Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

HP paraqiti laptopin e vogel Mini 1000

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

HP paraqiti laptopin e vogel Mini 1000

Mesazh nga Linddt prej Wed Sep 15, 2010 5:20 pm

Tregimi për laptopët e vegjël (netbooks) ngadalë ka filluar të bëhet i mërzitshëm sepse çdo ditë po paraqiten nga një apo dy modele të cilët ngjajnë me njëri-tjetrin si veza me vezën. Kohëve të fundit prodhuesit e tyre po mundohen të kënaqin tregun me modele më të shkëlqyeshme, e në këtë tregim përshtatet edhe modeli Mini 1000 nga HP-ja.

Mini 1000 nga Hewlett-Packard ka performansa solide: Procesor Atom nga Intel i cili punon në 1.6 GHz, ekran 10.2 apo 8.9 inç, që të dy me rezolucion prej 1024 x 600 pikselash, dhe memorie prej 512 MB RAM, një gigabajt apo madje dy.

Sa i përket hapësirës për ruajtjen e të dhënave, në të gjendet disku i fortë me kapacitet prej 60 GB apo me kapacitet SSD prej tetë apo 16 gigabajtësh. Në fund, në të gjendet qasja SD, VGA ueb kamera, WiFi, Bluetooth (si opsion) dhe dy qasje për USB, e nëse zgjidhni SSD në vend të diskut të fortë do të fitoni vend edhe për një kartelë të memories USB flash prej dy, katër apo tetë GB.

Krejt këto janë paketuar në një shtëpizë të bukur të zezë, derisa pajisja vjen me sistemin operativ Windows XP apo me shpërndarjen e Linux MIE të bazuar në Ubuntu. Çmimet do të dallojnë prej 399 deri në 699 dollarë, varësisht nga opsionet e përzgjedhura.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi