Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ke temperaturë? Ja përse

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ke temperaturë? Ja përse

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 10:56 am

Të dridhura, dhimbje kockash, ftohtë dhe rraskapitje. Nëse termometri i kalon 37 gradë celsius është temperaturë. Por e ç’lloji? Manifestimet e këtij shqetësimi janë të shumta dhe të ndryshme. Ngritja e temperaturës së trupit është bashkuar me shkaqe të tjera dhe është një sirenë alarmi për të kuptuar ç’po ndodh me organizmin. Ja shkaqet më të shpeshta dhe kurat më të mundshme.

NË KËRKIM TË SHKAKTARËVE

E FTOHURA

Si manifestohet?
Manifestohet me disa “vija” temperaturë që ikën në pak ditë.

Simptomat
Shoqërohet me hundë të zëna dhe dhimbje koke.

Çfarë duhet bërë?
Nëse temperatura vazhdon për disa ditë shko tek mjeku. Temperatura bie kur fillon të “mundet” i ftohti.

DHIMBJE GRYKE

Si manifestohet?
Manifestohet me temperaturë 38ºC e vazhdueshme si çdo acarim në rrugët e frymëmarrjes.

Simptomat
Shoqërohet nga dhimbje fyti në bajame dhe faring. Vështirësi në gëlltitje.

Çfarë duhet bërë?
Nëse temperatura është e lartë drejtohu tek mjeku që do t’ju japë qetësues.

GRIP

Si manifestohet?
Temperaturë që zgjat 4-5 ditë rreth 39ºC.
Simptomat
Ka dhimbje kockash, rraskapitje, kollë

Çfarë duhet bërë?
Nëse temperatura është shumë e lartë drejtohuni tek mjeku. Qëndroni shtrirë dhe pini shumë lëngje.

ACARIME KRONIKE

Si manifestohet?
Temperaturë e ulët dhe konstante për periudha të gjata

Simptomat
Varirojnë sipas sëmundjes dhe nuk janë të lehta për t’u dalluar

Çfarë duhet bërë?
Në situata të tilla shumë delikate, vetëm mjeku është në gjendje të japë ilaçet e duhura.

PROBLEME REUMATIKE

Si manifestohet?
Temperaturë konstante për një kohë të gjatë, por pak e lartë.

Simptomat
Dhembje në gjymtyrë e vena.

Çfarë duhet bërë?
Mjeku mund të sugjerojë përdorimin e asteroideve.

MELINGJIT

Si manifestohet?
Temperaturë që ulet e ngrihet shpesh

Simptomat
Depresion e probleme neurologjike

Çfarë duhet bërë?
Drejtohuni mjekut.

NXEHTËSI

Si manifestohet?
Nxehtësi: temperaturë e lartë për dy ditë që normalizohet me zhdukjen e afsheve. Tipike verore.

Simptomat
Djersitje, humbje e vetëdijes dhe e orientimit. Pini shumë ujë, lëngje frutash me gllënjka të vogla.

Çfarë duhet bërë?
Mjeku mund të sugjerojë kripëra minerale.

ALERGJI

Si manifestohet?
Temperaturë e ulët dhe e vazhdueshme, që zgjat derisa të mos eliminohet baza e alergjisë.

Simptomat
Dhimbje koke, hundë të bllokuara.

Çfarë duhet bërë?
Mjeku këshillon sprej të hundës.

MALARJA

Si manifestohet?
Temperaturë që zgjat me javë madje edh përtej 40ºC dhe pas 48 orësh temperatura normalizohet.

Simptomat
Asnjë.

Çfarë duhet bërë?
Kura bazohet në ilaçe të shumta, me efekt eliminues të agjentit infektues.

HEPATITI A

Si manifestohet?
Temperaturë rreth 38 ºC, hipën e zbret në mënyrë graduale

Simptomat
Lodhje, marramendje, vjellje, zverdhje, jashtëqitje të bardha, urinë e errët.

Çfarë duhet bërë?
Qëndro në qetësi dhe merrni ilaçe të sugjeruara nga mjeku.

PËRSE TEMPERATURA PREK MË SHUMË GRATË?

Uretra e gruas është më e shkurtër dhe pambrojtur dhe muskujt dëmtohen nga lindja, shtatzënia, menopauza. Mjafton të kujtojmë dobësitë muskulore të organeve gjenitale që prek shumë gra shtatzëna apo pas lindjes dhe s’duhet të lëmë pas dore sepse shpesh ka nevojë për rehabilitim.
Tek mashkulli ekziston një gjëndërr e prostata, që e bën uretrën më të mbrojtur e të fortë. Por ky avantazh bie pas moshës 50 vjeç.

PËR ÇFARË BËHET FJALË?
Në ndryshim me atë që mendohet, temperatura është një simptomë pozitive që tregon se organizimi po mbrohet nga sulmi i një agjenti të jashtëm. Shumë baktere, në fakt nuk u mbijetojnë temperaturave të larta mbi 40 gradë celsius. Dhe sjellin rënien e hekurit në gjak dhe manifestohet me temperaturë.

MUND TË STRESOJË ORGANIZIMIN
Temperatura është simptomë që vë në provë të fortë organizmin: kur temperatura ngrihet, shtohet konsumi i energjive, oksigjenit dhe anhidrideve karbonike. Jemi në një situatë stresi që mund të jetë e dëmshme, nëse zgjat shumë.

Nëse godet fëmijët
Tek fëmijët temperatura e trupit është gjithmonë pak gradë më shumë se të rriturit. Prandaj mos u shqetësoni nëse ngrihet pak vija. Por mbajeni nën kontroll.

Shkaqet kryesore
Veç dhimbjes së fytit, dhimbjes së veshit dhe gastroenteriteve, temperatura mund të shfaqet dhe për motive të tjera. Në të porsalindurit mund të shkaktohet një ngjitje natyrale e peshës, tipike për ditët e para të jetës që mund të sjelli djersitje. Bëhet fjalë për temperaturë etjeje që është shumë e lartë për disa ditë. Nëse pas tre ditësh zhduket temperatura e lartë për t’i lënë vendin njollave të kuqe në të gjithë trupin por jo në fytyrë bëhet fjalë për të ashtuquajturën sëmundje e gjashtë. Nëse shfaqen pika të kuqe që bëhen si qese të mbushura me ujë jemi përballë varicelës.

Ç’të bëjmë?
Për të ndihmuar efektin e antitemperaturës mbajeni fëmijën zhveshur dhe nëse duhet kaloni një sfungjer të lagur në trup. Kështu ftohet sipërfaqja e trupit dhe lehtësohet shpërndarja e tepricës së nxehtësisë.

Kur t’i drejtohesh mjekut?
- Nëse temperatura i kalon 39ºC.
- Nëse shfaqen pika ose njolla të kuqe.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi