Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏

Shko poshtë

Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏  Empty Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:55 am

Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai. Gati investimi 1,2 miliard euro.
Pritet OK qeverisë Berisha.


Nga Forumi Investimeve Britaniko Shqiptare
Muhamed Veliu


Tërheqja investimeve britanike në Shqipëri ka qënë një domosdorshmëri
e kahershme të cilës ju kushtua vëmëndje vëtëm disa kohë më parë duke
ndërrmarë një iniciativë konkrete.
Për herë të parë në Londër është zhvilluar Forumi Investimeve
Britaniko – Shqiptare i cili ngjalli inters tek më shumë se 150
kompani vendase që operojnë në fusha të ndryshme, mes tyre edhe disa
institucione bankare të rëndësishme, që ishin prezent.
Mbajtja e tij u zhvillua n "One Whitehall Place" një ndërtesë me stil
100 vjecar Viktorian, njohur ndryshe si "National Liberal Club".
Mardhënjet politike mes dy vëndeve gjithmonë janë cilësuar si të një
niveli të lartë por në fushën e biznesit ato nuk kanë qënë të tilla.
Kjo ka detyruar ambasadorin e Shqipërisë në Mbrëtërinë e Bashkuar Zef
Mazi të organizojë këtë forum për të tërhequr investime britanike në
Shqipëri.
"Çfarë ne duam të arrimë nga ky forum është promovimi Shqipërisë
përfshi mundësitë që ajo ofron për të investuar. Britania luan një
rrol të rëndësishëm në në investimet globale gjë e cila është shumë
e rëndëishme për ne" është shprehur zoti Mazi i cili ka hapur këtë
forum.
Gjatë tij është diskurua rreth sistemit financiar përfshi atë
bankar,ekonominë të tërësi,energjitikën, transportin e komunikacionin.
Një rëndësi e veçantë i është dhënë edhe mundësive që ekzistojnë për
të investuar në fushën e turizmit.
Ministrat pjesmarrës Genc Rruli, Ylli Pango, Sokol Olldashi, zëvëndës
ministri financave Mima, e kanë cilësuar këtë forum si të një
rëndësie të veçantë për kohën dhe vëndin ku zhvillohet.
Drejtori i përgjithshëm i KESH Gjergj Bojaxhi u shpres se ky forum
ofronte një mundësi të mirë në shpalosjen e platformës së kësaj
korporate e cila ka hyrë në fazën e një privatizimi të pjeshëm.
Shqipëeria në fushën e turizmit ka tërhequr vëmendjen e britanikëve
për të investuar por jo aq sa duhet.
"Gjatë kërij sezoni turistik në Sarandë do të mbërrinë një numër i
konsiderueshëm Kroçerësh me turistë britanik. Po ashtu jemi
kontaktuar nga disa investitorë britanikë që duan të investojnë në
turizmin shqiptarë. Megjithatë synimi ministrisë që drejtojë është që
të kemi sa më shumë investirorë nga britania pasi dihet se industria
e turizmit në këtë vënd është ndër më të përparuarat në botë." tha
ministri Pango
Gjatë fjalës së tij ai theksoi mundësitë dhe zonat ku britanikët mund
të investojnë në Shqipëri.
Gjatë senacës së pyetje shumë pjesmarrës që e kishin vizituar
Shqipërinë kanë evidentuar mundësitë e investimeve afat mesme apo
afat gjata por i kanë fokosuar pyetjet e tyre në përmirësimin e
infrastrukturës pa të cilën investimet në këtë fushë sdo të vinë.
Pjesmarrjen në këtë forum nuk e kanë lënë pa shfrytëzuar edhe disa
shqiptarë që punojnë në institucionet bankare në Londër. Njëra prej
ishte edhe Eriola Kulari e cila punon për bankën e investimeve NBG-
International.
"Organizimi këtij forumi është padyshim i rëndësishëm sepse me hyrjen
në NATO Shqipërisë i duhet btë filtrohet totalisht në tregun
financiar global. Sa më shpejtë të ndosh një gjë e tillë aqmë më
shpejtë do të rritet konfidenca e investitorëve të huaj përfshi
ata britanik të vinë në Shqipëri" u shpeh ajo.
Interes të veçantë ka ngjalluar fjala e ministrit të trasporteve dhe
komunikacionit Sokol Olldashi të cilit pjesmarrsit i drejtuan një
mori pyetjesh sidomos për investimet në Gjirin e Vlorës, investimet
dhe gjëndjen aktuale të rrugëve.
Njëri nga të pranishmit e pyeti Olldashin se kur do të mbaronte
edukimi policëve rrugor dhe trajtimi të huajve në Shqipëri me
dinjitet dhe jo si objek zhvatjesh duke u vënë gjoba.
Në fakt interesimi britanik në fushën e trasporteve në veçanti atij
detar nuk kanë munguar. Kompania britaniko-Zviceriane ZumaX ka i ka
parqitur një projekt qeverisë shqiptare për ndërtimin e një porti
kontenjerësh në gjirin e Vlorës me vlerë 1,2 miliard euro i cilësuar
nga gazeta Financial Times si një prej investimeve më të rëndësishme
në Shqipëri.
Një mori pyetjesh nga të pranishmit i janë drejtuar guvernatorit të
bankës së Shqiëprisë zotit Ardian Fullani rreth sistemi bankar
shqiptarë, në veçanti tregut të sigurimeve.
Organizimi këtij forumi është përpjekja e radhës që Shqipëria
ndërmerr në thithjen e investitorëve të huaj në veçanti atyre
britanike.
Suksesi tij do të duket në muajtë apo vitet në vazhdim nëse numri
kompanive britanike do të rritet.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏  Empty Re: Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:55 am

Britanikët e Zumax-E bëjmë Vlorën si Dubai

Kompania britanike ZUMAX e specializuar në fushën e trasportit detar
i ka dorëzuar qeverisë shqiptare më 26 Nëntor 2007 propozimin për
ndërtimin e një porti ku do të përpunohën kontenjerësh, ndërsa në 10
Mars 2008 kjo kompani ka dorëzuar projektin me vlërë totale 1,2
miliard euro. Faza e parë parashikon një investim prej 533 milion
euoro. Nëse këti projekti do ti ipet drita jeshile për tu realizuar
në të do të punësohen 2 mijë persona nga të cilët 726 veta do të jenë
pjesë e stafit menaxhues me specialistë të ndryshëm.Sipas projektin
një kopje të së cilës është parë nga Shqip, mësohet se ai do të
ndërtohet në një sipërfaqe prej 300 hektarësh në zonën e Triportit në
Vlorë i ngjashëm me portet e këtij lloji në Dubai dhe Katar.
Projektusit e tij thonë se ky port do të jetë më i rëndësishmi në
Mesdhe duke lënë prapa Maltën dhe Qipron të cilat shquhen për të
tilla porte. Projekti parashikon lidhjen e tij me Korridorin Tetë si
dhe ndërtimin e një aeroporti lokal në funksion të portit.
Philip George drejtor i këtij projekti pjesmarrës në "Forumin e
Investimeve Britaniko – shqiptare" tregon për herë parë ekskluzivisht
për Shqip përse ata kërkojnë ta realizojnë këtë projekt në Shqipëri.
"Ky projekt ka lindur si nevojë e kërkesës që ka tregu operatorëve të
kontenjerëve. Ky treg për ç'do vit ka një rritje me 11%.
Këta oparatorë kërkojnë një port të ujrave të thella në Mesdhe për
këtë ZUMAX pasi inspektoi disa vënde mesdhetare zgjodhi tre prej
tyre, të cilat ishin Turqia, Libia dhe Shqipëria. Zgjodhëm Vlorën për
thellësinë e detit që ka dhe pozicionin e favorshëm gjeografik që
ofron për të tilla porte. Ne i kemi propozuar qeverisë Shqiptare që
ky port të jetë i sigurisë së lartë, duke patur parasysh që në
Shqipëri nuk ka një port të tillë"
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏  Empty Re: Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:56 am

Drejtori përgjithshëm i Raiffeisen Bank
"Tregu shqiptarë i punës favorizues për investimet britanike"

Oliver J. Whittel është drejtor i përgjithëm i Raiffeisen Bank i cili
ishte pjesmarrës në këtë forum. Ai është britanik dhe njohës i mirë i
ekonomisë shqiptare në vençati investimeve të huaja. Gjatë një
interviste për Shqip ai shprehet se kjo konferencë e para e këtij
lloji është e rëndësishme pasi tregon se Shqipëria është gati të
presë investimet ndërkombëtare. "Ne si bankë këmi lidhje të forta me
botën e biznesit atje dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë me kredi apo
bashkëpunime të ndryshme me investitorë që duan të vinë e investiojnë
në Shqiëpri njësoj siç ne bëmë pesë vjet më parë. Duke qënë se unë
jam britanik ndihma ime nuk do të jetë e kursyer për të sjellë
investitorë britanik atje."
Por a është Shqipëri gati të mirpres investimet britanike? Oliver J.
Whittel vëren se është e vërtëtë që ka pak investime britanike në
Shqipëri gjë për të cilën nuk e kupton përse ndodhi një gjë e tillë
pasi në këtë shkuarën të dy vëndet kanë lidhje historike me njëri
tjetrin.
"Ka ardhur koha për investitorët britanik të vinë në Shqipëri pasi ka
potenciale të mëdha për të investuar. Ka një treg pune relativisht të
lirë, ka njerëz të edukuar me aftësi menaxhuse. Të gjitha këto janë
avantazhe për cilindo investitor. Unë do të thoja se jam shumë i
ipresionuar dhe i gëzuar me pjesmarrjen e delagatëve në këtë forum,
të cilët kanë marrë me vete mesazhe të cilat do ti inkurajojnë të
shkojnë në Shqipëri. Vetë pjesmarrja tregon se ata kanë interes në
vëndin tuaj. Tani atyre u duhet të ndërmarrin hapin tjetër të shkojnë
atje të shikojnë nga afër këtë vënd sa ka zhvilluar dhe ç'farë ofron".


Nga Forumi ekonomik i shqiptareve ne UK.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏  Empty Re: Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai‏

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi