Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Nokia e re per adhuruesit e muzikes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nokia e re per adhuruesit e muzikes

Mesazh nga Linddt prej Sun Sep 12, 2010 6:00 pm

Nga punëtoria e gjigantit finlandez të telefonisë mobile na vjen një celular shumë interesant pa tastierë dhe me ekran të madh të ndjeshëm në prekje.

Nokia 5800 XpressMusic është diçka që më afërmi do të mund ta quanim ‘vrasës’ i iPhone, e që vjen nga tabori i Nokias.

Bëhet fjalë për një telefon të mençur (smartphone) i cili fizikisht është i ngjashëm me iPhone me ekran të madh 3.2 inçësh dhe rezolucion prej 640×360 pikselash. Në të gjendet edhe kamera me auto-fokus, me blic të dyfishtë LED, rezolucion prej 3.2 megapikselash dhe optikë të Carl Zeiss.

Sa u përket lidhjeve, në të gjenden HSDPA e WiFi si dhe qasja 3.5 milimetërshe, derisa memoria mund të zgjerohet deri në 16 GB microSD me anë të kartelave të memories.

Që të mos mbetet me asgjë prapa pajisjes së kompanisë Apple, Nokia ia ka shtuar modelit 5800 edhe GPS-në. Ajo çfarë na intereson është se sa mirë do të punojë në platformën Symbian S60 5th Edition, sepse e dimë që aty iPhone është më i forti.

Nokia 5800 XpressMusic do të duhej të paraqitej në treg në fillim të vitit të ardhshëm me çmim tani për tani të panjohur.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi