë shumë edhe taksa europiane (VAT) me rreth 15 % të shumës së paguar që do të thotë se për të blerë 10 euro kredite telefonike duhet të paguash 11,5 euro. Edhe kjo nuk është shpjeguar qartë nga Skype për arsye komerciale.

Thirrjet telefonike që kam bërë përmes Skype në internet nga Suedia me rrjetin e zakonshëm në Shqipëri, Itali, Kosovë kanë treguar një përçim me kualitet të lartë zëri përveç rastit të thirrjes së celularit në Itali ku kualiteti ka qenë në nivelin e moskuptimit. Nuk kam kryer telefonike me celular me Shqipërinë apo Kosovën.

Duhet pasur parasysh se kartat telefonike të mbushura me kredite telefonike për thirrje ndërkombtare janë alternativë më e lirë por cilësia e zërit është i dobët.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi