Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Windowsi i ri nuk do te irritoje si Vista

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Windowsi i ri nuk do te irritoje si Vista

Mesazh nga Linddt prej Wed Sep 15, 2010 5:22 pm

Versioni i radhës i Microsoft Windows, softuerit i cili definon përvojën kompjuterike për shumicën e njerëzve, gjoja do t’ua hip nervat më pak sesa paraardhësi i tij shumë i dobët, Vista. Nga Microsoft porosisin se shfrytëzuesit e kompjuterëve do të mund të testojnë versionin e ri qysh në fillim të vitit të ardhshëm.

Prodhuesi më i madh në botë i softuerëve gjithashtu është duke punuar në versionin e ri të Word-it, Excel-it dhe elementeve tjera kyçe të paketës Office, programeve më të rëndësishme të Microsoftit të cilat do të mund të punojnë edhe me anë të shfletues të uebit. Sipas mendimit të ekspertëve, kompania amerikane po tenton të përballet me rivalët si kompania Google, e cila ofron përpunim pa pagesë online të fjalëve dhe shfaqjeve tabelore dhe kështu i kërcënohet qendrave më përfituese të Microsoftit.

Lajmet mbi versionin e ri të Windows dhe paketës së Office janë bërë publike në konferencën për programues të cilën e ka organizuar pikërisht Microsoft.

Sistemi operativ i radhës Windows 7 do tu mundësojë përdoruesve të zgjedhin opsionin i cili do tu sigurojë punë me shumë me më pak alarme dhe vërejtje nga kompjuteri i tyre.

Lajmërimet konstante të cilat paralajmërojnë përdoruesit në rreziqet e sigurisë kanë çmendur shumicën e përdoruesve të Vistas.

Siç merr vesh Associated Press, në Windows 7 janë mbajtur disa nga ndryshimet e theksuara në dizajn, e të cilat për herë të parë janë paraqitur pikërisht në Vista, por karakteristikat tjera të Vistas gjithsesi janë larguar.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi