Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Enderrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Enderrat

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jun 30, 2010 9:55 am

Ndonëse shumica e ëndrrave që mbahen në mend nga të rriturit janë aq hutuese (konfuze) sa bëhen shqetësuese, psikologjia e energjive epshore konsideron se ëndërrat kanë për qëllim mbrojtjen e gjumit. Ëndërrat mbrojnë personin në gjumë nga ndërprerjet që mund të dalin nga ndjenjat e pakëndshme trupore si: dhembja, të ftohtit, ose uria; nga brengat e vetëdijshme të mbetura nga përjetimet gjatë ditës; dhe nga nevojat e pavetëdijshme që vijnë nga Id-i. Shqyrtimi i disa prej termineve relevante do të lehtësojë të kuptuarit tonë të këtij procesi.

Ngjarjet dhe imazhet e përjetuara nga ëndërruesi paraqesin përmbajtjen manifeste të ëndrrave. Ato mund të mbahen ose të mos mbahen në mend pas zgjimit, por konsiderohet se kanë qenë në vetëdije gjatë gjumit. Mendimet dhe ndjenjat që kërcënojnë ta zgjojnë personin në gjumë paraqesin përmbajtjen latente të ëndrrave. Operacionet e pavetëdijshme mentale që mbajnë përmbajtjen latente të ëndrrave jasht sferës së vetëdijes (vëmendjes) dhe që ndikojnë në imazhet e përmbajtjes manifeste të ëndrrave quhen puna e ëndrrës.

Përmbajtja latente e ëndrrës i ka disa komponenta:

Ngacmimet senzorike (ndjesore) të natës si senzacionet trupore të përmëndura më parë, si edhe zhurmat, erërat (nga zorrët), dhe tendosjet e tjera.
Preokupimet e jetës ditore, përfshirë brengat dhe frikat prej të cilave personi me dëshirë do të lirohej, që shpesh quhen mbetjet e ditës.
Impulset e ndrydhura nga Id-i, si libidinale ashtu edhe agresive, që bëjnë presion për t’u përmbushur.
Pjesa më vitale dhe më qenësore e përmbajtjes latente të ëndrrave është komponenta e fundit, impulset e ndrydhura nga Id-i. Kjo komponentë paraqet burimin e energjisë psikike për përmbajtjen latente të ëndrrave. Në fakt, ngacmimet trupore gjatë natës ose mbetjet e preokupimeve ditore, si të vetme, nuk janë të mjaftueshme, që ta zgjojnë personin nga gjumi ose bile të krijojnë ëndërrën. Ato duhet të inkuadrojnë edhe ndonjë element të impulseve të ndrydhura të Id-it për të mundë që ta bëjnë këtë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Enderrat

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jun 30, 2010 9:55 am

Ne një studim 1/10 endrra midis djemeve dhe 1/30 endrra midis vajzave perfshine ndikime sexuale.

për të dy, grat dhe burrat, 8 nga 10 endrra kan të bejn me emocione negative.

Zakonisht enderrojm ngjarje qe na ndodhin ne jeten e perditshme.

65% e personazheve ne endrrat e burrave jane meshkuj.

Ne një eksperiment, kur është sperkatur pak uje ne fytyren e një njeriu qe po enderronte ne krahesim me të tjere të cileve nuk ju sperkat uje ne fytyre, ata qe u sperkaten kishin probabilitet me të lart të shikonin endrra ne lidhje me ujin---shatervane, cati duke pikuar...etj...

çdo gje qe ndodhe 5 minuta perpara se sa ne flem gjumë zakonisht humbet nga memorja

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Enderrat

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jun 30, 2010 9:55 am

Edhe Diqka nga Frojdi....per Enderrat.

Frojdi ka konsideruar se pjeset e enderres kane kuptimin simbolik
Ai e ka ekzagjeruar rendesine e deshirave seksuale dhe të simboleve dhe ka pohuar, për shembull, se objektet e perzgjatura e me maje paraqesin ne menyre simbolike organin seksual mashkullor, ndersa objektet , sic jane : kutite, kepucet, dhomat etj organin seksual femeror
Gjurmuesit e mevonshem të endrrave nuk i kane pervetesuar të gjitha qendrimet e Frojdit
Sipas disa autoreve, ne endrra nuk plotesohen vetem deshirat e represionuara,madje, mu ato seksuale dhe agresive
Njeriu shpesh enderron rendom ate çfarë e okupon ne gjendje të zgjuar
Mirepo, nuk jane të gjitha endrrat plotesim i deshirave: ekzistojne enderrat e frikes dhe tmerrit
Por, merita e Frojdit qendron ne faktin se vuri ne pah se endrrat mund të kene kuptim, ngase tregoi ne bazen e tyre motivacionin dhe se zbuloi disa "mekanizma" të krijimit të endrrave.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Enderrat

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:27 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi