Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

10 sëmundjet vdejkeprurëse në botë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

10 sëmundjet vdejkeprurëse në botë.

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 3:42 pm

Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht, por mbeten akoma ato sëmundje, të cilat janë akoma të tmerrshme në forcën e plotë të tyre.

Që nga vitet 1970 janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat ende nuk është identifikuar një trajtim i plotë dhe efektiv. Raste të tyre shihen në çdo vend të botës, mjekësia po monitoron zhvillimin dhe po përpiqet çdo ditë e më tepër ta kufizojë përhapjen e sëmundjeve të tilla, si dhe të zbulojë vaksina e kura të reja, pa përmendur këtu zhvillimet më të fundit në progres: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotë i gjenomit njerëzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia në ndihmë të mjekësisë. Më poshtë radhiten më të rëndësishmet prej këtyre sëmundjeve, të cilat janë ndër më të rejat, të cilat sjellin frikë te ekspertët e mjekësisë si dhe në mbarë popullatën.

1.Virusi NIPAH

Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit të tij në Nipah, Malajzi në vitin 1999. Megjithëse ka shkaktuar pak "shpërthime" aftësia e tij për t'u shndërruar dhe lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë edhe tek derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë dhe në fillim duket si grip. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e të sëmurëve vdesin sepse për këtë sëmundje nuk ka trajtim për të. Deri tani 109 njerëz kanë vdekur.

2.H5N1- Avian Flu

Në maj 1997 ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej një epidemi e madhe gripi, e një masiviteti të tillë të paparë që nga koha e Gripit Spanjoll i vitit 1918. Si shkak njihet një djalë 3 vjeçar në Hong Kong, të cilit i kish rënë gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët te derrat e më pas tek njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve, duke sjellë një tip të ri virusi të gripit për të cilën njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale. Për këtë tip gripi nuk ka kurë dhe as vaksinë. Ky tip gripi u ra 18 vetëve, prej të cilëve 6 vdiqën. Pas therjes dhe groposjes së 1.4 milionë pulave, sëmundja u vu nën kontroll.

3.Lyssavirusi Australian i lakuriqit të natës

Në nëntor të vitit 1996, një grua 39-vjeçare nga Queensland-i që sa kish filluar të kujdesej për lakuriqët e natës, u sëmur rëndë. Ajo humbi ndjeshmërinë në krahun e majtë dhe gradualisht kaloi në koma e më pas vdiq. Kjo është e para që vdiq nga një sëmundje e cila prek të gjithë popullatën e lakuriqëve të natës në Australi. Një tjetër person vdiq dy vjet me vonë. Deri tani nuk ka kurim për këtë sëmundje.

4.HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi. Kanceri i lëkurës

Në vitin 1995 doktoret vunë re lezione ngjyrë vishnje në të zezë, në lëkurën ose organet e brendshme të të sëmurëve me SIDA. Ishte nje forme e re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit herpes dhe në ata që kanë sistemin imunitar të dëmtuar dhe mund të përhapet te gjëndrrat limfatike e mushkërite me pasoja fatale. E vetmja tentative ngelet Kemioterapia, por rezultatet janë të pakënaqshme.

5.Virusi Sabia

Në Gusht të vitit 1994, një virolog shkoi në Klinikën e Mjekësisë Tropikale në Universitetin e Yale (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua se ai kishte një formë komplet të re të një virusi, të indentifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili kishte "rrëshqitur" nga një epruvetë e plasaritur. Vetëm dy raste janë raportuar. Një vdiq me hemorragji të organeve të brendëshme, ndërsa tjetri mbijetoi pas vuajtjeve të papërshkrueshme dhe te tmerrshme. Ky virus njihet fare pak dhe nuk ka trajtim për të.

6.Hepatiti C

Hepatiti C është infeksion viral i mëlçisë, gjithashtu dhe një shkak madhor në sjellen e kancerit të mëlçisë, verdhëzës e vdekjes nga helmimi i gjakut. Kjo sëmundje u zbulua për herë të parë në vitin 1989. Hepatiti C përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut p.sh nga transfuzionet e gjakut apo nga kontakti seksual. Në mënyrë globale mendohet se janë mbi 170 milionë persona me këtë infeksion kronik dhe çdo vit kësaj armate i shtohen 4 milionë pacientë të tjerë. Për Hepatitin C nuk ka vaksine. Ndërsa Hepatiti E është zbuluar në vitin 1988, ngjan me Hepatitin C, përveç faktit se mund të transmetohet nga ushqimet dhe ka më pak shanse të jetë fatal.

7.HIV-Human Immunodeficiency Virus

Virusi HIV u zbulua në vitin 1983. Ai është përgjegjës për SIDA- n, sindromin e imuno-deficiencës së fituar. Kjo sëmundje është identifikuar për herë të parë te burrat homoseksualë në Amerikë.
Që atëherë përhapja e kësaj sëmundjeje është bërë me virulente ndërmjet heteroseksualëve, veçanërisht në Afrikë e Azi. Ky virus shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe lëngjeve trupore. Nuk ka kurë dhe as vaksinë për të, por një formë e re trajtimi me ilaçe e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkurajuese.

8.Escherichia coli 0157: H7 (diarre)

Ky variant i rrezikshëm i Escherichia coli u zbulua për herë të parë në vitin 1982 pas një shpërthimi të një diarreje të tmerrshme me gjak, me origjinë nga hamburger-ët e kontaminuar.
Pas kësaj, shumica e infeksioneve kanë ardhur nga ngrënia e mishit të grirë të pa gatuar plotësisht. Të rriturit e shëndetshëm, zakonisht e marrin veten, por mund të jetë vdekjeprurëse te fëmijët e vegjël e tek të moshuarit.

9.Virusi Sindromes Pulmonare - HSP

HSP u gjend për herë të parë në vitin 1993, pas hetimeve të bëra për një sëmundje fatale respiratore që u vu re në shtetet jugperëndimore të USA-s. Që atëherë, 100 raste janë raportuar në 20 shtete amerikane, shumica në perëndim. Si veçori e kësaj sëmundjeje, ndryshe nga shumica e sëmundjeve që zakonisht sulmojnë njerëzit me mbrojtje (sistem imunitar) të dobët, kjo sëmundje ka prekur më të shëndetshmit e më të fortët. Ajo vjen nga minjtë e pyllit, veçanërisht nga i quajturi mi i drerit, pra nga rodentët. Pasi ekspozohen ndaj feçeve të këtyre rodentëve pacientët kanë ethe e dhimbje muskujsh deri 5 javë më vonë, e ndjekur kjo më pas me marrje fryme, pasi mushkëritë gradualisht mbushen me lëng dhe në raste ekstreme kjo sjell vdekje. Për këtë virus nuk ka akoma një trajtim kurues. Sëmundja fillon menjëherë. Periudha e inkubacionit varion nga 6 orë - 5 ditë. Pacienti ka ngërçe abdominale, të vjella dhe dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lëngjeve). Antibiotikët ndihmojnë për të shkurtuar sëmundjen.

10.Virusi Guanarito

Në shtator të vitit 1989, doktorët në Venezuele filluan të shihnin një sëmundje me ethe tepër të larta, në mesin e popullsisë së fshatit. Shumë nga pacientët u shtruan në spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobësi të përgjithshme, dehidrim dhe hemorragji të brendshme. Mbi 100 raste janë konfirmuar dhe rreth 1/3 e pacientëve vdiqën. Mendohet se sëmundja përhapet nga minjtë. Njohuritë për këtë virus janë minimalë.

Sëmundjet më të rrezikshme

1-Virusi NIPAH (Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre).

2--H5N1- Avian Flu (ndryshe njihet si gripi i pulave, është një lloj gripi ndaj të cilit njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale).

3. Lyssa virusi Australian i Lakuriqit të natës (Deri tani nuk ka kurim për këtë sëmundje).

4-HHV8, Virusi i kancerit të lëkurës. Është një formë e re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit herpes dhe në ata që kanë sistemin imunitar të dëmtuar dhe mund të përhapet te gjëndrat limfatike e mushkëritë me pasoja fatale.

5-Virusi Sabia. Ky virus njihet fare pak dhe nuk ka trajtim për të. Rasti i parë ka ndodhur nga plasaritja e një epruvete.

6-Hepatiti C. Është infeksion viral i mëlçisë, gjithashtu dhe një shkak madhor në sjelljen e kancerit të mëlçisë, verdhëzës e vdekjes nga helmimi i gjakut.

7-HIV-AIDS. Ky virus shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe lëngjeve trupore. Nuk ka kurë dhe as vaksinë për të, por një formë e re trajtimi me ilaçe e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkurajuese.

8-Escherichia coli (diarre). Është shpërthim i një diarreje të tmerrshme me gjak, me origjinë nga hamburger-ët e kontaminuar.

9-Virusi i Sindromes Pulmonare. Për këtë virus nuk ka akoma një trajtim kurues, vjen nga minjtë e pyllit. Sëmundja fillon menjëherë. Vdekja vjen si pasojë e dehidrimit (humbja e lëngjeve). Antibiotikët ndihmojnë për të shkurtuar sëmundjen.

10- Virusi Guanarito. Edhe për këtë sëmundje mendohet që origjina të jetë nga minjtë. Njohuritë për këtë virus janë minimalë.

"Spekter"

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi