Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 19, 2011 12:04 pm



Ai është një prej më të mirëve në skenën e hip-hopit, në mos më i miri. Fansat e duan, këndojnë hitet e tij.

Ai dhe lirikat e tij të fuqishme prej kolosi po mposhtin secilin nëpër çdo sondazh. Është ai, Festim Arifi i njohur ndryshe si Lyrical Son, krijues i shumë hiteve dhe i mega bashkëpunimit ‘Për Inati T’njoni T’tjetrit Recordz’.
Intervistoi: Arnolld Korenica,Foto: Shinex Photography

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 19, 2011 12:05 pm

Pse Lyrical Son?

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 19, 2011 12:06 pm

Lyrical Son: Që moti e kam këtë problem, ky emër më ka mbetur nga shkolla fillore, kur ekam shkruar një ese, e pata bërë në formë të poezisë. Profesori më tha se ishte shumë lyrikale, pasi ishte ne anglisht, më tha se ishte shumë ‘lyrical’. Atë kohë e kam dëgjuar Tupacun dhe pasi më tha ai ‘lyrical’, atëherë disi më mbeti emri artistik që e kam dhe sot, ‘Lyrical Son’.

Nuk po ndalemi fare në albumet e të kaluarës, pasi hitet e lansuara së fundmi po bëjnë kërdi nëpër top listat kosovare. Nga ideja për super bashkëpunimin “Për Inati T’Njoni T’tjetrit Recordz”, pse ky titull për albumin e ri, kujt i drejtoheni?
Lyrical Son: Së pari po të përgjigjem në pyetjen e fundit. U drejtohemi të gjithë atyre që bëjnë muzikë palidhje, u drejtohemi atyre që i keqtrajtojnë fansat me albume të tirazhit ‘Zoti na rujt’, të magjupve. Ideja ishte e Kreshës, me të cilin jam mik që moti, familjarisht e njoh. Nuk e kam shok, por e kam më shumë se familje. Për mendimin tim ai nuk është një ndër, po është reperi më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.

Ne jemi më të mirët, nuk ka askush që mund të na ndalë. Këto këngë që i kemi bërë nuk janë të fundit, ato janë veq fillimi. Janë edhe 25 këngë të cilat do të regjistrohen pas tetorit. Albumi do të editohet shpejtë, nuk mendoj se do t’ua shesim donjë produksioni. Bashkë me kreshën CD-n e kemi dërguar në ‘fabrikë’ të Zvicrës. Cilësia është më e lartë që mund të ekzistojë, është e njëjtë sikurse e këngëtarëve të mëdhenj botërorë. Është cilësia e lartë, e paguar shtrenjtë dhe e punuar në mënyrë shumë profesionale.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 19, 2011 12:06 pm

A do ta kenë rastin fansat tuaj që ta blejnë albumin, apo vetëm do të kenë qasje që ta shkarkojnë me anë të internetit?

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 19, 2011 12:06 pm

Lyrical Son: Ne kemi menduar shumë thjeshtë ta shesim me produksione, unë e kam parë që nuk ka produksione serioze, nuk kanë shije, nuk guxojnë apo diçka e tillë. Albumi nuk do të lansohet në internet, pasi shtypet nga Zvicra. Javën e ardhshme vjen ‘Limited Edition’ nga Zvicra, janë dy CD nga 13 këngë, do të ketë material në njërën 45 minuta, në tjetrën 49 minuta. ‘Beatat’ janë të punuar nga producentë si K-Master, KiccoBeatz, Big Basta – kanë punuar shumë njerëz, kam punuar unë personalisht. Janë 6-7 producentë që kanë punuar, janë edhe 20 instrumentale të pa shfrytëzuara nga albumi, për atë arsye do të bëjmë edhe 25 këngë nga tetori. Fansat mund ta blejnë albumin nëpër koncerte, do të japim informatat shpejtë. Do të jetë çmim i arsyeshëm për cilësinë që e ka në audio.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Mesazh nga Linddt prej Fri Aug 19, 2011 12:07 pm

Cila këngë për ty Festim është kryesorja në këtë album dhe pse?
Lyrical Son: E para, e dyta, e treta, e katërta, e pesta… të gjitha, të gjitha janë kryesore.

Cila është politika e videoklipeve, sa videoklipe do të ketë albumi i ri. Tashmë kënga “Kon Pe Shan me Nanë” e ka klipin, por duke parë se keni shumë hite sikur “Pa Mu” dhe “Pse T’Fola”, si mendon a ka vend edhe për klipe tjera në të ardhmen dhe me cila produksione preferoni të punoni?
Lyrical Son: Ne nuk jemi duke bërë album siç janë mësuar t’i shohin njerëzit. Janë nga një mijë njerëz çdo natë nëpër diskoteka, gjithmonë është ‘full’. Këta janë njerëz që na nderojnë me vizita dhe me klikimet në internet. Ne duhet t’u kthejmë atyre ashtu si mundemi ne, me muzikë dhe shumë klipe. Nuk jemi duke bërë album vetem me këngë, por edhe me klipe, sepse klipet do të lansohen pas çdo dhjetë dite njëri. Në fakt, kënga pritet të vijë nga Zvicra dhe të përfundojë xhirimet klipi, që do ta bëj bashkë me kreshën. Më pas është kënga tjetër që po e zbuloj, quhet “Shock Tallava” e që do ta punojmë me UrbanGraphics. Janë edhe 5-6 kontrata tjera të nënshkruara me kompani dhe produksione tjera për këngët e albumit.

Keni realizuar edhe shumë bashkëpunime me reperë të ‘labelave’ të ndryshëm. Cili bashkëpunim i pëlqen më shumë Lyricalit?
Lyrical Son: Bashkëpunimet janë të mira, janë ‘nice’, është diçka e re nga publiku. Nuk mund të veçoj ndonjë, do të kisha veçuar vetëm Big bastën pasi është nga Shqipëria dhe një prej reperëve që ka ndiku në repin e Shqipërisë dhe pasi ka marrë pjesë dy herë dhe ka bërë ‘beatat’ e mi. E veçoj edhe reperin Lav’DA, një djalosh i ri nga Mitrovica që është një prej reperëve të ri që do të dëgjohet shumë.

Ledri në një intervistë për Telegrafin kohë më parë kishte deklaruar se do të jetë në albumin e ri të Skillzave një bashkëpunim me ju, a mund ta zbuloni ndonjë detaj të këtij bashkëpunimi?
Lyrical Son: Nuk do të kisha zbuluar asnjë detaj, po ia lëmë publikut ta presë, a do të ketë bashkëpunim apo jo, a do të jetë këngë e mirë apo jo, le të jetë befasi, nuk dua t’ia prishi shijen ekskluzivitetit.

Pse je aq i lidhur me MC Kreshën? Dhe marrëdhëniet e mira me Dj Blunt dhe Real 1, pse?
Lyrical Son: Kreshën nuk e kam shok, e kam familje. Nuk bëhet një pyetje e tillë, ai është djaloshi më i mirë prej të gjithë reperëve tjerë, nuk ka femër që bën fjalë për të, ai është tamam reper, një shqiptar ashtu si duhet të jetë. Me të gjithëve kam marrëdhënie të mira, pos me ata që nuk duan të kenë mirë, e për të cilët është sikur të prishen me Amerikën apo me Amerikën dhe Rusinë bashkë

Pergjigje diplomatike. Me që ra fjala, a keni menduar t’i futeni politikës?
Lyrical Son: Unë jam djali i diplomatit. Asnjëherë nuk kam menduar të futem në politikë, e kam porosi nga babai edhe pse e kam të gjallë dhe të fortë. E përshendes shumë. Është një njeri që kam munduar të bëhem sikurse ai, as 2% nuk jam bërë sikur ai, por më ka thënë që të mos merrem me politikë, pasi ai është marrë më herët me atë punë. Është problem, pasi duhet të kacafytem me njerëzit, ata janë 90% hajna, unë nuk i duroj padrejtësitë, unë nuk jam i korruptuar dhe nuk do të mund të merreshim vesh për ndonjë ‘fore’ nëpër ambasada të huaja. Do të kisha bërë ndonjë ekces dhe do të më kishin larguar menjëherë.

Ku e gjen Lyrical Son inspirimin për tekstet e këngëve, pasi dihet se jeni edhe ‘freestyler’ i mirë?
Lyrical Son: Shumë lehtë është të inspirohesh në Prisshtinë, ku ndodhin 30 milionë gjëra të njëjta çdo ditë, ku sheh të gjitha llojet e ndryshme të njerëzve duke ndenjur së bashku. Unë jam përballur me një politikan, një polic dhe një kriminel, kur të gjithë ishin bashkë në tavolinë, shtatë-tetë lloje të njerëzve së bashku. Inspirimi vjen lehtë, pasi po jetojmë në një anarki, jemi në një ‘getto’ masive. Inspirimi gjendet lehtë. Vetëm dalim në ballkon dhe shumë lehtë është të repovasim dhe të shkruajmë tekste.

Nëpër koncerte dhe këngët tuaja vazhdimisht kritikoni antivlerat e muzikës shqiptare, “Tallavan”. Pse e bëni këtë, kur dihet se shumë prej kolegëve tuaj jetojnë nga kjo muzikë dhe shumë njerëz e duan atë muzikë?
Lyrical Son: Njerëzit duhet t’i lënë ato gjëra, sepse tallavaja nuk është as dy përqindëshi i pasqyrimit të intelektualitetit dhe asaj që quhet shqiptar. Është turp të anashkalojmë Vaqe Zelën, Eli Farën, kompozimet e Çesk Zadesë dhe të gjitha projektet tjera të mëdha të producentëve shqiptarë dhe këngëve të dasmave që kemi ne, që janë shumë të mira dhe ta përzijmë atë muzikë, ta flliqim me tallavanë është turp, ne jemi shqiptarë dhe nuk na nevojitet kjo muzikë.

Kënga “Pse T’Fola” është shndërruar në sensacion ndër të rinjtë shqiptarë. Nuk njiheni për këngë të dashurisë, madje keni kritikuar edhe Shpat Kasapin për këngët e dashurisë. A mendon se “Pse T’Fola” e thyen barrierën e madhe mes këngëve të dashurisë dhe një prej reperëve më të mirë, Lyrical Son?
Lyrical Son: Unë mund të them me plot autoritet që kënga pse “Pse T’Fola”, instrumentalin e saj e kam punuar vet. Kënga erdhi si inspirim i plot filmave që i kam shikuar këto ditë. Unë nuk kam kritikuar askënd që ka kënduar këngë dashurie, unë kam kritikuar ata që kanë bërë këngë dashurie në mënyrë palidhje. Shiko, muzika e re moderne…nuk më ka hije mua që unë të këndoj me gramatikë, pasi nuk e përfaqësoj kështu rininë. Këngë dashurie duhet të jetë realitet, sikur lloji i “Pse T’Fola”, jo të dalim dhe ta bëjmë femrën ‘kulçedër’ apo hyjneshë, ose të vuajmë palidhje. Nuk është këngë dashurie, është thjeshtë një realitet me të cilin përballen të rinjtë.

Me cilin reper ose këngëtare do të kishe dashur të bashkëpunoje në të ardhmen, e me të cilin nuk ke bashkëpunuar deri më sot?
Lyrical Son: Zakonisht unë nuk i zgjedhi mysafirët, mysafirët më zgjedhin mua. Në jetën time shumë pak kam ftuar mysafir, ndoshta më janë imponuar njerëzit. Ajo që dua të them është se unë nuk zgjedhi mysafirët, ata që i kam ftuar nuk kanë qenë reperë, ose kanë qenë reperë shumë të rinj. Tani jemi të përëqndruar në një lloj brendi të ri që e kemi bërë bashkë me MC Kreshën, BimBimmën etj, nuk do t’i zbuloj të gjithë. Jemi “Për Inati T’Njoni T’Tjetrit Recordz”, nuk jemi as ‘label’, as kompani, jemi diçka më shumë, kemi mbi gjashtë producentë, mbi gjashtë tekstshkrues. Shumë shpejtë do të hapet studio dhe mediumet e të gjitha të tjerat janë në plan, janë në projekt.

Çfarë mendon Lyrical Son për këngëtaret e rinj të cilët po dalin në skenë. A mendon se të gjithë janë duke reflektuar vlera dhe janë më të mirët se veteranët e estradës?
Lyrical Son: A e din si, momentalisht Lyrical Son do ta kishte marrë një ‘sitë’ të madhe, aso që filtrojnë miellin dhe të gjithëve do t’i kisha futur dhe pak do të kishin dalur nga ajo. Fakt është që duhet të jetë një juri që duhet të vendosë se kush del në tv dhe kush jo. Edhe këngëtarët e rinj…më merr mendja se nuk dua të harxhoj asnjë frymë të flas për ta, sepse ka pak të talentuar, sepse ata pak janë duke u marrë me mua dhe njerëzit rreth meje. Ka kuantiett, nuk ka kualitet, ka shumë sasi, por pak cilësi. Është ky mendim i të gjithë producentëve, i artistëve me të cilët jemi duke parë se si po prishet imazhi i muzikës shqiptare.

Pse Festimi nuk merr pjesë në festivale?
Lyrical Son: Vetëm me juri profesionale. Festivali që do të mbahet në Zvicër me një milionë njerëz, ku marrin pjesë artistë të tjerë botëror, atëy do të marr pjesë. Kështu që, asni juri deri tani nuk ka qenë competitive, kurrfarë atributi kurrfarë performance nuk ka që të më detyrojë të lodhem për të marrë pjesë në festival. Ato festivale ku kam marrë pjesë në të kaluarën nuk më interesojnë më.

A ke profil ne Facebook apo Twitter?
Lyrical Son: Nuk kam Twitter, nuk e di si duket. Facebook kam pasur deri vonë, zakonisht hy rallë, është dikush tjetër që merret me këtë. Është një djalë nga Peja, është djalosh i ri që jeton në Londër, ai merret me të gjitha gjërat në internet.

A është i dashuruar Festim Arifi?
Lyrical Son: Po të mos kisha qenë nuk do të isha i fejuar. Deri sot po, nesër nuk e di çfarë do të ndodhë. Unazën e kam mbajtur në videoklipet e mia si “Tabullarasa”, “Soldier”, etj. Atë e kam në dorë dhe nuk e heqi.

Pos hip-hopit, me çfarë merret Lyrical Son? Në hitin “Po Pritoj” e keni përmendur fakultetin…
Lyrical Son: Në fakultet jam që nga viti 2002, jam goxha moti student i fakultetit juridik. Pasi ia kam nisur të punojë në KFOR në vitin 2003 dhe pasi e kam lënë atë, kam punuar në biznesin e babait tim. Tani merrem me të kur kam kohë të lirë.

Çfarë mendon për hip-hopin shqiptar?
Lyrical Son: Është hera e parë që mund të mburrem me të, ka reperë, ka talentë, ka MC të mirë, ka këngë shumë të mira dhe ma merr mendja që tani do të dëgjojmë shumë gjëra të mira pasi me Kreshën kemi filluar të punojmë 26 këngë te Enis Presheva. Disa na kanë inat pse këta kështu, pse këta ashtu, dhe pasi na kanë inat, atëherë nga tetori edhe 25 këngë tjera, për të gjithë fansat tonë. Ne nuk jemi në luftë me askënd. Ne jemi në luftë me ata që dëshirojnë të na ndalin. E ata që dëshirojnë të na ndalin nuk po happen, e pasi ata nuk po guxojnë të happen, ne do t’i ngacmojmë nëpër këngë dhe kur të hapen, do të shohim kush janë ata, ku janë ata dhe ku do të mbeten ata.

Në cilin qytet të Kosovës kaloni më mirë?
Lyrical Son: Në Prishtinë, vendlindja ime. Prishtina është Prishtinë.

Çfarë mund të presim në të ardhmen nga Lyrical Son?
Lyrical Son: Janë edhe 25 këngë tjera që do të nisim t’i regjistrojmë nga tetori dhe janë edhe 25 këngë tjera të mia të pa punuara, janë edhe 20 këngë të Kreshës të pa prekura. Momentalisht jemi depo e pa shtershme e rrimave dhe e instrumentaleve. Njerëzit e pëlqejnë produktin, shumë thjeshtë jemi në top formë dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi. Jo 25 këngë, jo 26 këngë, po nga 50 këngën çdo vit fansat do t’i kenë nga ne, e jo të dalim një herë në tri vite me një album të lodhur.

Një mesazh për fansat tuaj…
Lyrical Son: Mos dëgjoni tallava, është muzikë e magjupve, dëgjoni hip-hop, dëgjoni muzikë shqip. Mos jeni të pa punë, mos qëndroni tërë ditën nëpër kafene duke kafshuar lugën e kafes, qoftë me rimorkio dilni në treg dhe fitoni paranë me të cilën mund të mburreni.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I madhi, i vogli – Lyrical Son (Intervist)

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:53 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi