Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Genta e fillon vitin e ri me këngë të vjedhura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Genta e fillon vitin e ri me këngë të vjedhura

Mesazh nga viola prej Mon Jan 03, 2011 12:44 pm



Seksi këngëtarja Genta Ismajli sapo ka lançuar një këngë të re me titull “Pse
ike” të cilën e ka promovuar nëpër xhirimet televizive në televizionet
kosovare dhe nëpër videokasetat e ndryshmeKënga e Gentës është pëlqyer
shumë, por shumica nuk e dinë versionin origjinal derisa ne jemi vënë në
hulumtim dhe kemi zbuluar versionin e publikuar tre vite më parë.Ka pak
ditë që kjo këngë është hedhur në youtube dhe menjëherë janë hedhur
dyshimet që kjo këngë është plagjiat nga një këngë serbe. Edhe këtë
rradhë Genta nuk i shpëton huazimit duke u hedhur në “gjah” pas një hiti
të vjetër serb që e ka kënduar grupi i njohur “Djogani” ndërsa është
publikuar në Serbi në vitin 2008, kurse kënga titullohej “Znam ja” që në
shqip do të thotë “E di unë”.Djogani është grup tepër i njohur gati në
gjithë Ballkanin, ndërkohë të njejtët më herët ishin akuzuar për vjedhje
të një kënge nga këngëtarja Arta Bajrami, e cila kishte paralajmëruar
edhe padi ndaj tyre për shkak të shkeljes së të drejtave të
autorit.Ndoshta Genta do të arsyetohet përsëri edhe këtë rradhë duke i’u
hedhur fajin vet kompozitorëve pasi disa herë e ka theksuar atë nëpër
intervista të ndryshme. E teksa të gjithë mundohen të duken dhe të
shfaqen origjinale, viti 2011 për Gentën do të jetë një fillim me këngë
të huauzara siç ishte dhe fillimi i karierës së saj…!!

E
këto ditë përveç pregaditjeve për xhirime nëpët televizionet në Kosovë
dhe koncerteve të shumta, ka ndarë kohë dhe për të realizuar disa sete
me fotografi tek fotografi Avni Selmani për një revistë prestigjioze në
Kosovë.

Për momentin atje po zhvillohet një “luftë” mes
këngëtareve të estradës se cila do të fitojë më shumë “cover”-a nëpër
revista të ndryshme dhe hapësirë mediale më të madhe, pasi kur janë në
pyetje numrat festiv dhe special atëherë dhe interesimi i këngëtareve
është më i madh.

Televizioni Klan Kosova të shtunën e kaluar ka
regjistruar realizimin e setit me Genta Ismajlin e cila me disa veshje
ekstravagante pozonte për fotografin e njohur./Blerand Rexhepi/

viola
Homie
Homie

Numri i postimeve : 263
PIKE : 369
Popullariteti Popullariteti : 6
Data e regjistrimit : 09/07/2010
Vendbanimi : Pejë/Gjermani

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi