Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Nje gjene mund ta bllokoj HIV-in

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nje gjene mund ta bllokoj HIV-in

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 3:47 pm

Nje ekip kerkuesish nga Univesiteti i Albertas ne Edmonton, ka arritur te zbuloje nje gjen qe eshte i afte te bllokoj HIV-in dhe te ndaloje me pas edhe zhvillimin e SIDA-s. Stéphan Barr nje studiues i Departamentit te Mikrobiologjise Mjekesore dhe Imunologjise, deklaron se ekipi i tij ka arritur te identifikoje nje gjen te quajtur TRIM22 qe eshte ne gjendje te bllokoje infeksionin e HIV-it ne nje kulture qelizore duke e ndaluar virusin te ndertohet. “Kur futim kete gjen ne qeliza, ai arrin te ndaloje bashkimin dhe formimin e virusit HIV” pohon z.Barr. “Kjo do te thote qe virusi nuk mund te dale nga qelizat qe ka infektuar per te infektuar te tjera, duke bllokuar ne kete menyre perhapjen e virusit.”
Per te treguar rendesine e ketij gjeni, Barr dhe ekipi i tij kane bllokuar aktivitetin e TRIM22 ne disa qeliza duke verejtur nje fenomen interesant: pergjigja normale e Interferonit, nje proteine qe koordinon sulmet e organizmit kunder infeksioneve virale, nuk eshte shfaqur e plote duke mos arritur te luftoje infeksionin e HIV-it. “Kjo do te thote se TRIM22 luan nje rol thelbesor ne organizmin tone per te luftuar HiV-in. Rezultatet jane teper interesante pasi tregojne se organizmi yne permban nje gjen qe eshte i afte te ndaloje perhapjen e HIV-it.”
“Tipe te reja te virusit HIV, rezistente ndaj trajtimeve tradicionale shfaqen ne vazhdimesi, per kete arsye, eshte e nevojshme te krijohet nje menyre me natyrale per te bllokuar HIV-in. Zbulim i ketij gjeni qe ndodh natyralisht ne qelizat tona mund te jete nje rruge e re ne kete drejtim” deklaron z. Barr.
Gjeni eshte ne gjendje te bllokoje bashkimin e virusit, keshtu ne te ardhmen duke studiuar sjelljen e tij do te qeme ne gjendje te ndertonim medikamente ose vaksine qe sillen ne te njejten menyre duke imituar efektet e ketij gjeni. “Jemi duke studiuar arsyet se pse ky gjen nuk funksionon tek personat e infektuara nga virusi dhe duke kerkuar nje menyre per ta aktivizuar kete gjen tek keta individe” ka shtuar Barr. “Shpresojme se kerkimet do te cojne ne zbulimin e medikamenteve ose vaksinave te reja qe mund te ndalojne perhapjen nga nje person ne nje tjeter, ose perhapjen e HIV-it brenda te njejtit organizem, do te analizojme gjithashtu aftesine e ketij gjeni per te luftuar viruse te tjere” perfundon ai.
Zbulimi eshte publikuar ne The Public Library of Sciences Pathogens me 28 shkurt te ketij viti.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi