Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Humbja e virgjërisë në moshë të madhe, rezulton me probleme shëndetësore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Humbja e virgjërisë në moshë të madhe, rezulton me probleme shëndetësore

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:02 pm

Studimet më të fundit tregojnë se marrëdhëniet seksuale me vonesë çojnë në probleme shëndetësore. Tani ekspertët këshillojnë se nuk është e nevojshme të presësh shumë gjatë për të patur marrëdhënien e parë seksuale. Studimi hedh poshtë të gjitha studimet e mëparshme të cilat tregonin se marrëdhëniet seksuale të hershme ishin me probleme.

Humbja me vonesë e virgjërisë lidhet me mosfunksionimin seksual gjatë jetës.
Ata që e humbin virgjërinë midis moshës 21 deri në 23 vjeç tentojnë të kenë më shumë probleme seksuale më vonë kur martohen. Studimi është bërë nga Universiteti i Kolumbisë dhe qendra HIV.

Meshkujt që humbin virgjërinë në moshën 20 vjeçare, kanë probleme në eksperiencën e tyre seksuale në martesë, e cila përfshin vështirësi në ereksion si dhe në arritjen e orgazmës.

Studimet e bëra më parë kanë dalë në konkluzionin se adoleshentët të cilët bënin seks që në moshë të vogël kishin probleme me sëmundjet seksualisht të trasmetueshme. Kjo pasi shumicën e herëve seksi vinte pas influencës së alkoolit apo dhe drogës. Ata ishin më të rrezikuar nga SIDA apo STI.

“Por sot, ne shohim shumë individë të cilët martohen me vonesë dhe s’kanë pasur marrëdhënie seksuale të mëparshme, se kanë vështirësi në arritjen e kënaqësisë seksuale” – thotë Eli Coleman, ekspert në shëndetin seksual në Universitetin e Minnesotas.

‘Vajzat e mira’ të cilat duhet të forcojnë veten për të mos patur marrëdhënie seksuale deri në martese përfundojnë shpesh në çrregullime seksuale në jetën e mëvonshme bashkëshortore.

“Një nga çrregullimet është se këto vajza nuk dinë çfarë duan, nuk dinë dëshirat e tyre dhe për më keq ato kërkojnë dhunë për të arritur në orgazëm” – thotë Coleman.

“Kur virgjëria humbet me vonesë hyjnë në lojë faktorët psikologjikë të cilët e ndrydhin njeriun dhe e çojnë në marrëdhënie seksuale të vakta, me efekte negative që zgjasin gjithë jetën” – tha Patti Britton, president në American Association of Sexuality Educators.

“Marrëdhënia seksuale është komplekse dhe momenti i martesës nuk është e thënë të sjelli magji”.

“Në vend që ti këshillojmë të rinjtë që të mos bëjnë marrëdhënie seksuale deri në martesë, e mira do ishte ti këshillonim të bëjnë seks të sigurtë, të kërkojnë intimitet dhe një marrëdhënie të shëndetshme”- tha Coleman.


No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humbja e virgjërisë në moshë të madhe, rezulton me probleme shëndetësore

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:02 pm

Pleshti, jam plotesisht dakord me ate qe afesia dhe jo fuqia seksuale varet te gjendja psikologjike, gje qe nuk ka te beje fare me humbjen e virgjerise ne nje moshe apo nje tjeter. Gjendja psikologjike e renduar apo e qete mund te shpjegohet me apo lidhet me efikasitetin e organizmit dmth mospranise te semundjeve te ndryshme te cilat mund te ulin aftesine seksuale te cdokujt, duke mos marre ne gjykim periudhen se kur i prekuri nga njera apo tjetra patollogji ka humbur virgjerine.
Aftesia seksuale e gjithesecilit lidhet direkt me gjendjen hormonale, gje qe rrit ndjenjen per intimitet ne zonat e hypotalamusit ne tru, nje qarkullim ne rritje i gjakut, ne te gjithe muskujt e organizmit he si te tille, ne muskujt penal dhe vaginal, qe shpie ne ereksion tek meshkujt dhe rritje te nivelit te estrogjenit te femrat dhe deshires per performance seksuale. Shumica e patologjive qe ndikojne direkt me ereksionin si te femra apo edhe tek mashkulli jane gjenetikisht te trashegueshme dhe nuk kane lidhje me kohen e humbjes se virgjerise. Crregullimet seksuale ne shumicen e rasteve jane rezultat i moskoordinimit te qendrave te trurit, direkt pergjegjese me eksitimin dhe ndjesine e ereksionit, dhe gjendjes psikologjike te personit, gje qe shpie ne ulje te rezistences seksuale apo edhe deshires per tu inkuadruar ne intimitet.
Pra edhe njehere kjo eshte nje psikoze me lidhje direkte hormonale dhe gjenetike dhe aspak me humbje virgjiniteti ne nje moshe apo nje tjeter.
Shume studiues e pershkruajne humbjen e virgjinitetit ne menyra te ndryshme dhe jo detyrimisht nepermjet kontaktit seksual.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humbja e virgjërisë në moshë të madhe, rezulton me probleme shëndetësore

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:02 pm

Virgjeria nuk humbet vetem me ane te aktit seksual, por edhe nga rrethana te tjera. Psh femra mund ta humbi virgjerine edhe me metoda te tjera pervecse aktit seksual. Kocka vaginale ose e quajtur ndryshe "humeni" mund te thyhet jo vetem nga akti seksual por edhe nga dukuri te tjera.
E njejta gje mund te ndodhi edhe me mashkullin persa i perket humbjes se virgjinitetit. Virgjinitetit pershkruhet si dicka me shume sesa kontakti i pare seksual.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humbja e virgjërisë në moshë të madhe, rezulton me probleme shëndetësore

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:03 pm

Nuk besoj se deri me sot nuk eshte vertetuar asnje lidhje e drejtepersedrejte ne mes virgjerise dhe ndonje patollogjie te vecante. Shumica e patollogjive te ketij profili vijne si rezultat i mangesive apo crregullimeve hormonale dhe nuk kane fare te bejne me virgjinitetin. Eshte gje tjeter pastaj po te flitet per moshen ideale te te lindurit te femijeve dhe tjeter gje humbja e virgjinitetit. Shtatezania e vonshme mund te shkaktoje probleme nga me te ndryshme, si te femra ashtu edhe te foshnja e lindur, probleme qe mund te jene te karakterit deficitar hormonal apo edhe deri ne te meta mendore te foshnjes nese shtatezania ndodh ne nje moshe mbi 45 vjece normalisht. Por edhe ne kete rast, nuk eshte 100 % e sigurte qe nqse ngelesh shtatezene mbi kete moshte, te trashegosh tek foshnja probleme te tilla apo te zhvillosh patollogji te tilla tek vetja. Dhe ne mjekesi, nje gje per te qene e sigurte, duhet ta kaloje 97,5 %. Vetem atehere ka baza per konsiderim te vertetesise apo jo te nje patollogjie.
Mistrece, besoj se nuk ke arsye qe te shqetesohesh ne kete drejtim.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humbja e virgjërisë në moshë të madhe, rezulton me probleme shëndetësore

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:40 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi