Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Usain Bolt, aborigjenët do ta kishin turpëruar!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Usain Bolt, aborigjenët do ta kishin turpëruar!

Mesazh nga Linddt prej Tue Jun 29, 2010 6:23 am

Studiuesi MekAlister hedh poshtë teoritë se specia jonë ka përparuar në aspektin fiziko-atletik

Usain Bolt është njeriu më i shpejtë në botë? Cilido prej aborigjenëve prehistorikë do ta kishte turpëruar në një garë shpejtësie. Rekordi botëror i hedhjes së larti është regjistruar afro një shekull më parë: pjesa më e madhe e të rinjve Tutsë në Ruandë gjatë ceremonive kërcenin 2,5 metra ose më shumë, ndërsa primati i tanishëm mbahet nga Sotomajor me 2,45 metra. Këto dhe shembuj të tjerë mund të gjenden në librin e antropologut australian, Pitër MekAlister, që titullohet "Manthropology". Aty autori jep sistematikisht të dhëna se specia jonë nuk ka përparuar në aspektin fiziko-atletik. "Jemi grupi më për të ardhur keq i meshkujve në historinë e homosapiensit që ka vënë këmbë mbi tokë". Përfundimet rreth shpejtësisë së aborigjenëve australianë që kanë jetuar 20 mijë vjet më parë bazohen në terrenin e fosilizuar të vendit të tij. Nga gjurmët e gjashtë burrave që ndiqnin prenë e tyre u zbulua se ata vraponin me 37 km në orë. Bolt gjatë rekordit botëror në Berlin kaloi shpejtësinë 44 km në orë: por për studiuesin kjo u arrit në terrenin ideal dhe me ndihmën e këpucëve të atletikës. MekAlister hedh hipotezën se aborigjeni, i cili vraponte zbathur dhe në një terren të vështirë, mund të arrinte edhe shpejtësinë 45 km në orë dhe nuk mund të quhej më i shpejti i fisit të tij. Shkencëtari bën edhe krahasime të tjera: sipas tij, në kohët e lashta njerëzit hidhnin shtiza të rënda druri deri në 110 metra largësi, ndërsa rekordi i ditëve të sotme është 98,48 metra. Për më tepër, legjionet romane përshkruanin një maratonë e gjysmë në ditë (mbi 60 km distancë) me pajisje që peshonin sa gjysma e tyre.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi