Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Anemia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Anemia

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:13 pm

I.ANEMIA (mungesa e komponenteve te gjakut)


Anemia eshte nje nder crregullimet me te shpeshta te gjakut, qe rezulton nga pakesimi/zvogelimi/renja e numrit te rruazave te kuqe te gjakut ne organizmin e njeriut. Ky lloj crregullimi mund te sjelle probleme te pariparueshme shendetsore, si rezultat i uljes se nivelit te Hb (hemoglobines), ne rruazat e kuqe, e cila eshte nje nder komponentet perberes me te rendesishem te rruazave te kuqe te gjakut, qe ben transportimin e oksigjenit ne te gjitha indet e organizmit.
Komplikacionet e shkaktuara jane te shumellojshme. Do te mundohem t'i trajtoj me poshte gjate shpjegimit te kesaj patollogjie.

Shkaktaret e anemise jane te shumte, por nder me te rendesishmit mund te vecohen si:

*Shkaterrimi i tejskajshem i rruazeve te kuqe
*Hubja e gjakut( kjo mund te vije nga shume faktore)
*Prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshem i rruazave te kuqe.

Nder te tjera mund te themi se anemia rrjedh edhe nga shkaqe te tjera pervec te mesipermeve, sic jane:

*Anemi qe vjen nga crregullimet e trasheguara ne organizmin e njeriut
*Kequshqyerja, si mungesa e hekurit dhe Vitaminave
*Infeksionet e ndryshme
*Prezenca e disa kancereve
*Ekspozimi ndaj medikamenteve toksike

A. Anemia e shkaktuar nga shkaterrimi i Rruazave te Kuqe (Anemia Hemolitike)

Anemia Hemolitike (Hemo=gjak, Lytic=shkaterrim) vjen si rezultat i shkaterrimit te parakohshem te rruazeve te kuqe te gjakut. Jetegjatesia e rruazave te kuqe normale mund te shkoje deri ne 120 dite, por ne rastin e anemise hemolitike, kjo jetegjatesi shkurtohet deri ne 25 % te jetegjatesise normale. Ne kete rast, indi kockor qe prodhon rruazat e kuqe, nuk eshte ne gjendje qe te plotesoje nevojat e indeve te ndryshme te organizmit me rruaza te kuqe.

B. Anemia Hemolitike e Trasheguar

Ka disa lloj Anemishe Hemolitike te Trasheguara, nder te cilat mund te permendim:

*Sickle Cell Anemia
*Talasemia
*Deficienca/mangesia e nje enzime te quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze)

1) Sickle Cell Anemia eshte nje nga format me te ashpra te anemise qe mund te gjendet kryesisht tek popullsite me prejardhje Afikane, por mund te preke gjithashtu edhe popullsite me prejardhje Kuakaze, Arabe, Indiane dhe Mesdhetar, por ne jo me te njejtin ritem dhe shpeshtesi si ne popullsite Afrikane. Ne kete rast, Hb (Hemoglobina) krijon nje forme tejet te papershtatshme gjate procesit te shperndarjes se Oksigjenit, duke bere keshtu qe ajo (Hb) te kete krijuar nje forme tashme anormale. Kjo con ne shkaterrimin e parakohshem te rruazeve te kuqe te gjakut, dhe ulje te nivelit te hemoglobines nga ana klinike

2) Talasemia. Kjo eshte nje forme anemie qe prek kryesisht popullsite me prejardhje Mediterrane, ne vecanti dhe ato Afrikane e Jug Perendimore Aziatike. Kjo forme anemia karakterizohet nga rruaza te kuqe anormale dhe jetegjatesi te shkurter te tyre.Rezultojne dy lloj talasemish, qe jane: Talasemia major, dhe minor. Qe te dyja shkaterrojne rruazat e kuqe te gjakut, por ajo Major eshte me e ashpre, duke bere qe hekuri i ndodhur ne gjak, te depozitohet ne lekure dhe organe vitale te organizmit.

3)Mungesa e G6PDHG
Mungesa e G6PDHG prek kryesisht popullsite me prejardhje Afrikane, por ne te njejten ka rezultuar qe te preke dhe grupe te tjera popullsish. Ne kete rast, Rruazat e kuqe mund te mos prodhojne sasi te mjaftueshme te kesaj enzime te rendesishme ose sasia e prodhuar rezultat te jete anormale.

C) Anemia e shkaktuar nga Humbja e Rruazeve te Kuqe te Gjakut.
Kjo lloj anemia mund te shkaktohet humbja e madhe e gjakut si pasaje e nje demtimi, operacioni, apo edhe moskoagulim te rregullt te gjakut.

D)Anemia e shkaktuar nga prodhimi i pamjaftueshem i Rruazave te Kuqe te Gjakut
Kjo lloj anemie vjen si shkak i paqendrueshmerise se indit kockor ne prodhimin e mjaftueshem te rruazave te kuqe te gjakut, ne menyre qe te plotesoje nevojat e indeve te organizmit. Kjo mund te vije si rezultat i pranise se disa lloj kanceresh ne organizmin e njeriut, apo edhe nga semundje te ndryshme kronike.
Anemia ndodh edhe ne rastet kur organizmi nuk eshte ne gjendje te prodhoje eritrocite(rruazat e kuqe) te shendetshme si rezultet i mungeses se konsiderueshme te hekurit ne sistemin e qarkullimit.
Ka disa raste te prekjes se grupeve te ndryshme nga mosfunksionimi si duhet i disa proceseve fiziologjike dhe kimike qe mund te jene me teper te klasifikuara si klinike dhe te pamundura per tu kuptuar nga publiku i gjere, prandaj nuk po zgjatem ne trajtimin e tyre. Gjithesecili ndodhi ka te vecantet e vet dhe kerkon nje shpjegim fiziologjik dhe klinik te ecurise se semundjes qe nga parandalimi, fillimi, shfaqja, dhe ne fund trajtimi me medikamentet e duhura.

II. Shenjat dhe Simptomat e Anemise.

Nese dikush eshte i prekur nga anemia nder shenjat me te mundshme dhe me te zakonshme mund te jene, si zbehja e lekures, skuqje jo normale e buzeve, dhe krijimi i nje shtrati tek thonjte e te pre****e.
Nder te tjera mund te permendim gjithashtu edhe irritabilitetin e rritur, lodhjen fizike, marrje mendsh, dhe takikardi (rrahje e shpejte e zemres.)
Ka edhe shenja, apo simptoma te tjera te cilat jane me teper per tu trajtuar ne rruge klinike dhe nuk ja vlen besoj qe te trajtohen ketu.

III. Diagnostikimi i Anemise.
Ne shumicen e rasteve diagnostikimi i kesaj patollogjie ndodh pasi te jene kryer nje sere testesh te perberjes se gjakut, sic mund te jete testi i perberjes se gjakut, duke perfshire ketu te gjithe komponentet e tij. Edhe ne kete rast shpjegimi i testeve te ndryshme eshte me teper me rendesi klinike sesa edukative dhe njohese.

IV. Trajtimi dhe Kurimi i Anemise
Trajtimi varet direkt ne llojin dhe shkakun e anemise. Shpjegimi eshte me teper klinik edhe ne kete rast. Zakonisht trajtimi fillon me ristrukturimin e niveleve te Fe (hekurit) ne gjak, qe mund te coje ne degjenerim te semundjes. Gjithashtu edhe mungesa e acidit folik dhe Vitamines B12, qe te dyja keto komponent te rendesishem te gjakut ne procesin e koagulimit.

Bazuar ne shkakun e cdo lloj anemi, edhe trajtimi mund eshte pjese e nje seleksionimi menyrash dhe mjetesh qe perfshine

*Transfusion te rruazave te kuqe te gjakut te marra nga nje donor
*Heqja dhe transplantimi i Shpretkes ose trajtimi me ilace qe mbrojne qarkullimin normal te rruazave te gjakut brenda sistemit te qarkullimit
*Trajtimi me medikamente qe luftojne infeksione te ndryshme dhe qe stimulojne indin kockor ne prodhimin me te madh sasior te ketyre rruazeve
*Trasplantim i indit kockor, ne rastet e formave malinje te Anemise.

V. Si te parandalojme Anemine.
Parandalimi ose jo i anemise varet direkt tek shkaku i saj. Deri me sot, fatkeqesisht nuk eshte provuar klinikisht asnje metode parandalimi e anemise perderisa ndodh si rezultat i defekteve gjenetike te trasheguara qe ndikojne rendshem ne prodhimin e eritrociteve dhe hemoglobines ne gjak.


Ne kete shkrim shpjegova me teper anet klinike te kesaj patollogjie fatale.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Anemia

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:14 pm

Sickle Cell eshte nje tjeter lloj anemie, ndryshe nga kjo qe une shpjegova me siper. Anemia eshte mungese e rruazave te gjakut si rezultat i shkaterrimit te qelizave riprodhuese. Qelizat e gjakut nuk jane te perhershme, ato rigjenerohen here pas here, por si rezultat i humbjes se funskionit te rigjenerimit, linde edhe e ashtequajtuara, Anemi.
Sic edhe e dini, qelizat e gjakut levizin lirshen ne enet e gjakut duke transportuar komponentin qe i mban ato gjalle ne te gjithe organizmin, oksigjenin.
Qelizat normale kane forme te rrumbullaket dhe jane shume te lemuara dhe pa vrime, sikurse ndoh ne rastin e semundjes "sickle cell" kur qelizat marrin nje force gjysmehene, gje qe i ben ato te humbasin formen e tyre dhe levizjen e lirshme neper enet e gjakut per te transportuar oksigjenin.

Sickle Cell eshte nje lloj semundje qe ne shumicen e rasteve eshte e trashegueshme brez pas brezi, por sic ekziston tashme rendomte ne disa raste, gjenet te cilat jane pergjegjese per transmetimin e kesaj patogjie nga nje brez te tjetri, mund te jene te fshehura tek njeri brez dhe te shfaqen tek brezi tjeter.
Kjo ndodhe ne menyre te rendomte ne shumicen e semundjeve gjenetikisht te transmetueshme, ku gjenet pergjegjese mund te jete dominante, qe do te thote, qe shfaqen, ose recesive apo te fshehura, dmth qe nuk shfaqen aspak vetite e tyre te semundjes.
Nje njeri mund te jetoje nje jete normale edhe pse mund te jete mbartes i nje gjeni te tille, dmth qe gjeni eshte recesiv dhe mund mos te shfaqet gjate gjithe jetes se nje personi.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi