Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Facebook, rrjeti shoqeror me i vizituar ne internet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Facebook, rrjeti shoqeror me i vizituar ne internet

Mesazh nga C.r.b.n prej Sat Sep 11, 2010 12:20 pm

Facebook është rrjeti më i vizituar shoqëror në internet, e me këtë titull deri pak kohë më parë ka mundur të mburrej konkurrenti i tij MySpace, sipas të dhënave të agjencisë së specializuar comScore.

Në muajin qershorin Facebook është vizituar nga më shumë se 132 milionë njerëz, derisa MySpace rreth 117.5 milionë, thekson comScore.

Përpjekjet e Facebook që t’u përshtatet gjuhëve dhe vendeve të ndryshme kanë rezultuar me sukses, prandaj ky portal ka arritur të ngjitet në vendin më të lartë të listës së popullaritetit.

“Falë pamjes e cila i është përshtatur më mirë tregjeve lokale, portali po mbahet më me sukses sesa konkurrenca, prandaj edhe mbizotëron në disa tregje në të cilat deri para një viti ka qenë shumë pak i pranishëm”, ka thënë Jack Flanagan, zëvendëskryetar i comScore.

Në Amerikën Veriore Facebook ka 49 milionë përdorues, por edhe Evropa shpejt po e kompenson vonesën e vet, thekson comScore. Gjatë muajit qershor të këtij viti Facebook është vizituar nga 35.2 milionë evropianë, që është më shumë se tre herë se një muaj më parë.

Në muajin qershor të vitit 2008 dy herë më shumë vizitorë ka pasur portali Hi5, derisa Orkut, Bebo e Friendster kanë shënuar rritje të numrit të vizitore prej 30 për qind.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi