Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

MacBook më i qëndrueshëm I ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MacBook më i qëndrueshëm I ri

Mesazh nga Linddt prej Tue Jun 29, 2010 6:38 am

MacBook më i qëndrueshëm

Apple ka paraqitur zyrtarisht MacBook-un e rifreskuar i cili, pos ndryshimeve të pritura harduerike, tani ka edhe bateri e cila zgjat më shumë.
MacBook i ri nga pikëpamja e dizajnit është në të njëjtën shtëpizë plastike sikur edhe modeli paraprak, mirëpo ky model sjell procesor më të shpejt 2.4 GHz Core 2 Duo, 2 GB DDR3 memorie (e cila zgjerohet deri në 4 GB) si dhe disk me kapacitet prej 250 GB.

Thashethemet kanë dalë të jenë të sakta edhe sa i përket procesorit grafik, Nvidia GeForce 320M me 256 MB të memories së ndarë, e cila është e pranishme edhe në versionet 13-inçëshe të MacBook Pro. Ekrani me diagonale prej 13.3 inç ka ndriçim LED të prapavijës dhe rezolucion prej 1.280 x 800 piksela, e në të gjendet edhe DVD Writer, lidhja me dhe pa tela për rrjet, Bluetooth si dhe dalja Mini DisplayPort.

Blerësit e MacBook, pos memories më të madhe punuese, mund të pajisin laptopin e tyre me disqe prej 320 apo 500 GB. Apple tani integron edhe bateri më të fuqishme e cila ofron 10 orë autonomi punë (modeli paraprak ka pasur vetëm shtatë orë autonomi), e çmimi i konfiguracionit fillestar prej 2 GB memorie dhe 250 GB hapësirë disku edhe më tutje mbetet 999 dollarë.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi