Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Teorema e fundit e Fermat.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teorema e fundit e Fermat.

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jun 29, 2010 2:39 pm

Teorema e fundit e Fermat.
Piere de Fermat ishte nje jurist francez i shekullit te 17 qe kishte hobin e Matematikes. Sa here qe kishte kohe te lire lexonte kopjen e tij te librit "Arithmetica" .
Fermat kishte nje ves per te cilin te gjithe matematikanet e kohes e urrenin. Pasi zgjidhte nje problem, e ndryshonte pak dhe ua propozonte gjithe matematikaneve me te medhenje te kohes pa dhene nje zgjidhje apo vertetim. Keto problema ishin aq te veshtira saqe te gjithe matematikanet filluan ta shanin dhe urrenin.

Fermat i ka dhene kontribute te medha matematikes, sidomos teorise se probabilitetit ( bashke me Blaise Paskal kan qene themeluesit).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Teorema e fundit e Fermat.

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jun 29, 2010 2:40 pm

Ne cep te librit "Arithmetica" Fermat shkruan 2 fjali qe do te hyne ne historine e matematikes. Per 300 vjete me radhe keto fjali do te jen si plumb mbi koke i gjithe matematikanve te botes.

Ajo cfar Fermat shkruajti eshte:

" Nuk ekziston ne bashkesine e numrave natyror asnje zgjidhje e ekuacionit X^n + Y^n =Z^n per n>2 ku X, Y, Z jane ndryshe nga zero. Posedoj nje vertetim fantastik te ketij fakti por vendi shume i vogel ne kete cep libri nuk ma lejon ta shkruaj."

Kjo eshte e ashtuqujtura " Teorema e fundit e Fermat" ose "Teorema e Madhe e Fermat".

Vini re qe per n=2 ekuacioni shnderrohet ne X^2 +Y^2=Z^2 eshte Teorema e Pitagores dhe dim te gjithe ta zgjidhim Smiley .
Pra Fermat thjesht ka ndryshuar vleren e fuqise n.


Per 300 vjete gjithe matematikanet kan tentuar ta vertetojne ose ta hedhin poshte kete Teoreme pa arritur as njeren as tjetren.
Teorema eshte vertetuar si e vertete ne vitin 1995 nga Andrew Wiles nje matematikan Anglez qe jep mesim ne Universitetin e Princeton ( New Jersey) . Wiles eshte hasur me kete problem qe ne moshen 8 vjecare ne bibliotekn e qytetit te tije ne Cambridge.

Per ta vertetuar kete teoreme ka perdorur te gjitha teknikat dhe teoremat e reja qe jan formuluar me vone sidomos Kongjeturen e Tanyiama-Shimura ( dy matematikan te medhenje Japoneze). Ne fakt Wiles ka vertetuar thjesht kongjeturen e tanyiama-shimuren, 2 matematikan te tjere para tije vertetuan qe " Nese dikush verteton Tanyiama-shimuren atehere automatikisht verteton edhe Fermatin".

Pra wiles duke vertetuar Tanyiama-shimuren vertetoj edhe Fermatin.

Te gjithe kuptoni qe ky vertetim nuk eshte i njejti qe kishte Fermat. Pasi Fermat nuk njihte asnjeren prej gjerave qe ka perdorur Wiles. Per me teper Vertetimi i Wiles perbehet nga reth 200 faqe! . Fermat ne vertetimet e tije nuk kalonte me shume se 1 faqe.

Pra si te thuash kerkimi i nje vertetimi me mjetet qe kishte Fermat ende nuk ka perfunduar...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi