Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Aforizma..

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:33 pm


AJNSHTAJNI: Ka dy konceptime te ndryshme mbi natyren e universit- bota si nje unitet i varur nga njerezimi, dhe bota si realitet i pavarur nga faktori njerezor

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:33 pm

TAGORA: Kur universi yne eshte ne harmoni me njeriun, ate te perjetshmin, atehere ne e pranojme ate si Te verteten, e ndjejme ate si Te bukuren.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:33 pm


AJNSHTAJNI: Ky eshte nje konceptim teresisht njerezor mbi universin.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:34 pm


TAGORA: Bota eshte nje bote e qenies njerezore – pikepamja shkencore mbi te eshte gjithashtu veshtrim i njeriut shkencetar. sirrjedhoje, bota e ndare nga ne, nuk ekziston; eshte nje bote relative,vertetesia e se ciles varet nga ndergjegja jone. Ekziston nje standardi arsyes dhe i kenaqesise qe e ben ate te vertete, standardi i njeriutte perjetshem, pervojat e te cilit jane te mundura permes pervojavetona.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:34 pm



AJNSHTAJNI: Kjo eshte si e kuptojme ekzistencen njerezore.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:34 pm


TAGORA:Po, nje ekzistence e perjetshme. Ne e perceptojme ate permes emocionevedhe veprimeve tona. Edhe njeriun suprem, per te cilin nuk ka kufizimeindividuale, keshtu e perceptojme- permes kufizimeve tona. Shkencamerret me ate qe nuk eshte e kufizuar tek individualja, e shkeputur ngabota njerezore e se vertetes. Feja i merr keto te verteta dhe i lidhato me nevojat tona me te thella. Ndergjegjia jone individuale mbi teverteten merr nje domethenie universale. Feja i jep vlera te vertetes,dhe ne e njohim te verteten si Te Miren permes harmonise tone me te.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:34 pm


AJNSHTAJNI: E verteta, atehere, ose e bukura nuk eshte e pavarur nga njeriu?

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:34 pm

TAGORA: Jo, nuk po them keshtu

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:34 pm

TAGORA: Jo!

AJNSHTAJNI: Pajtohem me kete koncept te se bukures, por jo me ate te se vertetes.


TAGORA: Perse jo? E verteta realizohet nepermjet njeriut.


AJNSHTAJNI: Nuk mund te provoj dot qe konceptimi im eshte i drejte, por kjo eshte feja ime.


TAGORA:E bukura eshte ne idealin e harmonise se persosur, e cila vete eshte neqenien universale; e verteta eshte te kuptuarit e persosur te mendjesuniversale. Ne individet i qasemi asaj nepermjet gabimeve dhedeshtimeve tona, nepermjet pervojes se grumbulluar, nepermjetndergjegjes sone te ndricuar. Ndryshe si mund ta njohim te verteten?


AJNSHTAJNI:Nuk e provoj dot, por une besoj ne argumentimin pitagorian qe e vertetaeshte e pavarur nga qenia njerezore. Eshte problemi i logjikes sevazhdueshmerise.


TAGORA : E verteta, qe eshte ne qenien universale, duhet te jete thelbesisht njerezore; perndryshe, cfaredo qofte qe ne njerezit marrim per te vertete, kurrsesi nuk mund te quhet e vertete. Te pakten, e verteta qe pershkruhet sishkencore dhe qe mund te arrihet nepermjet procesit te logjikes, mefjale te tjera, nga organi i te menduarit i cili eshte njerezor. Sipasfilozofise indiane ekziston Brahman, e verteta absolute, e cila nukmund te konceptohet nga mendja e vetmuar e individit as te pershkruhetme fjale, por mund te realizohet vetem duke e bere individin nje te vetemme pafundesine e tij. Por nje e vertete e tille nuk i perket shkences.Natyra e se vertetes qe po diskutojme eshte pamja e dukshme, qe do tethote se eshte cfare i duket e vertete mendjes njerezore,-prandaj dheeshte njerezore-, dhe mund ta quajme maya* ose iluzion. (* Nefilozofine indiane , maya shpreh boten iluzore te shqisave.)


AJNSHTAJNI: Nuk eshte iluzion i individit por i species.


TAGORA: Por edhe speciet i perkasin nje njesie, njerezimit. Prandaj mendja njerezore si nje e tere realizon te verteten. Mendja indiane dhe europiane nderpriten ne nje realizim te perbashket.


AJNSHTAJNI:Ne gjermanisht fjala 'specie' perdoret per gjithe qeniet njerezore. Nefakt duhej te perfshiheshin bile edhe majmunet e bretkocat. Problemieshte nese e verteta eshte e pavarur nga ndergjegja jone.


TAGORA:Cfare ne quajme 'e verteta' gjendet ne harmonine racionale midisaspekteve subjektive dhe objektive te realitetit, aspekte keto qe sebashku i perkasin njeriut mbipersonal.


AJNSHTAJNI:Ne bejme disa gjera me mendjen tone, bile edhe ne jeten e perditshme,per te cilat nuk jemi te pergjegjshem. Mendja i njeh realitetet jashtetyre, pavaresisht prej tyre. Per shembell askush mund te mos jete nekete shtepi e megjithate nje tavoline eshte atje e nuk leviz nga vendi.


TAGORA:Po, mbetet jashte mendjes se individit, por jo jashte mendjesuniversale. Tavolina perfaqeson cfare eshte e perceptueshme nga ajofare ndergjegjeje qe ne posedojme.


AJNSHTAJNI: Neqoftese askush nuk eshte ne ate shtepigjithsesi tavolina do te ekzistoje, por nderkaq do te ishte jolegjitimenga pikpamja juaj sepse ne nuk mundemi te shpjegojme dot c'kuptim ka qetavolina eshte atje pavaresisht nga ne. Pikpamja jone natyrore nelidhje me ekzistencen e te vertetes pavaresisht nga njerezimi nuk mundte shpjegohet ose provohet dot, por eshte nje besim te cilit askush nukmund t'i shpetoje, bile as qeniet primitive. Ne i veshim te vertetesnje objektivitet mbinjerezor. Eshte e domosdoshme per ne ky realitet, icili eshte i pavarur nga ekzistenca jone dhe pervoja e mendjeve tona ,megjithese ne nuk mund te themi dot c'kuptim ka ai.


TAGORA: Ne cdo rast, nese ekziston cfaredo e vertete e pavarur nga njerezimi, atehere per ne ajo eshte absolutisht inekzistente.


AJNSHTAJNI: Atehere une jam me fetar nga c'jeni ju.


TAGORA: Feja ime qendron ne pajtimin e njeriut mbipersonal, shpirtit universal me qenien time individuale.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:35 pm

I pasur bëhesh me dituri, jo me flori; dhe i madh bëhesh me mendje, jo me moshë.

Njerëzit çmohen nga lartësia e shpirtit, nga gjerësia e mendjes dhe bukuria e pamjes.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:35 pm

Cdokush kerkon nga jeta Lumturi....Po ckuptim do kishte Jeta po te ishte aq perfekte...!!?

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga No.i.d prej Thu Oct 21, 2010 9:35 pm

Gjithë jetën
Robëruar nga rutina.
Rutinë biologjike, rutinë pune
Rutinë diktuar zyrtarisht
Rutinë mbijetese

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aforizma..

Mesazh nga Sponsored content Today at 1:49 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi