Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Kontraceptivet ( Birth Control)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kontraceptivet ( Birth Control)

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:15 pm

Perdorimi i pilulave kontraceptive per nje kohe te gjate mund ta coje femren ne fertilitet te plote. Dhe ka disa lloje kontraceptivesh sic jane:

1. Kontraceptive Hormonal (kontraceptiv oral, iplante, dhe injeksione.)
2. Kontraceptiv intrauterine ( eshte nje mjet qe vendoset brenda organit femeror dhe ky ben bllokimin e spermes, duke mos e lejuar ate qe te arrij vezen ne periudhen e pllenimit.)
2. Mjete me "kufizues" apo pa Spermicide ( ne diafragem, tek kapsula cervikale, ose kondomi femeror.)
3.Mjete te tjera te planifikimit familjar.
4.Sterilizimi femeror ( heqja e tubave.)
Ne nje survey te bere ne USA diku ne mesin e viteve 90 doli qe vetem 3% e femrave i perdorin kontraceptivet qofshin keta (sterilizim me operacion= 28%, kontraceptive oral 27%.)Dhe kur femrat u pyeten se pse nuk i perdornin kontraceptivet u pergjigjen se :
a. Nuk kane shume njohuri per ta.
b. Frika nga efektet anesore dhe rreziqet e tjere shendetsore
c. Kenaqesia per metodat qe perdorin aktualisht.

Cilet jane kontraceptivet dhe llojet e tyre?
Kontraceptivet jane:
1. Hormonal. Ata jane nje kombinim i estrogenit me progestin, qe zakonisht eshte nje forme perberese e estradiol, ose vetem progestin. Qe te dyja keto perdoren ne forma te ndryshme, si:
a. ne forme pilule ( shumica e kontraceptiveve oral qe permbajne estrogen dhe progestin ose vetem progestin.)
b. Mjete intramurale progrestin leshuese/prodhuese.
c. Injeksione (psh. Depo-provera qe eshte nje injeksion progestine) ose Lunelle ( nje combinim i progestined dhe estrogenit.
d. Implantet. ( psh. sistemi Norplant.)
e. Pjese ngjitese ne trup (patches) si psh. Ortho Evra.)
in Patches. (eg, Ortho Evra).
Estrogen eshte hormone femeror me i bollshem dhe eshte pergjegjes per karakteristikat femerore. Perberesi estrogen mbajtes qe perdoret ne shume ne kontraceptivet oral eshte Estradioli i cili gjithmone perderet i kombinuar me progestin.
Efektet anesore te ketyre kontraceptiveve jane te shumta dhe me pasoja. Nder to mund te permendim:
1. Efektet ne Riprodhim. Kur perdoren gjate gjithe ciklit menstrual me progesteron, nderpresin funksionin normal te hormoneve te tjere riprodhues, si LH(hormoni luteinizues), FSH ( hormoni folikulo-stimulues)dhe qe ndalon ovulimin. Estrogeni, nga ana tjeter ndryshon strukturen qelizore te mbeshtjelljes se uterusit (endometrium) dhe bllokon implantimin e vezes se fertilizuar (pllenuar.)

2.Efektet anesore te Estrogjenit. Gjate dy apo tre muajve te pare te perdorimit te kontraceptiveve oral, efektet anesore te Estrogjenit ne pilulen e kombinuar (me progestin) jane:
a. Te vjella te shumta( qe mund te kontrollohen po te merret pilula gjate ushqimit ose ne kohen e gjumit.)
b. Dhimbje koke.(Sidomos tek grate me histori migrene dhimbja e kokes mund te perkeqesohet.
c. Marrje mendsh.( kjo shkaktohet si rezultat i atyre qe permenda me siper qe keta kontraceptive nderhyjne tek veprimtaria normale e hormoneve te tjere, duke sjelle crregullime ne normalitetin e tyre.)
d. Butesi te gjokseve dhe zmadhim te tyre.
Estrogjeni ka efekte anesore shume te zgjeruara ne shume funksione te tjera te trupit dhe organizmit te femres. Ketu mund te permendim:
1. Rritja e densitetit te kockes tek femra.
2. Ka efekte te perziera (te ndryshme) ne zemer. Eshte nje rregullues nga ana tjeter i kolesterolit dhe balancimit te nivelit te lipideve te tjera, por ne te njejten kohe rrit shanset e klaugules se gjakut (blood clotting), dhe gjithashtu rrit nivelet e rrezikut per goditje (stroke) tek disa femra.


Progesteroni (Progestin)
Progesterone (Progestin). Progesterone eshte emri i hormonit natural qe prodhohet ne trupin e njeriut. Progestogjen eshte forma sintetike
dhe Progestine eshte emri qe i referohet formave naturore apo sintetike qe ka efektet e progesteronit.Efektet anesore jane:
1. Efektet ne Riprodhim. Progestine mund te perdoret vetem ose e kombinuar me estrogjenin ne kontraceptivet oral.
Progeseroni mund te parandaloje shtatezanine ne disa menyra qe jane:
a. Bllokon LH(hormonin luteinizues, njeri nga hormonet me te rendesishem riprodhues te ovulacionit.
b.Formon nje barrier shume te fuqishme ndaj hyrjes se spermes ne uterus duke mbajtur mukusin cervikal ne forme shume ngjitese(sticky) dhe shume te trashe(thick.)
c. Pakeson mobilitetin e tubave te fallopit(transportojne vezen nga ovari per tek uterus)duke ndaluar transportine spermes.
d. Ndryshon mbeshtjelljen e uterusit duke e bere shume me te veshtire per vezen e fertiluar per tu implantuar.

Progestinat e perdorura si kontraceptive jane:
I..Brezi i dyte (psh. levonorgestrel, norethisterone) dhe
II. Brezi i trete (psh. desogestrel, gestodene,norgestimate, drospirenone.)

Efektet anesore te Progestinave.
1. Ndryshime ne hemoragji uterine, qe mund te coje deri ne mungese cikli menstrual.
2.Rrjedhje e padeshirueshme e qumeshtit te gjirit.
3.Dhimbje abdominale (te barkut.)dhe fragjisje.
4.Diarre.
5.Keputje, lodhje dhe dobesi te dukshme.
6. Ndjenje seksuale te zvogeluar dmth deshira per te kryer maredhenje seksuale bie ndjeshem.
7. Te vjella te shpeshta
8. Crregullim ne procesin e fjetjes.
9. Akne(bllokim i folikulave dhe pastaj rritje e ndjeshme e bakteries) dhe te kruajtura te shumta dhe te shpeshta te lekures
10. Depresion, irritabilitet dhe cregullim te menyres se te sjellurit.
11.Enjtje te fytyres, te nyjeve, ose te kembeve.
12. Shtim ne peshe
13. Efekte serioze ne zemer dhe ne ne sistemin e qarkullimit, cka do te thote se shkaton rritje te presionit te gjakut, tromboze (klogime te vogla te gjakut ne brendesi te venave), atak zemre sidomos i shpeshte tek ata qe marrin "brezin dyte" te progestinave, dhe goditje nervore te paekuilibruar. Por rreziku per te gjitha nuk eshte edhe aq i madhe, por gjithsesi mbetet shqetesues.
Me shqetesue mbetet Tromboza. Gjithashtu nuk duhet lene pa permendur edhe rreziku qe keto mund te sjellin dhe qe mund te jene nje ndihmese ne formimin e kancerit te gjirit dhe kancerit cervikal, si dy kancerat me te rrezikshem tek femrat dhe me pasoja nga me fatalet.
Marrja e kontraceptive progestin mbajtes mund te coje deri ne shkaktimin edhe te semundjeve periodentale ( te dhembeve)


Ju kerkoj ndjese qe u zgjata pak si shume por e ndieja per detyre t'ju tregoja se sa te rrezikshem jane kontraceptivet per jeten tuaj dhe cfare pasojash mund t'ju sjellin ata ne jeten tuaj te perditshme.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi