Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Fundi i perdoruesve te kopjeve ilegale te Windows XP

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fundi i perdoruesve te kopjeve ilegale te Windows XP

Mesazh nga C.r.b.n prej Sat Sep 11, 2010 12:26 pm

Microsoft ka vendosur të bëj edhe hap tutje në luftë kundër pronarëve të kopjeve ilegale të Windows, të cilët, dorën në zemër, janë më shumë sesa ata legal. Kanë kaluar rreth dy vite prej paraqitjes së mekanizmit të Microsoftit, WGA, apo Windows Genuine Advantage Notification detyra parësore e të cilit ka qenë njoftimi i përdoruesve se janë duke përdorë kopje ilegale të Windows-it (sikur nuk e kanë ditur secili pa i thënë askush).

Natyrisht, kjo ‘pengesë’ shpejt është kaluar nga ana e atyre të cilët merren me softuer ilegal. WGA nga kjo javë është avancuar edhe më, prandaj prej tani e tutje Windows XP-të ilegalë do të bëjnë që sipërfaqja punuese e përdoruesit të bëhet krejt e zezë, një gjë që do të paraqitet ëdo gjashtëdhjetë minuta të përdorimit të kopjes ilegale të Windows.

Pos “errësimit” të ekranit, në pjesën e tij të poshtme do të paraqitet një porosi transparente për faktin se ju jeni duke përdorë kopje ilegale të Windows. Të gjitha këto telashe, natyrisht, mund të hiqen qafësh duke instaluar softuerin origjinal.

E tani ajo ana pozitive për të gjithë ju ‘dashakëqij” të cilët përdorni kopje ilegale të softuerit, nëse i bëni azhurnim (update) sistemit tuaj operativ vetëm ‘hidhjani syrin” asaj që po instaloni, sepse ndoshta nuk dëshironi të instaloni WGA Notifications. Mirëpo, siç qëndron kjo punë në botën e informatikës, kur prodhuesi ia vendos përdoruesit ndonjë problem, ky gjithmonë e gjen formën për ta anashkaluar.
avatar
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi