Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Disa data nga historia e psikologjise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Disa data nga historia e psikologjise

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jun 30, 2010 9:48 am

Rreth vitit 390 para erës së re
Plato diferencon katër shkallët e njohjës njerëzore: mendimi (supozimi), besimi, kuptimi dhe dija për të vertetën. Ai dallon në mes perceptimit dhe realitetit.
E zhvillon një model shtresash së shpirtit: Ai nuk e ndan shoqërinë në bazë të punës/veprimtarisë (shtresa e mësuesve, shtresa e mbrojtjës, shtresa e ushqimit), por sipas fushave shpirtërore (logjikë, epsh, guxim)

Rreth 350 para erës së re
Aristoteles: Libri i parë i psikologjisë: "Mbi shpirtin". Aristoteles për herë të parë bën dallimin në mes të psikologjisë dhe filozofisë. Ai studioj lidhjen në mes të shpirtit dhe trupit dhe përshkrujti ndërtimin e trupit. Aristoteles shifet në të vertetë edhe si babai i psikologjisë.

Rreth 400 pas erës së re
Augustinus përshkruan në librin e tij zhvilimin e tij personal dhe me këtë themelon metoden e vëzhgimit autobiografik. Ai thekson rëndësine e njohjës së vetvetës dhe të vetëdijësimit të individualitetit të një personi.

Diku rreth 1250
Thomas Aquin hulumton problemet themelore të përbërjës së shpirtit dhe lidhjës së tyre me trup („Problemi-Shpirt-Trup“).

Shekulli i 15/16
Në kohën e Rilindjës shihet njeriu si indivd. Tani nga ana psikologjike interesim më të madhë kanë indivualiteti, njeriu si person i vetëm, matja e karakterit.

1590
Nocioni psikologia përdoret për herë të parë nga Rudolf Goclenius (1547-1628)

Rreth vitit 1630
Filosofi R. Descartes ndan shpirtin e njeriut si substancë mendore nga trupi si substancë i shtrirë në hapësirë.

1834
Fiziologu E. H. Weber tregon me anë të studimit të shqisës së muskulit, se dallimi i sapo vërejtur i dy peshave proporcional me madhësine e peshës është (Konstantja e Weberit)

1852
Fiziologu H. von Helmholtz formulon teorinë e tij të shiqimi të ngjyrave Teoria-Tri-Ngjyrave.

1860
G. Th. Fechner ("Elementet e Psikofizikës") formon metodat psikofizike ma të rendësishmet (për konstatim, matje të intensitetit të një stimuli shqisor fizikë të përjetuar) dhe i zgjëron ligjin e Weber në "Ligji Weber-Fechner" (relation logaritimik mes stimulit fizikë dhe intensitetit të përjetuar).

1872
Ch. Darwin ("Shprehja e emocionit të njeriu dhe shtaza“) themelon „hulumtimet e sjelljes krahasuese“ dhe thekson kontinuitetin e zhvillimit prej shtazës tek njeriu. Që prej librit të tij (1871) "Origjina e njeriut“ shihet njeriu vetëm si qënie natyrore.

1879
W. Wundt ngre laborin e parë psikologjik në Leipzig (Gjermani).

1883
Anglezi F. Galton ("Hulumtimet mbi aftësitë e njeriut dhe zhvillimi i tyre“) integron statistiken në lëndën e psikologjisë dhe themelon hulumtimin e personalitetit empirik duke u bazuar në teste dhe pyetësor.

1885
H. Ebbinghaus ("Mbi Kujtesën") zbulon metodat ma të rëndësishmet të hulumtimit të kujtesës dhe në bazë të vetëtestimeve hulumton „lakoren e harresës“.

1890
Ch. von Ehrenfels ("Mbi qualitetin e geshtaltit (formës)“) tregon më meloditë, se perceptimi i elementeve komlexe nuk përbëhet në menyrë aditive nga elementet e saja.

1895
S. Freud publikon së bashku më J. Breuer hulumtimin e parë të një paciente të trajtuar sipas „psikoanalitikes“ ("Hulumtimet mbi Histerinë").

1898
E. L.Thorndike publikon „experimentet e para me shtazë për nxëniën përmes provës dhe gabimit“ në disertationen mbi "Intelegjenca e kafshëve: Një hulumtim experimental i proceseve asociativ tek shtazët“.

1900
S. Freud ("Interpretimi i ëndrrave") definon tiparet themelor të psikoanalizës me anë të analizimit të ëndrrave të tij.

1904
I. F. Pawlow publikon hulumtimet e para tek qentë mbi „reflexin e kushtëzuar“ („Kushtëzimi Klasik“)

1904
C. Spearman ("Intelegjenca e përgjithëshme“) pohon se aftësia e çdo njeriu shpjegohet nga dy faktorë të inelegjencës. Nga faktori i përgjithshëm (p) si dhe faktori specifik (s).

1905
A. Binet dhe kolegu i tij T. Simon ngrehin në francë skalën e parë të intelegjencës për fëmijë ("Mosha e inelegjencës“)

1911
W. Stern zhvillon konceptin e koeficient të intelegjencës (IQ).

1912
M. Wertheimer ("Mbi Phi-Fenomenin“) themelon me hulumtimet e tij mbi levizjet (peceptimet) e ndriçimit psikologjinë geshtaltiste (Gestalt=forma; e tëra)

1913
J. B. Watson ("Psikologjia nga këndvështrimi i bihejviorizmit") zhvillon principiet metodike të bihejviorizmit.
avatar
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi