Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Buzëqeshje VS Humor i keq

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Buzëqeshje VS Humor i keq

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jun 30, 2010 10:02 am

’Nuk do të ndërroja kurrë buzëqeshjen e Zemrës sime, as me të gjithë pasuritë e të gjithë botës’’ na thotë poeti Halil Gibran.



Sa dituri është e përmbledhur tek këto fjalë! Sa pasuri e pa shfrytëzuar! Në kohën tonë depresuese, ku të gjithë qahemi dhe ankohemi për kaq e kaq probleme, ekonomike, sentimentale, familjare profesionale dhe aq të tjera, ilaci më i mirë jo vetëm për Shpirtin por edhe për trupin, thonë ekspertët, është … buzëqeshja!



Po pse e qeshura është ilac?

Ose ndryshe ….

Nga ah, ah, ah ….. si do të kalojmë tek …. Ha, ha, haja!!!

Dhe megjithatë…



Është vërtetuar shkencërisht, se e qeshura shëron shpirtin dhe trupin tonë, mbron zemrën tonë, forcon sistemin frymëmarrës, lufton dhimbjen dhe sidomos depresionin. E qeshura u jep zgjidhje edhe tipave stresues, meqë cdo gjë që na torturon dhe duket e padurueshme, me të qeshurën duket … qesharake.



Buzëqeshni atëherë! Fort, me gjithë zemër, spontanisht … për zemrën tuaj dhe jo vetëm! Buzëqeshja sipas shumë kërkimeve shkencore:



· Forcon mekanizmin mbrojtës të trupit, pasi kur ne qeshim, organizmi ynë lëshon elektrone imuniteti në hundë dhe në sistemin frymëmarrës, që e mbrojnë nga viruse dhe mikrobe.



· I bën mirë zemrës, pasi zgjerohen venat gjakmbajtëse dhe si rezultat theksohet qarkullimi i gjakut dhe shumohet sasia e gjakut tek damarët. Ata që kanë pësuar atak , me vetëm gjysëm ore të qeshur në ditë, ulet shumë mundësia e të përsëriturit të atakut të zemrës.



· Luftojmë stresin, pasi prodhojmë më shumë endorfina, ‘’hormonet e famshme të gëzimit’’.



· Kapërcejmë lehtë dhimbjet, pasi hormonet e mësipërme funksionojnë edhe si qetësues.





Dhe sigurisht ndjek edhe mendimi i psikologëve , të cilët na thonë se : ‘’ më trego të qeshurën tënde, të të them se kush je!’’. Pra konsiderojnë se mund të kuptojmë më mirë karakterin e dikujt nga e qeshura e tij se sa nga një analizë e mërzitshme psikologjike.



Janë dakort gjithashtu se e qeshura, ndricon disa anë të harruara të problemeve tona, përvec se na qetëson . Na tregon rrugën, na ndez dritën, dhe sikur të mos mjaftonin te gjitha këto , për më tepër na clodh !



Buzëqeshni atëherë , bën mirë!



Buzëqeshje VS Humor i keq



Kini kujdes! Humori i keq është një armik që vendos hije mbi personalitetin tonë. Në të vërtetë, humori i keq është një tregues i mungesës së paqes shpirtërore, i mungesës së marrëveshjes me veten tonë.



Është e sigurtë se e qeshura ka aftësinë për të dhënë gëzim dhe lumturi. Por, për cfarë lumturie e kemi fjalën? Zakonisht presim nga faktorë të jashtëm të gjejmë gëzimin. GABIM! Filozofia mijravjecare na mëson se njeriu duhet të kultivojë gëzimin brënda vetes së tij ose me fjalë të tjera na mëson se gëzimi është nje gjëndje Shpirtërore…..





‘’Buzëqesh , zemra ime, buzëqesh

Gjej kohën për të buzëqeshur

Pasi buzëqeshja është muzika e Shpirtit’’

G. Ricos





Mbani mend:



Buzëqeshni akoma edhe në momentet më të vështira të jetës suaj

Buzëqeshni pasi jeta tregon bukurinë e saj nëpërmes përmbysjeve

Aty ku mendoni se asgjë nuk mund të shkojë më keq , kini parasysh se buzëqeshja mund të ndryshojë të dhënat

Sepse nëse arrijmë të buzëqeshim me dicka, sado e vështirë të jetë , mund edhe ta kapërcejmë

Buzëqeshni pasi jetë pa vdekje, dhe vdekje pa jetë nuk mund të ekzistojë. Këtë e quajmë rilindje

Buzëqeshni dhe buzëqeshja juaj do të dëgjohet!





Për këtë pra…



Të gjejmë motivet, në mënyrë që cdo ditë që fillon të jetë një festë. ‘’Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur’’.

Le të zgjohemi me gëzim dhe entusiazëm.

Le të karikojmë bateritë tona me energji.

Le të sjellim ne sipërfaqe fëmijën që mbajmë brenda nesh.

Të buzëqeshim shpesh, sidomos me veten tonë

Tu përgjigjemi sfidave të jetës me vendoshmëri

Të shfaqim dashurinë tonë më shpesh

Duhet të ‘’marrim frymë’’ periodikisht, të qetësohemi disa minuta, jo vetëm nga ana fizike, por sidomos nga ana psikologjike dhe mendore



‘’Mbaj mënd se jeta të përket dhe mund të ndryshosh gjithcka. Dhe prapë nëse nuk arrin të ndryshosh realitetin , atëherë ndrysho syrin me të cilin e shikon këtë realitet’’ N. Kazantzakis





Këtë e dinit?



* Mesatarisht, një rritur qesh rreth 6.205 herë në vit. Kjo do të thotë se ai qesh rreth 17 herë ne ditë. Nuk është shumë: fëmijët qeshin mesatarisht rreth 40 herë në ditë! Këtu duhet të rikujtojmë fjalët e ekspertëve që thonë: ‘’Nuk pushon së qeshuri sepse po plakesh. Por plakesh sepse pushon së buzëqeshuri’’ M.Pritchart





* Sigurisht cdo moshë qesh me gjëra të ndryshme: fëmijët me surprizat që në moshën e tyre janë të shumta, adoleshentët me temat – tabu dhe me satirën e prindërve dhe të mësuesve, dhe të rriturit me lojrat verbale, satirën dhe , nëse jemi të pjekur mjaftueshëm, edhe me vetë veten tonë.



* Një burrë që qesh fort nxjerr frymën e tij nga mushkëritë me një shpejtësi që arrin 100 km në orë!



* Shoqëria nuk është ë detyrueshme për të qeshur, por është vënë re se qeshim më tepër më të njëjtën shaka , nëse ajo bëhet në praninë e të tjerëve. Gjithashtu qeshim mesatarisht 30 herë më tepër kur jemi me shoqërinë se sa kur jemi vetëm.



* E qeshura nuk është vetëm një privilegj njerëzor ( mjaft kafshë sikur brejtësit dhe majmunët qeshin). Por vetëm njeriu mund të dallojë përdorimet e ndryshme të së qeshurës: qeshim në mënyrë agresive, sarkazëm, erotikisht, miqësisht, në mënyrë mbrojtëse ( për të larguar stresin).



* Grekërit e lashtë besonin se Gelondi (I qeshuri) së bashku me Pasionin dhe Kënaqësinë, ishin dhurata të Perëndeshës Afërditë kundrejt njerëzve.



* Likurgu kishte ndërtuar një tempull në Spartë, ku adhurohej Gelondi (I qeshuri). Tempulli i Gelondit, ekzistonte gjithashtu edhe në qytetin e Thesalisë . Madje një herë në vit organizoheshin lojra atletike publike në nder të tij.



* Ipokrati besonte në vlerën kuruese të së qeshurës!



Le të vëmë pak gëzim tek gjithcka që bëjmë. Le të kemi një ndjenjë të shëndoshë të humorit të mirë. Dhe të mos harrojmë se buzëqeshja është transmetuese!

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi