Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Adriana Lima, ja si arrin te kete forma perfekte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Adriana Lima, ja si arrin te kete forma perfekte

Mesazh nga Linddt prej Fri Jul 01, 2011 11:46 am

Braziliania Adriana Lima është modelja më sensuale e momentit. Ajo është më e gjurmuara nga mediat, gjithmonë në fokus të fotografëve dhe një nga femrat më të bukura të botës.

Format e bukura dhe të lakueshme janë rezultat i ushtrimit të saj të preferuar që është Copoeira. Ky është një kombinim brazilian i kërcimit, akrobacive muzikore dhe koreografisë. Modelja është besnike e ushqimit të saj të origjinës, atij brazilian. Adriana nuk është vetëm një femër me trup të bronztë sensual, fytyra e saj tërheqëse e bën femrën simbol, ku bukuria dhe eleganca bashkëjetojnë natyrshëm.

Sekreti i fytyrës së saj plot shkëlqim dhe shprehi është se pushon shumë, shmang lodhjen e tepruar dhe konsumon shumë ujë. Lima 25-vjeçare ruan po atë freski që ka pasur, kur sfiloi për herë të parë në moshë shumë të re. Veç pushimit, Adriana rezervon edhe orët e saj sportive.

Dieta e të ushtruarit sillet rreth vendit të origjinës së saj. Tërësisht fanatike Lima ndaj ushqimeve, sportit, kërcimit brazilian. Por si arrin modelja e preferuar e Victoria’s Secrets të mos i dalë asnjë milimetër nga korniza e femrës elegante dhe gjithmonë impresionuese?

Përveç sportit dhe kërcimit, ushqimi i zgjedhur është pjesë e sekretit të saj të bukurisë. Dieta e saj ushqimore quhet zgjedhja e porcioneve të duhura.
Dieta e përditshme që ajo ndjek bazohet te zgjedhja e sasisë së duhur të porcioneve. Konsumo gjithçka, por në sasi të vogël. E mira e kësaj diete është se njeriu nuk ndihet i privuar nga asnjë lloj ushqimi. Kjo lloj diete duhet të jetë e këshilluar nga dietologu që i rekomandon gjithkujt ushqimet, për të cilat ka nevojë. Kështu eliminohen gatimet që nuk kanë asnjë lloj vlere ushqimore.

Njerëzit që zgjedhin këtë dietë kanë mundësi t’i konsumojnë edhe ushqimet me kalori që për disa të tjerë janë të ndaluara. Por kujdes! Gjithmonë në porcione të vogla!

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi