Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albumi i Bleona Qerretit “Ti nuk di as me ma lyp” ishte shitur në 400 mijë kopje

Shko poshtë

Albumi i Bleona Qerretit “Ti nuk di as me ma lyp” ishte shitur në 400 mijë kopje Empty Albumi i Bleona Qerretit “Ti nuk di as me ma lyp” ishte shitur në 400 mijë kopje

Mesazh nga Linddt Fri Aug 19, 2011 11:55 am

Albumi i Bleona Qerretit “Ti nuk di as me ma lyp” ishte shitur në 400 mijë kopje Bleona-Qerreti

Këngë me Timbaland, “Madona shqiptare”, xhirime në studion e Michael Jackson, tapet i kuq, vardisje e meshkujve të famshëm dhe pas të gjitha këtyre, qëndron vetë këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti.

Të paktën me deklarata dhe shkrime në gjuhën angleze, që janë publikuar në sajtin e saj personal, www.bleonaqereti.com, i rifreskuar javët e fundit.

Një përshkrim për veten, që vështirë se do të guxonin ta bënin edhe divat e vërteta të muzikës ndërkombëtare.

Që në fillimet e karrierës së saj në fëmijëri, Bleona rroku famën dhe tashmë është njëra nga këngëtaret më të famshme në Europë, raporton Panorama plus.

E lindur në Shqipëri dhe e rritur e shkolluar në Europën Perëndimore, në degën e aktrimit, tani në gjakun e saj rrjedh Amerika dhe ka filluar pushtimin e skenës dhe muzikës në New York e Hollywood”, – shkruan Bleona për veten. Më pas, ajo bën një prezantim të pamjes së jashtme të saj, ku flet për bukuri rrëzëlluese dhe buzëqeshje të mrekullueshme. Sigurisht, edhe për aftësitë e saj në gjuhët e huaja e talentin e pabesueshëm në muzikë.

Një paketë talenti gjithçka në një”, shkruan Bleona për veten, duke shtuar se kjo gjë ka bërë që producentët më të mëdhenj të industrisë së Amerikës të punojnë për albumin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas, në sajt shkruan për karrierën e saj që nga mosha 5 vjeç.

Sipas Bleonës, ajo ka qenë pjesëmarrëse e një festivali për fëmijë në Shqipëri, që ngjan me atë të “Micky Mouse” në Amerikë.Si një fëmijë yll në muzikë, ajo rritet duke përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Ballkanik, që u mbajt në Greqi.

Ende adoleshente merr pjesë në festivalin nacional të muzikës së lehtë shqiptare në RTSH, të cilin e krahason me Sanremon e Italisë. Përshkrimi i Bleonës për veten vijon me rrëfimin se si ka arritur të shpallet “Artistja më e mirë e re” gjatë Festivalit të Pranverës në RTSH, me këngën “Lërmëni”. Këtu nis një “shpërthim” i saj… Në vitin 1996, duke përfaqësuar Shqipërinë, Bleona na paska nisur të perfomojë në garat më të mëdha të muzikës në Zvicër, Greqi, Gjermani, Belgjikë, Francë etj, në shtetin e fundit ka shfaqur me sukses videoklipin e parë, të titulluar “Era”.

Me të njëjtat superlative, duke treguar për koncerte, këngë dhe promovime nëpër Europë, Bleona arrin deri te albumi i gjashtë.

Albumi i gjashtë u lançua në vitin 2003, me titullin “Ti nuk din as me ma lyp”. Në vitin 2004, ky album u shit 400 mijë kopje, duke e bërë Bleonën të parën dhe të vetmen këngëtare që ka arritur këtë rekord”, – shkruan Bleona për veten.

Vitin 2005 ajo e paraqet si pushtim të Amerikës nga ana e saj, por që është rikthyer disa herë në Shqipëri për të marrë çmime nëpër festivale të ndryshme, të cilat i krahason me ato të tipit “Grammy Awards” dhe “Video Awards”.

Ajo rrëfen për një “boom” artistik, që në fakt i shtoi edhe një “boom” tjetër dhe e bëri thjesht një këngë. Me shifra klikimesh që flasin me miliona dhe çmime nga më të ndryshmet, ajo vijon të flasë për dy vite të tjera: 2008 dhe 2009.

Në këtë periudhë, Bleona tregon dhe për talentin, suksesin dhe aktivitetet e saj në fushën e modës, ku radhit dhjetëra emra të famshëm.

Vijmë në vitin 2010. Këtu ndalemi pak. Bleona njofton se ka përgatitur 6 këngë me Alex Catrall, Jim Beanz/Timbaland production. Avancojmë në vitin 2011, janar. Sërish një njoftim i tipit të tillë nga Bleona, “po punon për 3 këngë të reja me Timbaland”.

Teksa lexon këtë pasqyrë të dhënash biografie nga Bleona, nga sajti i saj lançohen automatikisht këngët ndër vite. Ndër to, edhe refreni “hiqmu qafe me mashtrime”…
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi