Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apple paraqet iPod Nano te ri

Shko poshtë

 Apple paraqet iPod Nano te ri Empty Apple paraqet iPod Nano te ri

Mesazh nga C.r.b.n Sat Sep 11, 2010 12:29 pm

Ngjarjet nga Apple, kur paraqiten produktet e reja, gjithmonë janë diçka e veçantë, e kjo pikërisht për pluhurin e madh i cili qohet rreth tyre. Kësaj radhe, Steve Jobs nuk ka paraqitur asgjë revolucionare, mirëpo ka pasur edhe disa gjëra interesante, në mesin e të cilave - për ne është iPod Nano i ri.

Apple në ngjarjen e emëruar ‘Let’s Rock’ ka paraqitur të gjitha ato që janë pritur, por jo edhe më shumë se kjo. Për fillim, në të janë iTunes 8, të cilat sjellin disa risi të mira – para së gjithash mënyra e re, inteligjente e organizimit të koleksionit tuaj muzikor, e emëruar Genius, si dhe mundësia e shkarkimit të video përmbajtjeve në rezolucion high definition (HD).

Janë paraqitur edhe një sërë aplikacionesh dhe firmuare (2.1) i ri për iPhone, mirëpo pjesa më interesante e prezantimit megjithatë ka qenë iPod Nano i ri. Kjo pajisje ka përjetuar disa ndryshime shumë interesante, mirëpo prapëseprapë është ai iPod-i i vjetër e i mirë, që do të thotë se, nuk janë nisur gjërat në drejtimin në të cilin është duke shkuar iPhone.

Risitë janë jashtëzakonisht të vogla, shtëpizë e lakuar nga alumini (edhe xhami është i lakuar) si dhe mundësia e blerjes në një varg ngjyrash të ndryshme. Në të gjendet edhe sensori i lëvizjeve, që do të thotë se iPod Nanon e ri, për shembull, mund ta tundni për të kaluar në këngën e radhës. Në të gjendet edhe mbështetja për video, derisa bateria Nanon do ta mbajë rreth 24 orë të dëgjimit të muzikës dhe katër orë të shikimit të video materialeve.

Steve Jobs ka zbuluar edhe versionin e ri të iPod Touch, diç më të hollë, me mbështetje më të mirë për grafikën 3D dhe sensorin e lëvizjeve, si dhe me një varg imtësirash tjera.

Megjithatë, mbi të gjitha, nuk është paraqitur asgjë që nuk është pritur. Kompanisë Apple me të vërtetë po i ecën mbarë shitja e pajisjeve mobile multimediale dhe këtë do ta vazhdojë për aq gjatë sa t’i ecën kështu.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi