Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Nanogrimcat e oksidit te ceriumit riparojnë retinen I ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nanogrimcat e oksidit te ceriumit riparojnë retinen I ri

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 3:47 pm

Studimi nga hulumtuesit Amerikan pohon se cerium oksidi, që përdoret për lustrimin e qelqit dhe në shkarkesat e automjeteve për pastrimin e gazërave, mund të përdoret për shërimin e ç'rregullimeve të syrit dhe sëmundjeve tjera.
James McGinnis, dhe kolegët nga University of Oklahoma, kanë injektuar nanogrimcat e cerium oksidit në sytë e minjëve dhe kanë zbuluar se substanca ka aftësi ta mbron retinen nga ndriçimi i tepruar dhe dëmshëm. Nëse nanogrimcat injektohen pas dëmtimit, shkencëtarët kanë dalluar se ato ndihmojnë në riparimin e retines.
Nanogrimcat e tilla i neutralizojnë efektet e substancave të njohursa me emrin, mesproduktet reaktive të oksigjenit (MRO), megjithëse procesi përmes të cilit e bëjnë këtë është i panjohur.
Rezultatet e studimit pohojnë se nanogrimcat e cerium oksidit mund ta pengojnë vdekjen e qelizave të shkaktuar nga MRO-të. MRO-të marrin pjesë në sëmundjet e ndryshme të syrit, të degjenerimit muskulor dhe retinitis pigmentosa.
Mendohet se grimcat mund të ndihmojnë në luften kunder sëmundjes diabetike dhe Alzheimer.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi