Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Internet Explorer edhe Firefox humbin pjesemarrje ne treg

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Internet Explorer edhe Firefox humbin pjesemarrje ne treg

Mesazh nga Linddt prej Sun Sep 12, 2010 6:01 pm

Edhe pse tregu i shfletuesve të internetit është larg një beteje të ashpër, Internet Explorer nga Microsoft edhe më tutje është sundimtar i papërkulshëm. Mirëpo gjërat edhe në këtë industri interesante për ne po ndryshojnë.

Ekspertët e kompanisë Net Applications, më saktësisht filiali i cili merret me produkte apo shërbime të caktuara në treg, çdo muaj raporton mbi ndryshimet të cilat ndodhin. Muajin e kaluar, kanë shënuar trendin e rënies së pjesëmarrjes së Internet Explorerit, mirëpo gjithashtu edhe të Firefoxit.

Sipas të dhënave të Net Applications për muajin shtator, Internet Explorer ka humbur edhe 0.63 për qind shtesë të pjesëmarrjes në krahasim me të dhënat e muajit të mëhershëm, mirëpo ende gjendet në vendin e parë me 71.52 për qind të pjesëmarrjes. Sigurisht në vendin e dyte gjendet Firefox me 19.46 për qind të pjesëmarrjes në treg, mirëpo edhe ky shfletues interneti ka shënuar rënie prej 0.22 për qind në raport me të dhënat e muajit gusht.

Rritje të pjesëmarrjes ka shënuar Apple Safari, dhe atë për 0.28 për qind, derisa ende gjendet në vendin e tretë të shfletuesve më të përdorur të internetit me 6.65 për qind të pjesëmarrjes. Rritje ka shënuar edhe Opera të cilës rritja prej 0.07 për qind i ka mundësuar që të zë vendin e pestë me 0.69 të pjesëmarrjes.

Vendi i katërt mbetet i rezervuar për risinë e kësaj liste, Google Chrome, i cili sipas të dhënave të Net Applications ka 0.78 për qind të pjesëmarrjes, mirëpo gjithashtu shënon rënie, dhe atë për më shumë se një për qind.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi