Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Zgjidhet Matrica 248 dimensionale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zgjidhet Matrica 248 dimensionale

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 01, 2011 12:23 am

Struktura është përshkruar të jetë në formën e një matrice të madhe e të gjerë

Një staf ndërkombëtar matematikanësh ka detajuar një strukturë të madhe kompleksi numerik, që është zbuluar më shumë se një shekull më parë. Hartimi i një strukture 248 dimensionale, e quajtur E8, ka marrë katër vite pune, sipas studiuesve. E8 përshkruan objekte simetrike. Grupi që është marrë me prodhimin dhe zgjidhjen e kësaj matrice shprehet se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë fushat e fizikës, në të cilat përdoren më shumë se katër dimensione, siç është Teoria e Vijës së Drejtë. Kjo matricë gjigante futet në të ashtuquajturat “Lie Goup”, duke përshkruar objektet simetrike për nder të matematikanit norvegjez Sophus Lie, që bëri këtë zbulim në shekullin e 19-të. Strukturat e njohura si rruzujt dhe konet kanë simetri në tre dimensione dhe ato përshkruhen në grupin “Lie”. E8 është shumë herë më e madhe. "Ajo që të tërheq më shumë në studimin E8 është se ajo është po aq e komplikuar sa ç’është edhe simetrike”, shprehet David Vogan, nga Instituti i Teknologjisë të Massachussetts (MIT) në US. Ai, gjithashtu, po prezanton rezultatet e (MIT) në leksionet e tij të titulluara “Tabelat e karaktereve për E8” ose “Si u shkrua dhe u zgjidh matrica 453,060 x 453,060”. Konceptualizimi, stilimi dhe kalkulimi u krye në sajë të një stafi prej 19 matematikanësh për katër vite. Kompjuterizimi final u krye për më shumë se tre ditë me anë të një super-kompjuteri Sage.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi