Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

ANEGDOTA

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:29 pm

TRINJAKËT E KOSOVËS
Nëna Kosovë kishte lindur trinjakë: një djalë dhe dy vajza.
Kumbarë ishte sekretari i OKB-së. Vajza e parë quhet Liria, e dyta quhet Negociata, kurse i treti - djali quhet Decentralizimi. Pas një viti vjen emisari i sekretarit të OKB-së dhe i viziton fëmijët. Sekretari e pyeti se si ishin trinjakët e Kosovës.
- Liria është shumë e dobët, ajo ende nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe qanë; Negociata është mirë, asaj i ndihmon Serbia dhe mund të ecën me këmbët e veta; kurse Decentralizimi është i fortë, bile edhe mund të vrapojë, meqë atij po i ndihmon Evropa.
- Mirëpo ti, a i dhurove diçka Lirisë së gjorë? – vazhdoi të pyes sekretari i OKB-së.
- Po, i dhashë një thithë për ta mbajtur në gojë, sepse nuk durohej vaji i saj, - tha emisari i OKB-së.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:30 pm

PROJEKTI I PIRAMIDËS
- E dashur, po shkoj zyrtarisht në Egjipt, - i tha gruas së vet qeveritari i Kosovës.
- Do të hapni Ambasadën e Kosovës, apo?! - e pyeti gruaja me gëzim duke ia lidhur kravatën burrit.
- Jo ambasadë, por do të marrë projektin e Piramidës së Faraonit, - tregoi qeveritari i Kosovë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:31 pm

SHTUPAT PËR VESHË
Një shqiptar nga Gjermania përgatitet për të shkuar për të vizituar Kosovën. Me vete merr edhe shtupat për veshë, që i përdorte gjatë punës në fabrikë.
- Përse po i merr shtupat me vete, në Kosovë nuk ka fare zhurmë fabrikash? - iu drejtua gruaja burrit.
- Eh, moj grua! Piskama e popullit shqiptar për shkak të skamjes dhe mjerimit është më e madhe se zhurma e fabrikave gjermane.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:31 pm

LIGJI PORSI FIZARMONIKA
- Pse qanë kur unë i bie fizarmonikës? Mos vallë, emocionohesh nga muzika? - iu drejtua fizarmonicisti qytetarit përballë.
- S’janë emocione…, Më kujton ligjet jugosllave që herë hapeshin dhe herë mblidheshin porsi ky rrësheku i fizarmonikës sate, - ofshani qytetari.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:31 pm

HALLET E ARGATIT
Në Vushtrri ka qenë dikur një skamnor i papunë, prandaj punonte me mëditje argati tek të pasurit. Një ditë kryetari i komitetit komunal e godit për t´ia pastruar nevojtoren në vilen e tij. Në fund, kur argati e kryen punën, drejtohet tek çifligari i kuq, përndryshe kryetar i komitetit komunal për t´i treguar dhe i kërkon pagën për punën e kryer. Megjithatë pronari i kuq nuk ia paguan tërë mundin duke i thënë se i ka hequr vetëm dhjetë kova m*** nga nevojtorja. Argati më kot mundohet për ta bindur pronarin se i ka hequr 12 kova m***. Argati i revoltuar nga sjellja e keqe e kryetarit grykës del në qytet ku ishte ditë tregu, dhe thotë:
- Merreni me mend, kryetari i komitetit m´i hëngri dy kova m***.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:32 pm

SHEQERI DHE SHPRESA
Ishte kohë e vështirë dhe shpeshherë ndihej mungesa e artikujve kryesor të ushqimit, sidomos vaji dhe sheqeri. Një fshatar kishte zbritur në qytet për të blerë sheqer. Për fat të keq nuk kishte mbetur asnjë kokërr sheqer në shitore, atëherë fshatari iu drejtua tregtarit:
- A ka shpresë, që sheqeri do të vijë së shpejti.
- Shpresë ka, mirëpo sheqer nuk ka, - iu përgjegj tregtari.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:32 pm

LOPA NUK E HA KASHTËN!
- I dashur, ti shkove për të blerë sanë për lopën, kurse më solle kashtë… - tha e gruaja e habitur, kur pa traktorin me kashtë në oborr.
- Eh, moj grua, sana ishte shtrenjtë, ndaj bleva kashtë që edhe tepron, - u përgjigj bashkëshorti.
- Por lopa nuk e ha kashtën, burri im, - tha gruaja.
- Në fillim nuk e ha, pastaj mësohet, - përmbylli me inat bashkëshorti.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:32 pm

A PO QET LOPA TAMBËL
- A po qet lopa tambël, - e pyeti daja nipin.
- Nuk e di sa po qet lopa tambël, veçse dhallë sa po do nana tue i shtue ujë me kofa t´ bunarit, - u përgjigj nipi.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:32 pm

Ç’ ËSHTË DROGA?
- Ç është droga? - e pyeti arsimtari i kimisë një nxënës në klasë.
- …nuk e di, - tha nxënësi duke ulur kokën nga turpi që nuk dinte të përgjigjej, prandaj mori notë të dobët.
- Ti je enverist, prandaj nuk di ç’është droga që ka marrë dheun! - e kritikoi nga keqardhja shoku i bankës.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:33 pm

DERRAT ME KATËR KËMBË
Në kafene qëndrojnë disa qytetarë dhe papritur dëgjojnë lajmin në radiotelevizor.
- ”Një kope derrash me katër këmbë sulmuan një fëmijë në qytet…”, - kështu lajmëroi radiotelevizioni.
- Na bastarduan gjuhën gazetarët, kur dihet që derrat janë me katër këmbë, - ndërhyri burri i nervozuar sapo dëgjoi lajmin.
- Mendoj se radio e tha me vend lajmin… Ai bën dallimin mes derrave me katër këmbë dhe derrave me dy këmbë, - plotësoi i dyti.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:33 pm

I SËMURI MENDOR
Në parkun e qytetit janë ulur disa qytetarë dhe lexojnë shtypin e ditës.
- “I sëmuri mendor hyri brenda në Parlament”, - kështu shkruante në shtypin e ditës.
- Sa keq!… Unë nuk e kam ditur që kryeministri është i sëmuri mendor! - tha me habi qytetari kur lexoi shtypin.
- Ku të kemi fatin që vetëm kryeministri të jetë i sëmuri mendor… - shtoi me keqardhje një pensionist që po kërkonte vend për t’u ulur.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:33 pm

KRENAT E SHQIPONJËS
- Korab, ke harruar t’ia vizatosh krenat e shqiponjës, - pyeti arsimtarja e vizatimit.
- Krenat ia ka marrë Qeveria e Kosovës, arsimtare, - tregoi nxënësi.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:33 pm

SKIFTERI PARA KAMERËS
- A e din pse skifteri nuk e han gjahun menjëherë? - e pyeti njëri shokun e vet.
- Pret derisa t’i dalë shpirti gjahut, - u përgjigj shoku.
- Jo për atë, por dëshiron të dalë para kamerës televizive, - i tregoi shokut.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:34 pm

ARIU DHE KALI
Gjysh, a më shpejt vrapon kali, apo ariu? - pyeti nipi kur pa fotografinë në shtypin ditor që lexonte gjyshi.
Eh, mor bir! Me e shalue ariu kalin, vrapon më shpejt se në gara sportive, - tregoi gjyshi.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:34 pm

I PAFTUARI NË MBLEDHJE
Në një bashkësi lokale mbahet mbledhje, merr pjesë një delegat i Parlamentit të Kosovës. Delegati flet për Rezolutën e OKB-së nr. 1244, të cilën e shënon në tabelë. Të pranishmit në sallë e dëgjojnë me vëmendje delegatin. Një çun kishte rastisur me nënën në sallë, ndaj kur pa numrin në tabelë, delegatit ia tërhoqi vërejtjen.
- Zoti delegat!… Numrat e gjimnastikës i keni shkruar gabim, …duhet shkruar 1-2-3-4.
Disa qytetarë të pranishëm në sallë e qortuan vogëlushin që të dalë prej sallës, se nuk është në klasën e parë fillore, kurse një pjesë prej tyre qeshën për kujdesin e çunit.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:34 pm

FLAMURI ME SHUMË YJE
- Pse po të pengon Flamuri i Kosovës me gjashtë yje, Albin? Flamuri i Amerikës ka 50 yje dhe amerikanët krenohen, - u ankua një pëdëkëist.
- Flamuri amerikan ka 50 yje, sepse është i fortë, kurse ju nuk keni bythë sa Amerika, - ia priti
Albin Kurti.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:34 pm

PACIFISTËT NË KAFENE
Në kafene të qytetit gjinden 7 pacifistë, dhe papritmas ndihet një krismë. A e dini sa pacifistë kanë mbetur në kafene? - pyeti një arsimtari i gjuhës nxënësit në klasë.
- Shoku mësues, asnjë nuk ka mbetur… Si t’ban pushka bam, të gjithë ikin, - tregoi vogëlushi, duke i habitur të tjerët.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:35 pm

LAJME NGA SHTYLLA E TELEFONIT
- Luli, çka po flitet në shtyllën e telefonit? - pyeti njëri kur pa shokun e tij mbështetur në shtyllën e telefonit.
- Po flitet se Serbia do ta kolonizojë Kosovën? - u përgjigj me shpoti shoku i tij.
- Atëherë po e rrëzojmë përtokë shtyllën, - ndërhyri shoku i tij.
- Shtylla nuk ka faj, faj ka qeveria e Kosovës, - ia ktheu Luli.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:35 pm

KUMBARA I VOGËLUSHIT
Një vogëlush, mbante portretin e Ahtisairit në ballë të kasketës, vraponte në drejtim të çerdhes. Një gazetare habitet, pse vogëlushi nuk mban ndonjë portret të dëshmorëve shqiptarë, por pikërisht të Ahtisarit.
- Çka e ke Ahtisarin, vogëlush? - e pyeti gazetari çunin e gëzuar me kasketë.
- Kumbarë… Ai më ka prerë flokët kur kam lindur, … - tregoi vogëlushi me gëzim.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:35 pm

FOTOGRAFIA DHE KUNDËRMIMI
Dy gra bisedonin në kursin e gjuhës angleze.
- Moj motër, çka jam në zor prej mysafirëve, që vijnë gati për çdo mbrëmje, dhe m´u këputën këmbët duke u shërbyer me çaj e kafe, - i tha një grua shoqes së vet gjatë pushimit në klasë.
- Atëherë vendose fotografinë e Titos në mur, mbase mysafirët fyhen dhe nuk vijnë më që t´ju bezdisin, - ia ktheu shoqja e saj.
- Uh, t\marrsha të keqen! Fotografinë e Titos e kemi në ballë të dhomës, mirëpo as kjo nuk ndihmon.
- Atëherë bëj së pakut një erë të keqe që kundërmon dhe mysafirët do të thyejnë qafen, - e përmbylli e dyta.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:35 pm

NJe djal i dergon nje kartolin Baba Dimrit , me ket mbishkrim,
Te lutme ma sjell nje vlla per vite te ri ??

PO BABA DImri kthej mesazhin , ma dergo mamin nje here ?/

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:36 pm

RASHË QË RASHË, PO JU QES EDHE GJOVE



Në një fshat të malësisë së Opojes, si në shumë vende tjera të Kosovës, shkaku varfërisë, njerëzit banonin nën një çati me kafshët shtëpiake. Poshtë ahuri, lartë dhomat banuese.

Një natë, një fshatarë duke fjetur sipër ahurit, pasi dërrasat që ndanin këto dy pjesë ishin vjetruar dhe kalbur, bie brenda në të.

Fshatari i habitur, herë shikonte vrimën sipër nga kishte ra e herë vështronte gjënë në ahur.

Pasi u kthjell pak, po thotë vet me vete: “Rashë që rashë, po ju qes edhe gjove

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:36 pm

QË KA ME HËNGËR DREQI E KOM DITUN, POR...



Një nuse e re, diku në dukagjin, kish pas qëllua me një vjehërr shumë të keqe. Vjehrra ishte shumë shpirtzezë, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qëllua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithë atë trysni.

Një ditë nusja shkon në gjini.

Pas nja dy ditësh po vjen i shoqi e po i thotë:

- Qohu moj grue se duhet me u kthye n’shpi!

- Hajr na koftë, çka paska ba vaki?

- Ashtë djege shpia. Mrena ka qellu nëna e asht djeg bash me të!

Nusja pe luan kokën e po thotë:

- Që ka me hëngër dreqi një ditë e kam ditun, por që ka me hëngër t’pjekun, s’ma ka marr mendja!

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:36 pm

A JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË?

Ishte kohë ramazani. Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me një tupan. Ndërmjet atyre katundeve kishte qenë një kodër, Murlan e kishin pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me rrahë për iftar.

Hoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po i vendosin përpara me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë:

- Del n divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmë yftar.

U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë. Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit:

- O djalë!

- Hoj! - Përgjigjet ai.

- A krisën more tupanat a shka u bo?

- Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje n’kodër...

- Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jun 28, 2010 4:36 pm

SHQIPTARËT JAN SI SHQIPET



Në një ndejë në Mal të Zi, Mark Milnai i thotë Ali pashë Gucisë:

- Ju shqiptarët jini sikur dhitë e egra. A i ke parë dhitë e egra, njëra në atë rrëpirë, tjetra në rrëpirën përball thërasin e bërtasin se nuk u rrihet vetëm, por kur bëhën bashkë, të parën punë që bëjnë, godasin njëra-tjetrën në lule të ballit, veç në këmbë të prapme për të bërë belanë...

Ali pashë Gucia buzëqeshi e tha:

- E more Mark Milani, sa di unë, edhe ti prejardhjen e ke shqiptare, por pasi u bërë malazez “të koftë me sherr kombi i ri...” E për dhitë e egra, po them, e ke gabim!

- Pse e kam gabim?

- Sepse shqiptarët nuk janë sikur dhitë e egra, por janë shqiponja. I ke parë buburrecat? Ata janë të vegjël, qyqar, rrinë bashkë e punojnë bashkë se vetëm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarët sillen sikur shqiponjat. I ke parë shqiponjat në fluturim, i bien qiellit trup e tërthor e askënd se mbajnë afër vetes, sepse ato janë sundimtare të plota të qiellit e nuk ia kanë nevojën kujt për ndihmë.

- Hollë ke qitur Ali pashë Gucia!...

- Jo, s’thashë gjë të re, o Mark Milani! Shqiptarët prej shqipeve e kanë marrë emrin, e mjerë ata që s’kanë ndenjur me shqipe, po janë bërë bashkë me buburrecat!

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEGDOTA

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:56 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi