Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Një fundvit “i qetë” sportiv & Më të fortat e sportistëve gjat vitit .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një fundvit “i qetë” sportiv & Më të fortat e sportistëve gjat vitit .

Mesazh nga Linddt prej Tue Jun 29, 2010 6:11 am

Një fundvit “i qetë” sportiv & Më të fortat e sportistëve gjat vitit .

Sporti nuk shërben vetëm si një urë
lidhëse mes popujve me kombësi të
ndryshme, apo për të ulur tensionet e
shumta që ekzistojnë në botë. Ai shndërrohet
edhe në katalizator për situata të
dhunshme, momente gazmore dhe
“dhuron” episode nga më të çuditshmet.
Kjo është një përmbledhje e shkurtër me
ngjarje që mbahen mend, radhitjen e të
cilave (për fat të keq) do ta fillojmë me
dhunë. Në një prej situatave, protagonist
ishte edhe ish-sulmuesi i njohur shqiptar,
Altin Rraklli.

Gjermani – shtator ‘98
Ndeshje e Bundesligës II, ndërmjet
Unterhashing dhe Energie Kotbus: menjëherë
pas fërshëllimës finale të takimit
(ku vendasit fituan 1-0), lojtari i Kotbus,
Labak hedh “K.O.” kundërshtarin e tij
direkt, Zimerman. Kjo solli një sherr masiv
në fushën e lojës, ndërmjet lojtarëve
të të dyja ekipeve. Për të evituar që situata
të degjeneronte më tej, është dashur
edhe ndërhyrja e trajnerit të Unterhashing.
Një prej sportistëve më aktivë në këtë
sherr ka qenë sulmuesi shqiptar, Altin
Rraklli. Kavajasi, që në dhjetë vjet aktivizim
me kombëtaren kuqezi (1995-2005)
ka shënuar 11 gola në 63 ndeshje të luajtura,
i është vërsulur portierit të ekipit mik,
Tomislav Piplica. Arsyeja? Me formën e jashtëzakonshme
që “gardiani” i Kotbus tregoi
në këtë sfidë, i kishte mohuar disa herë
golin.

Bangladesh
Një sherr i përmasave të frikshme
ndërmjet tifozerive të kundërta gjatë një
ndeshjeje futbolli. Bilanci ishte mjaft tragjik:
në stadium nuk munguan as të shtënat e
pistoletës, që në fund shkaktuan 2 të vdekur
dhe 40 të plagosur rëndë. Për të qetësuar
situatën ishte e nevojshme ndërhyrja
e ushtrisë...

Sport dhe seks,
kuriozitet

* Alfredo Binda, një nga çiklistët
më të mëdhenj, e thoshte
vazhdimisht se sekreti i
suksesit të tij ishte kryerja e
një marrëdhënieje seksuale
në vit.
*


* Ben Johnson, para
kompeticioneve, u kërkonte
vazhdimisht organizatorëve,
që t'i vinin në dispozicion dy
vajza të bukura sa për të
bërë... nxehmjen e duhur.
*


* Sipas studimeve, femrat që
bëjnë seks pak para
kompeticioneve sportive,
arrijnë të zhvillojnë paraqitje
më të mira.
*


* Gjatë Olimpiadës së Sidneit
një firmë prodhuese ilaçesh u
dhuroi prezervativë 11.000
atletëve dhe trajnerëve të
seksit mashkull. Kur duheshin
vetëm tri ditë nga përfundimi i
aktivitetit, atletët bënë një
kërkesë për një "donacion"
prej 20.000 prezervativësh të
tjerë.
*


* I vetmi rast në të cilin,
sigurisht, nuk duhet të
praktikohet seksi nga ana e
atletëve të seksit mashkull
është vetëm pak kohë para
garës, pasi është e sigurt që
humbet 10/12% të eficensës.
*


* Shumë studime zbulojnë se
personat aktivë kanë një jetë
seksuale më të gjallë në
krahasim me dembelët.
*


Futboll mbi
eksploziv
Luanin mbi një bombë të
madhe të pashpërthyer dhe
nuk e dinin! Gjatë punës për të
ndërruar tapetin e fushës në
stadiumin "Vestfalen Stadion" të
Dortmundit, punëtorët kanë
hasur në një objekt të fortë
metalik. Pas një ekzaminimi të
parë u zbulua se kishin të bënin
me një bombë të madhe të
pashpërthyer, e cila datonte
nga Lufta e Dytë Botërore! Pra,
për vite të tëra, Borusia e
Dortmundit dhe kundërshtarët
e saj kishin luajtur rreth një apo
dy metra mbi eksploziv
jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Pas zbulimit, bomba është
çaktivizuar menjëherë dhe
është dërguar në muzeun e
zonës.

SHUMË TË BUTË
PËR TË QENË BOKSIERË
Boksi njihet botërisht si sport burrëror,
por sportistët janë njerëz
dhe si të tillë kanë ndjenja. Në
shkurt të vitit 1997, zhvillohej dueli
i peshave të rënda ndërmjet
MekKoll dhe Ljuis. Gjatë sfidës,
MekKoll kapet nga një krizë nervore,
qan dhe skualifikohet, pasi
u cilësua nga arbitrit "i paaftë për
të mbrojtur titullin e kampionit", brez
që fitohet nga Ljuis. Në qershor të
po atij viti, kampioni i ri mbron titullin
përballë bashkëkombësit anglez,
Akinuande. Ai skualifikohet në
raundin e pestë, sepse në vend që
të duelonte, mbahej te kundërshtari,
duke "e përqafuar" fort. "Fillova
t'i bërtisja", kujton Mark Ratner, shefi
i komisionit sportiv në shtetin e Nevadës.
Në atë periudhë, zyrtari i
lartë i boksit ishte mjaft i zënë me
punë, pasi vetëm pak kohë më
parë kishte skualifikuar Majk Tajson
për kafshimin e famshëm në
veshin e Hollifild.

PENGU, NË LIRI
FALË NJË GOLI
Forcat speciale të përzgjedhura
nga policia kolumbiane liruan një
biznesmen që prej 140 ditësh
mbahej peng nga një grup
keqbërësish. Aksioni u zhvillua
gjatë ndeshjes së futbollit Kolumbi-
Venezuelë. Operacioni ishte i
suksesshëm edhe falë pasionit të
pengmarrësve për lojën e topkëmbës:
policia veproi në mënyrë
surprizë, duke thyer derën në mo-
mentin ekzakt kur Kolumbia shënoi.
Ai gol i dhuroi skuadrës kualifikimin
në Botërorin 1998.

DOPING VAMPIRESK
Atletja indoneziane, Ruvijati, ka
zbuluar një mënyrë të veçantë dopingu.
Fituesja e maratonës së
Lojërave të Juglindjes Aziatike, deklaroi
se sekreti i suksesit është...
gjaku i trajnerit të saj! Gjatë një interviste
për "Indonesian Observer",
atletja rrëfeu se, përpara çdo gare,
e ka zakon të pijë pak gjak nga
gishti i Alvi Mugijanto (trajneri). "Nuk
e di përse", tha Ruvijati, "por pasi
shijoj gjakun e tij ndihem në formë
të jashtëzakonshme".

FUTBOLL DHE BESIM
Prifti i qytezës holandeze, De Lute,
ka gjetur një mënyrë origjinale për
të bashkuar pasionin për futbollin
me interesimin e tij për "delet e humbura".
Gjatë ndeshjeve që skuadra
luante në shtëpi në shtator '97, ai i
bënte publicitet kishës me një
tabelë dy metra të gjatë. aty shkruhej:
"Çdo të diel pasdite vini në
ndeshje, në rregull. Po në mëngjes
ku ishit? Nga prifti juaj". Pol Tervort
(ky është emri i priftit) deklaronte
se për njerëzit, pjesëmarrja
në mesha mund të ishte po aq
e këndshme sa edhe një ndeshje
futbolli.

VLERA E KARTONIT,
DY TONË ÇIMENTO
Verë '98. Lista e transferimeve në
kategorinë e dytë rumune: Robert
Nita, kalon nga Hunedora te
Fieni. Për të siguruar shërbimet
e futbollistit 21-vjeçar, klubi i ri pagoi...
dy tonë çimento! Në shtëpinë
e të varfërve të Evropës
(kështu njihet Rumania), shkëmbimi
i mallrave në vend të parave
është diçka më se normale. Gjithmonë
duke qëndruar në kampionatin
inferior të këtij vendi, një
lojtar nuk u pagua në kontratën
me klubin e ri, por përfitoi një sasi
të papërcaktuar mishi derri.
avatar
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Një fundvit “i qetë” sportiv & Më të fortat e sportistëve gjat vitit .

Mesazh nga Linddt prej Tue Jun 29, 2010 6:11 am

Dy periudha përballë njëra-tjetrës:

1978:
- Vdes Papa
- Juve fiton titullin
- Liverpuli fiton Kupën e Kampioneve
- Fiorentina shpëton në javën e fundit të
kampionatit
- Martohet Karli i Anglisë
- Inter fiton Kupën e Italisë
- Askoli ngjitet në Serinë A, duke e luajtur
ndeshjen e fundit ndaj Modenës
Një vit më pas (1979) Milani përfundon në serinë
B dhe presidenti i saj arrestohet.
Botërori që pason fitohet nga Italia (1982).

2005:
- Vdes Papa
- Juve fiton titullin
- Liverpul fiton Champions
- Fiorentina shpëton në javën e fundit të kampionatit
- Martohet Karli i Anglisë
- Interi është finalist i Kupës së Italisë
- Askoli është në luftë për "Playoff" për ngjitjen në
Serinë A dhe duhet të luajë ndeshjen e fundit
kundër Modenës
Një vit më pas (2006) Juventus përfundon në
Serinë B.
Botërori pasues fitohet nga Italia (2006).

Situata të
çmendura
Incidente të pabesueshme
jashtë fushës së futbollit me
lojtarë profesionistë

* Charles Akonnor, i cili luan në
Bundesligën gjermane, e ka
futur antenën e telefonit
brenda hundës, duke i
shkaktuar vetes një
hemorragji të madhe.
*


* Kanizares, portierit të
kombëtares spanjolle, i
shpëton nga dora një shishe
parfumi, të cilën ai e godet
me këmbë pa rënë në tokë,
duke dëmtuar kështu rëndë
këmbën.
*


* Robie Kin (ish i Totenhemit,
tani i Liverpulit) ka këputur
ligamentin e gjurit të tij pas
një hedhjeje të dhunshme në
poltron mbi telekomandën e
televizorit të tij.
*


* 1998: Darren Bernard i FC
Barnslit rrëshqet në
dyshemenë e kuzhinës së tij,
ku kishte bërë "pipin" qeni i
tij. Ai nuk mundi të luante
për pesë muaj.
*


* Dirk van der Ven ka prerë
disa gishta të dorës së tij në
tentativën për të ndezur
motorin që korr barin.
*


* Vidar Riseth (1860 Mynih) ka
qenë viktimë i një makine që
përdorej për masazh:
makina i ka rënë nga dora
dhe u ka shkaktuar një
dëmtim serioz në "tendinën
e Akilit".
*


* Peter Nielsen
(Mynshengladbah) ka thyer
një krah, ndërsa, - sipas tij, -
po ulej në poltronin përballë
televizorit.
*


* Ende për t'u sqaruar: Mikael
Bletel (Saarbryken) i është
këputur një nerv i këmbës,
ndërsa gjendej... i shtrirë në
krevat.
*


* Devid Beti (Lids Jujantid)
është përplasur me motorin
e vogël të të birit, duke
dëmtuar rëndë "tendinën e
Akilit". Të paktën i biri doli i
padëmtuar nga incidenti.
*


* Braziliani Ramalho ndiente
dhimbje dhëmbësh; i japin
një kurë me suposto dhe ai
çfarë bën? I pi!!! Detyrohet të
qëndrojë tri ditë shtrirë pas
helmimit.
avatar
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi