Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

SHUMAKER - Si e shijoj jetën pas largimit nga forumula 1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHUMAKER - Si e shijoj jetën pas largimit nga forumula 1

Mesazh nga Linddt prej Tue Jun 29, 2010 6:10 am

Në prag të 40-vjetorit, miti i “Ferrarit” tregon botën e tij. Pasionet
janë familja, miqtë dhe pokeri. "Nuk kam nostalgji për Formula 1"

Mban dy celularë "Blackber
ry", ndërsa kënga e preferu
ar është "Na ishte njëherë
Perëndimi", të cilën e ka
vendosur edhe si zile celulari. Majkëll Shumaker
vishet thjeshtë, por me rroba të
shtrenjta: pantallona dhe këmishë të zezë.
Më 3 janar 2009 do të mbushë 40 vjeç.
Edhe pse nuk garon më për Ferrarin, vazhdon
të jetë në formë. Nuk është më burri i
veshur me të kuqe, por një "pensionist" i
pasur, që jeton pak metra larg aeroportit
të Gjenevës, aty ku jeton Dejvid Bollt, Athina
Onasis, Alen Delon, Sofia Loren. Edhe
pse me origjinë gjermane, ka preferuar që
të jetojë në Zvicër. Majkëlli është shkëputur
nga Formula 1 në vitin 2006, por vazhdon
t'i preferojë makinat, motorët dhe
gjithçka tjetër që ka lidhje me shpejtësinë.
Ju mungon adrenalina?
Jo, nuk duhet të eci me shpejtësi për
t'u ndier mirë. Nuk jam i fiksuar pas kthesave
dhe parakalimeve. Më pëlqen të
vrapoj, por e bëj thjesht për kënaqësi. Nuk
e kam të detyrueshme. Ajo që nuk duroj
është orari dhe angazhimet. Dua liri për
t'i vendosur gjërat e mia.
Me çfarë po merreni këto kohë?
Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje. Projektet
për të ardhmen? Nuk di çfarë t'ju them.
Pas 16 vitesh gara me makina, nuk kam
më nostalgji për profesionin. Nëse kam
nevojë të shuaj ndonjë pasion të momentit,
e bëj me dëshirë. Gjërat për mua
janë po njësoj. Vazhdoj të kem aktivitete,
shëtis nëpër botë, kam takime dhe
përgjegjësi. Por ndryshe nga dy vjet më
parë, mbrëmjet i kaloj në shtëpi, me familjen
dhe miqtë.
Jeta është e çuditshme apo jo?
Jo, nuk është e çuditshme, duhet të
dish ta jetosh. Mua më pëlqen shoqëria,
jo vetmia. E kam të vështirë të jetoj pa
miqtë.
Çfarë bëni kur mblidheni së
bashku?
Pimë birra dhe shohim televizor. Mos
mendoni se shoh filma vizatimorë me
makina. Jo, jam një fans i çmendur i sportit
dhe pokerit. Më pëlqen që të kujdesem për
shtëpinë, e adhuroj atë atmosferë mes
natyrës, kuajve dhe paqes. Bashkëshortja
ime, Korina, dëshiron të shpëtojë botën,
sidomos kafshët e pambrojtura. Është
gjithmonë gati të ndërtojë një vend të
veçantë për to.
Pas disa ditësh, ju do të mbushni
40 vjeç. Si ndiheni?
Natyrisht që nuk mund ta quaj veten
plak, ndihem mirë. Më vjen keq vetëm për
faktin se do të më dalin thinja, por ndoshta
mund t'i lyej. Kam pasur fat, jam i kënaqur
nga jeta, nuk më mungon asgjë nga jeta.
Aktualisht po shijoj së bashku me familjen,
borën e Norvegjisë për të bërë ski.
A ndodh që pilotët të mendojnë
për vdekjen?
Këtë duhet ta mendojnë të gjithë, edhe
nevojshme, sepse vdekja ishte gjëja e fundit
që më shkonte nëpër mend. Nëse ke
profesionin tim, nuk mendon shpesh për
vdekjen, sepse në të kundërt, nuk do të
udhëtoje me makinë, por më këmbë. Fitorja
të jep kënaqësi, sukses por edhe
çlodhje.
Ju dhe vëllai juaj, Ralf, keni garuar
ditën që vdiq nëna...
Nuk ka qenë e lehtë, por ky profesion
ka detyrime. E ke të përcaktuar gjithçka,
edhe pse shpeshherë do të dëshiroje të
ndodheshe diku tjetër. Ishte çast shumë i
vështirë, por i kam dhënë makinës me
shumë qetësi, Todt dhe miqtë e Ferrarit
më ndihmuan shumë, kishin dhënë urdhër
që të fikej radioja. Në makinë isha
vetëm me veten. I dhashë makinës dhe
fitova. Gjithçka ka kohën e saj, këtu përfshihet
dhimbja dhe gëzimi.
A lexon Majkëll Shumaker?
Jo, nuk e kam bërë kurrë, sepse nuk
kam pasur kohë. Shpesh shoh filma në
DVD, i fundit ishte "21", historia e një
profesori matematike që, së bashku me
studentët e tij, falimentojnë Las Vegasin.
I bukur apo jo?
Luis Hemilton di ta falimentojë
Formula 1?
Ka gjasa që ta bëjë, por nuk jam i sigurt
nëse do t'ia arrijë. E them me bindje sepse
rekordet janë bërë për t'u dhuruar, shërbejnë
si motivim. Hemilton duhej të çlirohej
dhe e bëri, i korrigjoi gabimet e tij.
Po nëse nuk do t'ia dilte as këtë
vit?
Nëse nuk do të fitonte këtë vit, do të
merrte fund si pilot. Nëse do të shihte që
ëndrra e tij do të merrte fund edhe në këtë
sezon, gjithmonë në garën e fundit,
atëherë do të quhej një i paaftë. Nuk
mund të garosh me atë shpejtësi, duke
shpresuar te fati. Ai arriti ta shmangte.
Në një intervistë, Hemilton është
shprehur se të fitosh shtatë gara
botërore si Shumakeri është e
vështirë...
E vështirë, por jo e pamundur. Është i
ri, ka cilësi, por duhet të ketë rezistencë në
vazhdimësi. Çdo kampion është një individ
unik, për këtë arsye është e vështirë të
japësh opinione. Unë nuk besoj te replikat.
A kanë dëshirë tifozët italianë që
Alonso të garojë për Ferrarin?
Fansat janë gjithmonë paksa të mërzitshëm.
Kohët e fundit, Spanja ka dalë
shumë në modë. Për shembull, vitin e
kaluar, askush nuk do të kishte ndërruar
Raikonenin me Alonson. Masa këtë vit ishte
fatkeq.
A mund të garojë një femër në
Formula 1?
Fizikisht një grua është në gjendje t'i
japë makinës, nuk ka vështirësi. Nuk besoj
që një femër, sapo të marrë makinën, të
përplaset me murin e parë që i del përpara.
Italia ka pasur pilote si Lela Lombardi.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi