Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Sonte fillon festivali “Nine Eleven”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sonte fillon festivali “Nine Eleven”

Mesazh nga Linddt prej Thu Sep 09, 2010 7:08 am



Një fotografi bardhezi e aktorit shqiptar Bekim Fehmiu ka qenë “sfondi” i konferencës për media të festivalit “Nine Eleven”, mbajtur të martën në foajeun e Teatrit Kombëtar të Kosovës, një ditë para hapjes së edicionit të shtatë të këtij festivali.

Shtatëmbëdhjetë filma të shkurtër janë në konkurrencë. Nëntë prej tyre janë premierë, përderisa edicioni i sivjetmë i dedikohet Bekim Fehmiut.

Në kuadër të festivalit, i cili është themeluar me qëllim të solidarizimit me viktimat e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë prodhuar shtatë filma, të cilët po ashtu do të jenë në garë për çmime. Këto kanë qenë vetëm disa nga detajet që organizatorët e festivalit i kanë zbuluar para gazetarëve.

Këtë vit do të shfaqen 17 filma, prej tyre nëntë janë premierë. Do të ketë tema nga më të larmishmet. Do të ketë komedi dramë, melodramë gjatë këtyre katër netëve të festivalit”, ka thënë drejtori i festivalit të filmit të shkurtër artistik “Nine Eleven”, Blerim Gjoci.

Në krahun e majtë të tij ka qëndruar regjisori shqiptar Mark Lucaj, i cili është mysafir nderi dhe kryetar i jurisë së festivalit.
Gjocaj ka zbuluar edhe “logon” e dytë të “Nine Eleven”, “Seven Man” një logo e ngjashme me atë të “Super Man”.

Secili festival ka qenë një aventurë në vete për të krijuar dhe për të arritur t’i mbledhë gjithë këta krijues të filmit”, ka thënë Gjocaj, teksa ka zbërthyer imazhin e ri të festivalit, i cili u themelua në dedikim të viktimave të tragjedisë së 11 shtatorit 2001, në ShBA.

Regjisori Mark Lucaj me këtë rast ka shprehur kënaqësinë që është bërë pjesë e “Nine Eleven”, pasi që i është dhënë mundësia të njohë për së afërmi kinematografinë kosovare.

Është hera ime e parë që vij në Kosovë. Do të doja të bëja një film për Kosovën dhe për këtë jam duke gjurmuar më tepër vendin dhe po shikoj se si është jeta këtu. Do të shohim se çka sjell e ardhmja”, ka thënë Lucaj. “Është vështirë të bësh filma nëse e kemi parasysh vendin ku jetoni, por ajo që më së shumti u duhet filmbërësve është një rrëfim i mirë”, ka shtuar ai.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi