Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Të kujdesemi për dhëmbët...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Të kujdesemi për dhëmbët...

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 3:43 pm

Kujdesi për dhëmbët dhe infeksionet Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit.

Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore.

Bakteret dhe infeksioni i mishit të dhëmbëve

Një higjienë e keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve.

Koenzima Q10 mban te freskët gojën

Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10 e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.

Kariesi një proces shkatërruespër dhëmbin

Kariesi përbën një proces shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteret e pranishme përreth sipërfaqes së dhëmbëve (pllakëzat bakteriale). Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është më shumë se sa 350, por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit. Pjesa më e madhe e baktereve të implikuara në pllakëzat bakteriale të krijuara në sipërfaqen e dhëmbëve përfaqësohen nga: streptokoko mutans lactobacilli dhe actinomiceti.

Këto baktere në qoftë se nuk do të lëvizen dhe të pastrohen nga furça e dhëmbëve, bien në kontakt me sheqernat që janë prezente tek ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ato që i japin këtyre baktereve forcën për të filluar shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit..

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi