Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorena, shqiptarja që po trondit Italinë me fotot nudo

Shko poshtë

Lorena, shqiptarja që po trondit Italinë me fotot nudo Empty Lorena, shqiptarja që po trondit Italinë me fotot nudo

Mesazh nga viola Fri Nov 05, 2010 9:48 am

Lorena, shqiptarja që po trondit Italinë me fotot nudo Lorena-Cika-300x205

Në një bisedë të zakonshme të lë përshtypjen e vajzës së turpshme, por kur shkel në pasarelë bota është nën këmbët e saj.
Mund të quhej “miss trishtimi”, sepse ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të
njohur në Itali, si Franco Fontava apo Adolfo Tavilla në sajë të
portretit të egër, e që buzëqeshjen nuk e dhuron lehtë. Është Lorena
Çika, që ka idhull Klaudia Shifer, dhe që është vajzë e ndjeshme,
romantike dhe shumë e butë.
Por kur pozon, i ngjason një “bishe” të
vogël. I ka hyrë modës që 14 vjeçe për kompani dhe marka të ndryshme në
Itali, dhe tani është në pritje të ofertave të mëdha. Por mendimi për
t’u rikthyer në Shqipëri, i ka kaluar rrëmbimthi në mendje, sepse në çdo
moment dorëzohet nga prapaskenat e asaj botë, dhe mendon se ndoshta nuk
është botë për të. Sepse thellë është vajzë e brishtë. “Nëse do të
kthehesha në Tiranë, do të ishte një arsye shumë e fortë, dhe ndoshta
fillimi i një shkolle këtu”. Ka ardhur të kalojë pushimet në Shqipëri,
por nuk e fsheh që është në moment reflektimi për jetën e saj. E ka
nisur si miss, pastaj si modele, dhe ka pasion aktrimin.
Por tani
gjithçka ka dashur ta bëjë e ka bërë për art, edhe pse nuk kërkon të
bëhet e famshme. E pranon që nuk ndjehet e lumtur, dhe jeton në një
Itali të madhe, ku konkurenca është e fortë dhe ku racizmi ekziston
ende. Sapo ka kaluar një eksperienë të tillë gjatë provimit për
mbrojtjen e diplomës për designe.
Tregon se provimi i diplomës në
shkollën 5 vjeçare të modës, që sapo përfundoi ishte një racizëm i hapur
ndaj vajzave shqiptare. Nuk i kishte ndodhur më parë të mërzitej aq
shumë dhe të binte 5 kg në peshë, kur tregon se si mori një goxha të
bërtitur nga kryetarja e komisionit të provimit, kur ajo mori vesh që
vajza ishte shqiptare.
E di shumë mirë se bota e modës nuk është
fushë me lule. Ka shumë fallsitet e prapaskena. “Që të shpëtosh, duhet
të punosh vazhdimisht”, tregon Lorena. Por ajo të paktën aparatin
fotografik, nuk ta braktiste kurrë.” Ndoshta kam qenë me fat, që
fotografët kanë qenë të aftë të nxjerrin anët e mia më të mira të
karakterit tim, edhe kur bëhet fjalë për topless”. Po si e shikon ajo
pozimin nudo? “Arti i nudos nuk ka lindur sot, është i vjetër sa e
gjithë bota dhe i miklon të gjithë sepse është i bukur”, thotë Lorena.
Dhe
një topless nga ajo është shumë trullosës, edhe pse ajo këmbëngul, që
nuk është pika e saj më e fortë si fotomodele. Është buzëqeshja e
pashfaqur, ajo që i tërheq më shumë njerëzit tek ajo. Po ashtu Lorena ka
mësuar se arti nuk ka norma, rregulla e paragjykime. Ajo ka marrë
guximin duke shkelur në rrugë, që moshataret e saj ndoshta nuk guxonin
asnjëhere. “Për mua, fotografia dhe sfilimi mbi tapetin e pasarelës,
janë magjia vetë. Kur shkel aty, jetoj në tjetër botë, shishijoj dritat e
prozhektorëve, sytë e njerëzve që më ndjekin. Shkel në tjetër
realitet”.
RASTËSIA QË E PËRFSHIU NË MODË
Gjashtë vite më parë
Lorena mbërriti në Siena të Italisë, për të vazhduar shkollën e
stilimit. Dhe kjo jo se kishte ndonjë prirje të veçantë për design, por
sepse i kishte hyrë botës së artit që e vogël, dhe dëshirontë të mbetej
në këtë fushë. E ky ishte vetëm një fillim.
Historia e saj për të
hyrë në fushën e modës ishte aq spontane sa ndërsa shoqëronte shoqen, në
një kast për modele, zgjedhin pikërisht Lorenën dhe jo shoqen. E kjo
nuk është një histori e stisur, por kështu i kishte ndodhur me të
vërtetë. Konkurset e bukurisë, ishin shansi që mund t’i krijonin
mundësinë për të hyrë në fushën e modës. Edhe pse nuk kishte fitonte të
ardhura, ajo merrte pjesë në pothuaj çdo konkurs bukurie, dhe kjo për të
patur një CV e mirë, që do ta favorizonte për t’i hyrë botës së modës.
Por këto ishin si gara, fatsjellëse, pasi po i fitonte konkurset, që në
tri vitet e para të qëndrimit në Itali. Shumë shpejt arriti të ishte në
nga modelet e kërkuara të Agjencisë Altamoda, duke arritur në 300 euro
shpreblim për sfilatë. Më pas kaloi në Agjencinë Nice Models”.
Shumicën
e kohës ia merrte studimi për “design”, edhe pse thellëthellë, i vetmi
profesion i saj dhe për 10 vite do jetë ai i modeles. Pak më parë u
shfaq tek “Rai Uno”, si valetë përkrah këngëtarit Gigi D’alessio, vetëm
një provë 24 orë dhe u gjend në studion e madhe në RAI. Ishte një dalje,
televizive, që solli njohje të reja në fushën profesionale. Dhe mund të
quhej fat, kur la Shqipërinë sapo kishte mbushur 14 vjeç. Nuk kishte
ndonjë eksperincë të veçantë artistike, veçse disa emisioneve për fëmijë
në radio dhe TV Alba, që kur ishte 11 vjeç.
viola
viola
Homie
Homie

Numri i postimeve : 263
PIKE : 369
Popullariteti Popullariteti : 6
Data e regjistrimit : 09/07/2010
Vendbanimi : Pejë/Gjermani

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi