Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Reth Gjakut ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Reth Gjakut ?

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:03 pm

Pershendetje sa duhet te jet gjaku (fotoja) e gjakut (blod picture)
edhe ne qoft se esht i dobet qka duhet qe te konzumoj qe ta forcon gjakun

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Reth Gjakut ?

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:04 pm

Për rekuperimin e shpejtë dhe pastrimin e gjakut ,është një lloj shkurreje që përdoret ne mjekësinë popullore.Termi latin Silybum marianum.Për femrat ka efekte kuruese te tjera.Përdoret si përzierje në sallata apo piqet.Ka shije si të spinaqit.
Për ju femrat? I domosdoshëm.Ndihmon gjatë ciklit dhe ju heq dhimbjet e kokës(dhe ju bëheni më te ëmbla) , balancon estrogjenin,pastron gjak dhe melçine,heq toksinat kur dilni ne banjo etj.Po ju dergoj foton dhe ju pyesni.
Presioni normal i gjakut 11 : 9.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Reth Gjakut ?

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:04 pm

Gjaku


Gjaku (lat. Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban 5 - 6 litra gjak.
Gjaku përmban: (eritrocite), qelizat e bardha (leukocitë), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%. Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.

Funksionet

Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh:
Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së)
Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës)

Gjaku kryen shumë funksione të rëndësishme brenda trupit duke përfshirë:
Furnizimin e indeve me oksigjen
Furnizon trupin me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore ( të tretura në gjak (psh lipidet e gjakut)
Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Urea dhe Acidi Llaktik
Funksione imunologjike, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e materialeve te huaja nga antitrupthat
Kuagulimi, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim
Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve
Rregullimin e pH(normalja e pH të gjakut është në mes vlerave 7.35 - 7.45)

Vetitë

Temperatura është 36,6° C (te njerëzit e shëndoshë)
pH 7,4
Gjaku është një suspension
Meshkujt kanë përafërsisht 4,5 litra gjak, Femrat 3,6 litra
Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar.


Përbërja

Plasma ( ~ 55%) prej saj 90 % H2O dhe 2% sheqer + minerale (jone të natriumit, kaliumit, magnesiumit dhe kalciumit) 8% proteina (albumina, antitrupa, etj.)
Qeliza (~ 45%): eritrocite 5 milion/µl, leukocite 5000 – 10000/µl, trombocite 150000 – 300000/µl
Hormone
Gazra

Qelizat e gjakut

Të gjitha qelizat e gjakut kanë prejardhje nga qeliza e përbashkët mëmë Gjaku përmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocitë (qelizat e bardha) dhe trombocite.

Eritrociti
Rruzat e kuqe të gjakut

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Reth Gjakut ?

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:04 pm


Format e rregullta (a) dhe të parregullta të eritrociteve (b-d)
Fjala Eritrocit rrjedh nga gjuha greke erythros që do të thotë "kuq" dhe kytos do të thotë „qelizë“. Nën minkroskop mund të shohim se kanë pothuajse një madhësi të njejtë, formë të pllakëza të rrumbullakëta bikonkave. Ato shërbejn për transportimin e oksigjenit nga mushkërit apo dhe nga velëzat në inde.

Madhësia dhe sasia

Madhësia: rreth 7,5 µm (mikrometër) (7,5*10^-6m)
Trashësi: 2 µm rrethit dhe 1 µm në qendrën
Koncentrati në gjak: 4.5-5.5 milion/mm^3 (do të thotë 5*10^6/µl = 5*10^6/mm^3 = 5*10^12/l = 5 Tera/l = 5*10^15/m^3)
Numri i tërësishëm në gjak: 24-30 Bilion = 24*10^12 deri 30*10^12
Sasia në gjak tek meshkujt: 14-18 g/100ml gjegjësisht 8,7-11,2 mmol/l
Sasia në gjak tek femrat: 12-16 g/100ml gjegjësisht 7,4- 9,9 mmol/l
Kohëzgjatja e zhvillimit të tyre: rreth 7 ditë
Jetojnë mesatarisht: rreth 120 ditë gjegjësisht 4 muaj

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Reth Gjakut ?

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:04 pm

Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut, të cilët janë pa ngjyrë por nën mikroskop duken me ngjyrë të bardhë e çelur, dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme. Për dallim nga eritrocitet, leukocitet janë dy fish më të mëdha, por për nga numri janë më të paktë (raporti mes tyre qëndron me 1:500). Leukocitet në organizmin e njeriut luajnë rolin mbrojtës, ku bën eliminimin e sulmuesve të huaj, kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhe fagocitozë dhe është mekanizëm i rëndësishëm që i mundëson organizmit të trupit të mbrohet prej infeksioneve të ndryshme. Qelizat e bardha të gjakut formohen në palcën e ashtit si dhe në gjëndrat limfatike, dhe këto ndahen në lloje të ndryshme duke u bazuar në funksionin e tyre që kanë. Leukocitet lëvizin në mënyrë ameboide, dhe janë shumë aktiv.
Leukocitet i takojnë sistemit imunologjik. Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç janë: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kërpudhat dhe protozoarët.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Reth Gjakut ?

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:05 pm


Trombociti ose shumës trombocitet ose pllakëzat e gjakut janë qeliza në formë të pllakës, për nga madhësija janë shumë më të vogla se eritrocitet, madhësija e tyre përmban diku rreth 4,5 mikrometër. Luajnë një rol të rëndësishëm fiziologjik, pra në koagulimin e gjakut, gjegjësisht në parandalimin e gjakderdhjes (Hemoztasë). P.sh. gjatë prerjes, trombocitët e bëjnë ngjizjen e gjakut kështu që në këtë mënyrë mundëson që të ndërpritet gjakëderdhja. Numri i përgjithshëm i trombocitëve në gjak përmban diku 150.000 -380.000/µl. Trombocitët prodhohen në organet: shpënetkë, mëlçi dhe mushkëri. Trombocitët jetojnë në gjak prej 8 deri 12 ditë. Nëse një trombocit jeton më pak se sa është dashur të jetonte atëher këtë e quajmë splenomegali apo dhe zmadhim i shpënetkës. Kurse me largimin e shpënetkës splenektomi nga organizmi i njeriut, ndodh e kundërta, pra zmadhohet numri i trombocitëve.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Reth Gjakut ?

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:17 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi