Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Qentë dhe macet nuk janë shkaktues të alergjive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qentë dhe macet nuk janë shkaktues të alergjive

Mesazh nga Linddt prej Thu Jun 30, 2011 8:32 pm

Fëmijët të cilët janë rritur pranë maceve dhe qenve kanë shumë më pak alergji dhe vështirësi tjera shëndetësore të lidhura me imunitetin.

Ekspertët kanë vërtetuar se nuk ekzistojnë lidhshmëri në mes të rrezikut për alergji dhe pranisë së kafshëve të përkëdhelura në shtëpi.

Alergjitë- sëmundjet e kohës moderne, gjithnjë e më shumë po paraqiten te familjet, e sidomos te fëmijët. Shumë prindër, pas lindjes së fëmijës ose me shfaqjen e simptomave të para të alergjisë, i largojnë pa të drejtë lafshët nga shtëpia.

Studimet e shkencëtarëve amerikanë nga Detroiti kanë treguar se mbajtja e kafshëve të përkëdhelura në shtëpi, në veçanti qenve dhe maceve, në moshë të hershme të fëmijërisë, madje ndikon pozitivisht në forcimin e imunitetit.

Fëmijët të cilët janë rritur në prani të maceve kanë shumë më pak prirje për të zhvilluar alergji dhe probleme tjera shëndetësore. Ekspertët pohojnë se nuk ekziston lidhje në mes të gjasave reale për zhvillimin e alergjisë dhe pranisë së kafshëve të përkëdhelura në shtëpi (ose kopsht) në muajt e parë të jetës së fëmijës.

Ky lajm, padyshim se do t’i gëzojë të gjithë ata që shqetësohen se kafsha mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.

Megjithatë, duhet pasur kujdes nga sëmundjet tjera për të cilat kafshët janë bartës. Në rastin e maceve duhet pasur kujdes gjatë shtatzënisë për shkak të toksoplazmozës. Tërbimi është një tjetër shqetësim nga i cili duhet të kihet kujdes në rast të mbajtjes së qenve apo maceve në shtëpi

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi