Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Asus do te lancoje ultralaptopin S101

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Asus do te lancoje ultralaptopin S101

Mesazh nga C.r.b.n prej Sat Sep 11, 2010 12:18 pm

Prodhuesi tajvanez i kompjuterëve “Asus” së shpejti do të lëshojë në treg ultralaptopin S101, kanë njoftuar në Taipei. Kompjuteri S101, i cili ende është në fazë të prototipit, është shumë i hollë, mes 1.6 dhe 2.1 centimetra, derisa trashësia e paraardhësve të tij ka qenë më e madhe për rreth dhjetë milimetra.

Ky kompjuter, pesha e të cilit do të duhej të ishte diç më e vogël se një kilogramë, përmban memorien SSD (Solid-State Drive) prej 32 dhe 64 gigabajt, procesor “Atom” të prodhuesit amerikan Intel prej 1.6 gigaherc dhe ekran prej 10.2 inçësh.

Pajisja, sipas thashethemeve elektronike franceze, do të duhej të paraqitej në treg kah mesi i muajit shtator të këtij viti me çmim në mes 699 e 899 dollarë (apo 450 e 585 euro).

Kompania “Asus” planifikon që me ofertën e kompjuterit S101 t’i joshë blerësit të cilët duan të blejnë laptopë me performansa diç më të dobëta, por i lirë edhe ultra i lehtë.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi