Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRONIKE E ZEZE

Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:01 am

Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty Re: KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:01 am

Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty Re: KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:02 am

BILISHIT- Megjithëse është e shtunë, në shtëpinë e drejtorit të shkollës së mesme "Fuat Babani" të Bilishtit, gjejmë edhe tre mësues të tjerë të shkollës, mësuesin e historisë, ekonomisë dhe letërsisë. Gjithçka që ka ndodhur është diskutuar gjatë mes tyre dhe janë të bindur se vendimi për përjashtimin e nxënësve është marrë konform rregullores së shkollës. Ligjërisht mësuesit thonë se kanë zbatuar rregulloren. Ndërkohë që vetëvrasja e një prej nxënësve peshon rëndë në ndërgjegjen e tyre. Alfred Mulla, drejtori i shkollës, thotë se e përjeton ngjarjen me dhimbje si një prind, por kur bëhet fjalë për disiplinën e shkollës, brenda saj ka rregulla që kurrsesi nuk mund të anashkalohen. Përjashtimi Drejtori ka firmosur përjashtimin e Mikel Ajçes, por vendimi është marrë unanimisht nga 10 mësuesit e këshillit pedagogjik . Sipas Alfred Mullait, nuk ka pasur asnjë alternativë tjetër. Kohët e fundit, shkolla po dilte jashtë kontrollit dhe përjashtimi i dy nxënësve duket se është parë me vend për të vendosur pak rregull.

Nxënësit fyenin , pinin cigare në shkollë, raki apo prishnin orën e mësimit. Profesori i historisë, Leonard Kaso, shton se nxënësit kërkojnë t'i shkelin me këmbë, ndaj dhe vendimi për të përjashtuar dy nxënësit është parë me vend nga stafi pedagogjik. "Pasi u dha vendimi për ta përjashtuar kam pritur që prindërit e Mikelit të vinin në shkollë, por ngjarjet precipituan aq shpejt saqë duket se nuk ka patur kohë për asgjë",-të thotë drejtori i shkollës. E ndërsa e konsideron ngjarjen aksidentale, Alfred Mulla, shton se gjithçka do të vazhdojë normalisht në shkollën që ai drejton. Kërkesa e nxënësve ditën e varrimit të Mikel Ajçes për largimin e drejtorit as që merret në diskutim prej tij. Sipas Alfred Mullës ato që protestojnë dhe bojkotojnë mësimin nuk janë më shumë se 30 nxnënës, dhe të gjithë problematikë në shkollë. "Ata që thërrisnin ishin këta të 30-të nxënësit, që kanë probleme me duhanin, me vijueshmërinë e dobët, janë ngelësa apo problematikë. Njëri që thoshte që të ikë drejtori që të kthehet në shkollë është në 8 lëndë ngelës dhe mendon se po të ikë drejtori që të gjitha katrat bëhen pesa ",- thotë Alfred Mulla. Drejtori shon se janë pikërisht këta që nuk duan kangjellat në shkollë në mënyrë që ata që rrinë rreth e rrotull t'iu flasin vajzave, të hyjnë lirisht dhe të shkëmbejnë alkolin dhe duhanin për të mos thënë ca më shumë. Por Alfred Mulla është i vendosur që të punojë në një shkollë si shkollë ndaj dhe nuk bëhet fjalë të japë dorëheqjen edhe pse kjo është kërkuar në një ditë kur gjimnazistët vajtonin humbjen tragjike të shokut të tyre.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty Re: KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:02 am

Rregullorja, kur përjashtohen nxënësit nga Shkolla

Ka ligj por ka dhe Maliq. Duket se rregullorja e shkollave të mesme është kthyer në një shkop që varet nga ata që e kanë në dorë zbatueshmërinë e saj. Pirja e cigares është një rast që dënohet rëndë në rregullore por është fakt që pothuajse pjesa më e madhe e gjimnazistëve janë përdorues edhe të duhanit. "Kur nxënësi ka kryer me arsye 30% të mungesave vjetore dhe ose 45 orë mungesa pa arsye" automatikisht është i përjashtuar nga bankat e shkollës. Specialistë të Drejtorisës Arsimore shpjegojnë se këta janë dy mëkatet më të pafalshme të nxënësve deri sa nuk kanë cënuar rëndë regulloren e shkollës. E kur vjen fjala tek rregullora duket se gjithçka është në dorë të këshillit pedagogjik. Kështu në bazë të kësaj regulloreje cigarja është e ndaluar ashtu si edhe mos paraqitja me uniformë e nxënësve. Por specialistja thotë se rrallë mund të merret një vendim ndëshkues në të tilla raste. Po sipas specialistes në të gjitha rastet e ndëshkimit të nxënësve mësuesit e kanë për detyrë të paralajmërojnë prindërit e tyre.

Sipas saj asnjë masë ndëshkimore nuk bëhet publike pa njoftuar me të gjitha format familjarët e nxënësit. Ndërsa përsa i përket disiplinës, në Tiranë statistikat tregojnë se janë përjashtuar një vit nga shkolla vetëm disa nxënës që guxuan të grisnin regjistrin e shkollës, ndërkohë që për cigare apo edhe sherre fëmijësh duket se të gjithë bëjnë një vesh shurdh dhe një sy qorr.

Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty Re: KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:02 am

Përjashtimi nga shkolla, hetim vendimit të Drejtorit

Dy rreshta të shkruara poshtë trupit të pajetë të 17 -vjeçarit kanë mjaftuar për të nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 21 shkurt në Bilisht. Megjithëse nuk ka të akuzuar, prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Përveç letrës së shkruar nga Mikel Ajçe janë sekuestruar të gjitha procesverbalet e mbajtura në drejtorinë e shkollës së mesme "Fuat Babani". Sipas burimeve të prokurorisë, objekt i hetimitdo të jetë vendimi për përjashtimin e Mikelit; nëse ai është marrë konform rregullores së shkollës apo jo. Prokurorët do të hetojnë për procedurat e ndjekura për përjashtimin nga shkolla, për sjelljën apo edhe mungesat që ka bërë gjatë vitit djali. Sipas burimeve të prokurorisë, nuk ka asnjë person të akuzuar deri në përfundimin e hetimit të procedurave të ndjekura. Nga policia eKorçës bëjnë të ditur se janë marrë në pyetje jo vetëm mësuesit, por edhe nxënësit e shkollës.

Ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur pritet të mblidhet sot edhe drejotria Arsimore e Rrethit të Korçës. Në mesditën e 21 shkurtit Mikel Ajçe, nxënës i vitit të III, gjendet i varur pas vendimit për përjashtimin e tij nga shkolla "Fuat Babani" të Bilishtit. "Nuk kisha rrugë tjetër, më përjashtuan nga shkolla". Një copë letër e gjëndur poshtë pemës ku i dha fund jetës 17- vjeçari, jo vetëm nuk e ka zbardhur ngjarjen, por ka ngritur në protestë të gjithë nxënësit e shkollës. Shokët e klasës së Mikelit thanë se shkak i përjashtimit të tij nga shkolla ishte bërë ofendimi ndaj një vajze tjetër në gjimnazin ku mësonte. "Një ditë para përjashtimit, Mikeli bëri fjalë me një vajzë për një arsye banale. Mikeli e ofendoi. Atë ditë ajo shkoi te drejtori duke qarë dhe iu ankua. Të nesërmen erdhi drejtori në klasë dhe tha se vetëm Mikel Ajçe përjashtohej një vit nga shkolla",- tregojnë shokët e tij. Djemtë dhe vajzat e klasës së tretë të shkollës së mesme të përgjithshme "Fuat Babani" në Bilisht, në rrëfimet e tyre nënvizojnë se Mikeli ishte i rregullt në shkollë dhe pas mësimit punonte në një servis për të siguruar të ardhura për të ndjekur shkollën e lartë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty Re: KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:02 am

Babai: Shkolla nuk më lajmëroi për përjashtimin e Mikelit

Burrë e grua kanë mbetur fillikat të vetëm të rrethuar vetëm me kujtimet që la pas Mikeli.Gjithkund nëpër shtëpi, që nga themelet e deri tek orienditë, janë duart e djaloshit që u gjet i vetëvrarë në Bilisht. Vjollcës, nënës së Mikelit, ende nuk i janë tharë sytë qe kur ka përcjellë të birin për në banesën e fundit tre ditë më parë. Ndërsa Halimi duket se mbahet i fortë. Tashmë vetëm burrëria i ka mbetur, pasi kurrë nuk do të ketë më në krah djalin me të cilin kishte vendosur të pleqëronte. Por më shumë se vdekja, arsyeja se përse i biri u vetëflijua i bren shpirtin Halim Ajçes. Mikeli ishte djalë që e donte jetën dhe tepër krenar. Ëndërronte të vazhdonte shkollën ndaj dhe stërvitej çdo ditë se një ditë do të shërbente në forcat e rendit. Kjo ëndërr për Halimin është e mjaftueshme që i birri kurrsesi nuk mund të vetëvritej. Por mëngjesi i 20 shkurtit ka qenë hera e fundit që ka parë të gjallë të birin. Të gjitha ëndrrat janë varrosur bashkë me të. Halimit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dijë përse.

Në një intervistë për gazetën "Shekulli", babai i Mikelit tregon se cilat ishin problemet që ka patur i biri në shkollë. Ndërkohë që ngre pikëpyetjet përse askush nuk e ka njoftuar për përjashtimin e tij nga shkolla.


Z. Halim djali juaj ka lënë një letër ku thotë se ka vrarë vetën për shkak se është përjashtuar nga shkolla, kishte probleme Mikeli në shkollë?

Unë letrën nuk e kam parë ndaj dhe nuk dua të flas për këtë. I kam lënë në dorë shtetit dhe drejtësisë për të më thënë dhe mua përse djali im u detyrua të vriste veten. Unë po pres një përgjigje nga shteti që besoj se e ka për detyrë për të më treguar çfarë ka ndodhur. Ajo që di unë është se djali iku nga shtëpia për në shkollë dhe më pas më lajmërojnë se është gjetur i vdekur.

A e dinit që djali juaj ishte përjashtuar nga shkolla?


Jo. Askush nuk ka ardhur për të më vënë në dijeni për këtë fakt.


Kishte Mikeli probleme në shkollë?

Deri në vitin e III askush nuk më ka thirrur qoftë edhe një herë të vetme në shkollë për Mikelin. Më shumë se një javë më parë unë kam qenë në shkollë me kërkesë të Drejtorit por më pas asnjë herë tjetër. Përse ju kishte thirrur ? Për shkak se Mikeli nuk kishte lejuar që një nga shokët e tij të dilte nga klasa dhe pse një gjë të tillë e kishte urdhëruar mësuesja. Drejtori u ankua për sjelljen e djalit tim, por unë i kam folur në sytë të Drejtorit duke i thënë shprehimisht që ata duhet të bënin maksimumin për t'i lehtësuar punën mësueses së re.

Mikeli më premtoi se nuk do të bënte më veprime të tilla. Po në shtëpi i folët djalit për shkakun se ju ishit thirrur në drejtori?

Jo. Nuk i thashë asnjë fjalë pasi kisha besim se kjo histori nuk do të përsëritej më. Unë tërë kohën Mikelin e kam trajtuar si shok dhe e njoh mirë karakterin e tim biri. Ishte një djalë i guximshëm dhe tepër i fortë, por tërë kohën e kam mbajtur nën kontroll. Im bir nuk ishte rrugaç. Punonte për të na ndihmuar edhe ne dhe kurrë nuk mbante para për vete.

Kishte motive që Mikeli të vriste veten?

Në atë copë letër që unë s'e kam parë, por thonë që është, mendoj se im bir i ka treguar motivet. Por unë nuk do të nxitohem për të nxjerrë një përfundim. Siç thashë pres që shteti të më tregojë çfarë ka ndodhur me tim bir. Mësuesi Nermin Shehu: Nuk kam probleme me nxënësit E ndërsa drejtori i shkollës së mesme "Fuat Babani" thotë se ka probleme në dispiplinën e shkollës së tij, duket se kjo nuk qëndron për mësuesin e ekonomisë. Merin Shehu duket se ka gjetur rrugën për të bërë orë të qeta në shkollën e mesme. Madje mësuesi i ekonomisë thotë se gjatë këtyre viteve nuk ka pasur asnjë problem me nxënësit. Profesori thotë se përveç mësimit ka arritur të ngrejë një grup pune për lëndën e tij. Pothuajse në të gjitha klasat ka ngritur grupe për të punuar jashtë klasës. Praktika në një firmë private duket se ka qënë zgjidhja e artë për profesorin e ekonomisë që gjatë orëve të mësimit jo vetëm të krijojë afërsi me nxënësit por për shak të këtij bashkëpunimi asnjë prej tyre të mos konsiderohet problematik.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty Re: KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:03 am

BERAT- Një bast adoleshentësh, një lojë e nisur pa të keq ka përfunduar me zhveshjen pothuajse nudo të katër nxënësve të një gjimnazi në Berat. Të katër nxënësit janë përjashtuar menjëherë nga shkolla pasi ka qenë drejtori i saj që i ka kapur teksa po kryenin aktin final. Burime të shkollës shpjeguan se nxënësit kishin hequr të gjitha rrobat dhe në momentin që janë kapur ishin duke hequr mbathjet. Por pasi nxënësit kanë kërkuar falje dhe problemi i tyre ka arritur deri tek prefekti i qarkut të Beratit, është arritur një kompromis për rikthimin e tyre në shkollë.

***

Katër adoleshentë nga fshati Syzes i komunës Poshnje, 18 km në perëndim të qytetit të Beratit, kanë ideuar një lojë "interesante" për moshën e tyre por pa menduar aspak për pasojat. Ata kanë dalë në pushimin e madh dhe pasi kanë biseduar edhe me disa nxënës të tjerë kanë vënë një bast. Nxënësit e vitit të tretë do të hynin në një prej klasave të shkollës dhe do të zhvisheshin nudo. Ai që do të arrinte të zhvishej i pari do të merrte edhe një shumë parash që kishin vënë bast. Pak minuta më pas katër adoleshentët dhe disa nxënës të tjerë kanë hyrë në një klasë të boshatisur dhe kanë nisur që të zhvishen. Ata kanë hequr një nga një rrobat e trupit por në një moment janë diktuar dhe dikush ka rendur për të njoftuar drejtorin e shkollës dhe mësuesit. Burime nga shkolla pohuan se drejtori dhe mësuesit e tjerë kanë mbërritur në klasë pikërisht në momentin kur katër nxënësit po hiqnin edhe rrobat e fundit që kishin në trup. Ata janë ndaluar dhe janë dërguar menjëherë në drejtorinë e shkollës.

***

Pas një diskutimi të gjatë me katër nxënësit, drejtori i shkollës ka thërritur në mbledhje edhe Këshillin Pedagogjik. Në mbledhje është diskutuar rasti i katër nxënësve që janë zhveshur pothuajse nudo në një prej klasave të shkollës dhe është vendosur që ata kanë thyer normat e moralit dhe të rregullores të shkollës. Për këtë gjë të katër nxënësve u është komunikuar masa e përjashtimit nga shkolla për vitin shkollor 2007-2008. Menjëherë pas kësaj nxënësit kanë kërkuar ndihmën e prindërve për masën që ka marrë drejtoria e shkollës dhe prindërit kërkuar në drejtorin e shkollës që fëmijët e tyre të mos përjashtohen. Një tjetër kërkesë e prindërve ka qenë që fëmijët e tyre të mos përjashtohen në mënyrë përfundimtare por atyre t'iu jepet shpërngulja në mënyrë që të vazhdojnë vitin akademik në ndonjë shkollë tjetër. Kjo gjë është diskutuar edhe në drejtorinë arsimore të Beratit dhe kjo e fundit ka qenë dakord në parim. Kanë qenë vetë nxënësit që kanë pohuar në drejtorinë e shkollës se kanë kryer aktin e pahijshëm pa u menduar më shumë dhe se kjo ka qenë mes disa shokëve për arsye basti ose si dhe e kanë quajtur vetë ata "një shaka e hidhur". Prindërit e nxënësve pasi kanë pritur disa ditë që drejtoria e shkollës të ndryshonte vendimin dhe të pranonte fëmijët e tyre në shkollë dhe kur kjo e fundit nuk ka reaguar ndaj kërkesës së tyre.

***

Në këto kushte prindërit e katër nxënësve kanë takuar prefektin e qarkut të Beratit, Thoma Rumnici, të cilit i kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemit. Më pas ka qenë prefekti Rumnici ai që ka marrë takim me kreun e drejtorisë arsimore të qarkut të Beratit, Yzedin Hima, dhe i ka kërkuar këtij të fundit zgjidhjen e këtij problemi. Në një prononcim për gazetën prefekti i Beratit Rumnici tha se "të 4 nxënësit do të kthehen tek e njëjta shkollë për arsye se edhe vetë ata kanë pranuar gabimin dhe janë angazhuar se nuk do ta përsërisim më një veprim të tillë". Ky është rasti i parë që ndodh në gjimnazet e qarkut të Beratit për këto vitet e fundit ndërsa rasti më flagrantë ka qenë 12 vjet më parë kur disa nxënës të një nga gjimnazet e rrethit të Kuçovës kanë kryer një veprim tjetër të këtij lloji për të cilin janë ndëshkuar si nxënësit ashtu edhe mësuesit.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE E ZEZE Empty Re: KRONIKE E ZEZE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi