Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj

Mesazh nga Linddt prej Thu Jun 30, 2011 8:42 pm

Gjaku është i ndarë në katër grupe, në bazë të ekzistimit të proteinave të caktuara në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve). Ekzistojnë grupet e gjakut A, B, AB dhe O. Sistemi ABO i grupeve të gjakut përcaktohet nga gjeni, i cili ka tre kategori të ndryshme: A, B dhe O.

Këta tre nëngrupe mund të kombinohen në gjashtë forma të mundshme, duke përcaktuar gjashtë gjenotipe të ndryshme. Grupet e gjakut A dhe B janë dominuese në raport me grupin O të gjakut, ndërsa ndërmjet vete janë kodominuese.

Personat të cilët kanë gjenotipet AA ose AO kanë grupin e gjakut A, sepse në sipërfaqen e eritrociteve të tyre gjendet antigjeni A. Ngjashëm është edhe te personat me grupin e gjakut B (gjenotipet BB dhe BO), te këta në sipërfaqe të eritrociteve gjendet antigjeni B. Në rastet kur në sipërfaqe të eritrociteve gjenden në çift me kromozome homologe antigjenet A dhe B (gjenotipi AB), atëherë personi i caktuar do të ketë të dy antigjenet, A dhe B, kështu që grupi i tij i gjakut do të jetë AB. Personat me grupin e gjakut O (gjenotipi OO) nuk përmbajnë asnjërin nga antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Grupet e gjakut

të prindërve


Grupet e mundshme

të gjakut te fëmija


Grupet e gjakut që

nuk mund t’i ketë fëmija

A A


A,O


B, AB

A B


A, B, AB, O


-

A AB


A, B, AB


O

A O


A, O


B, AB

B B


B, O


A, AB

B AB


A, B, AB


O

B O


B, O


A, AB

AB AB


A, B, AB


O

AB O


A, B


AB, O

O O


O


A, B, AB



Personi me grupin e gjakut O nuk mund të pranojë gjak nga grupet A, B dhe AB, ndërsa bartësi i grupit të gjakut AB nuk mund t’u japë gjak grupeve A, B dhe O. Kështu, për grupin O të gjakut thuhet se është dhënës universal (sepse personat me cilindo grup të gjakut mund të pranojnë gjak nga grupi O), ndërsa për grupin AB thuhet se është marrës universal (pasi personi që ka këtë grup të gjakut mund të pranojë gjak nga të gjitha grupet tjera të gjakut)

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi