Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Faqja 5 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:18 pm

Njata nipat e Kastriotit...
Ah! Cun Mula, kjosh i zi,
Ke na i bore djelmt e ri,
Tuj zane pritat Malit t' Zi.
Heshtu. Zane. m' at vetull malit!
Nuk po t' jet, jo, pika e djalit,
Pika e djalit, Leket e Hotit:
Perse nipave t' Kastrjotit,
Kur t' jen lidhe me bese te Zotit,
S' ka shka u ban flake e barotit.
Por t' gajrisin me qindrue,
Pse, edhe n' kjofte per ta gjikue
Me dhane jeten tue luftue,
Ka me dale kush me i pague:
Cuni ngiat u ka qillue.
Po, sa krisi te Rrzhanica
Kndej martina, andej novica,
N' Hot e n' Grude u dha kushtrimi.
E, si dirgjet bjeshkes thellimi,
Tue vetue e tue gjimue,
Sh e breshen tue dikue:
Njashtu ra n' Rrzhanice Malcija
N' at log Zanash, ku tradhtija
Do t' poshtnohej Malit t' Zi.
E si prrue, kur t' bjere shi,
Turbull bjeshkve tue shungllue
Lande e gur tue rrokullue,
Urat merr qi t' gjeje perpara
E then ledhet per nen ara
Bulkut t' ngrate zemren tue i tha;
Njashtu n' lufte Malcija ra.
Aman, Zot, se shka me pa!
Kerset topi pa i a da;
Rreh martina si bumbullima,
Rreh novica, ushton Rrzhanica;
Cohet tymi. gja nuk shifet,
Per bri shoqi nuk mund t' njifet.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:18 pm

Ah! ju orla e korba t' zi,
Se shum puna ka m' u bi:
Qysh se trimi m' trim ka ra,
Pa pasterm nuk kan m' u da...
Ma se 'i nane, po, ka me kja,
Ma se 'i nuse e veje do t' mbese,
Ma se 'i cike pa dhane do t' jese:
Ma se 'i cike do t' jese pa dhane;
Perse djelmt, qi i paten zane,
N' at Rrzhanice se i cilli muer
Ka nji vashe e u ba dhanuer...
Muer ka 'i plume ne krahnuer!
Por lum kush des per dhe t' t' parve,
Si asht tue deke rodi i Shqyptarve.
Pra mos kjaj, moj nana e Colit,
Pse t' mbet djali, aj fare sokolit,
Pse t' mbet djali tue luftue!
Aj n' pune t' lige nuk t' pat qillue,
Por qilloi me trima rrfe
Tue luftue per Atme e Fe:
Nuk ka dekun por ka le!
Jo se, pak pa dhanun jeten,
Coli mire na pagoi veten:
Vrau dy shkje, dy djelm si Zana,
T' veshe e t' mbathe si kapidana:
Njani Krista e tjetri Rista.
Por t' kjaje shkina ke Cetina
Matiniqin t' cill' n e kputi
Gjeto Marku, zemer--nguti.
Vec se shka, ma fort se Gjetja,
Ket qyqar, thom, e vrau vehtja;
Pse, c' e pruni ke Rrzhanica
E me topa e me novica?
A dro token pat per t' da,
Qi ja la ktij baba Shkja?
C' po ban Zana n' mal tue kja!
Mjera Tringa per njaq vlla,
Mjera Tringa per vlla t' vet,
Qi n' Rrzhanice aj sod i mbet,
Pa pase moter me i ndeje ngiet,
Pa pase moter, qi m'e ankue,
Varret e shtatit m' i a pajtue!
Po, Nike Daka i Vat Cubakut,
Lule djalit prej zamakut,
Dy--tri here i ra mustakut;
E si ari qi vathes tue ra,
Kje varrue, por jo krejt vra,
Vjen ma fort aj t' u terbue
E mberende vathit s' jet pa u lshue;
Njashtu Nika, jurra djale!
Msyni uren per me dale,
Per me dale, me ra n' ushtri,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:18 pm

Thue se gjalle don me i perpi.
Por e pri' n me dy novica,
Me dy plume per nen cica
E e bane dekun ke Rrzhanica.
Shka ka thane njaj Halil Haka:
<< Bini, djelm, se mbet Nike Daka!..
Bini Leke, bini Malcore!
Trima mbrende! Me dore! Me dore!>>
Edhe asht cue ne kame Halili,
Zier taga' n. 'i rrfe prej qielli,
E jurish ka marre i ure
Porsi bisha ne Kallnduer.
U dynd Gruda, s' cilles zani
Larg i vojt per kah tagani:
U dynd Hoti t' cillit Zoti
I ndihmon per kah agzoti:
E. si rreshmja s' naltit lshue
Bjen teposhte tue shungullue,
Krepa e gur tue rrokullue,
Tue rrxue lande e tue rrxue shpija
Kahdo t' i kaloje duhija:
Njashtu n' Cem djelmnija ra,
Ra djelmnija n' lufte tuj nga.
Djelmt e Grudes, ahi porsi Zana!
Djelmt e Hotit, si lum nana,
Si lum nana, qi po i ka!
Kush i ure e kush nper va,
Njani zhyt e tjetri m' not,
T' gjith m' at ane. o i Madhi Zot!
Po, dy prroje prej dy kulmesh
Ndryshej nuk perpiqen shkulmesh,
Kur t' ken hasun n' gryke t' ndo'i malit,
Per me u lshue mandej giate zallit.
Neper ara e fusha t' gjana,
Turr dy ushtri, ahi! me tagana
Si u perpoqen kah Rrzhanica.
Heshti huta edhe novica,
U perzien ksula e kapica,
Flakuruen kaptina e koka,
Shkumoi gjaku, bumbulloi toka.
Ah! moj Stoke, e zeza loke!
Del nji here n' at vetull malit,
Per ne pac n' ushtri djalit:
Del, o e shkrete, nji here me pá,
Pse po drue qi ngusht t' ka rá,
Ke, trullue prej Gospodarit,
U ndesh sod me ród Shqyptarit.
Kqyri Shkijét qi kan mbete shyt:
A mos t' jét njaj djali i yt?

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:19 pm

Njaj Jovani? ja Stojani?
Njaj Nikiqi? ja Radiqi?...
Njehi vete, mori kercune.
Vec se e ké. besa, do pune,
Pse pesdhete kan mbete pa hunde,
Njaq kan mbetun pa rradake...
Mjera nana karadake!
Por, c' Ã sht Cemi tue gjimue?
Por, c"Ã sht mali tuj ushtue?
Por, c' Ã fusha tue kecye?
Mark Milani thone u thye!
Mark Milani, bre djali i djalit,
S' i ké njofte ti Leket e malit.
Pse kur rubla n' fushe t' mejdanit
S' u a topite tefin taganit,
Atje kurr nji aster s' bà ni
As Nikolla, as Mark Milani...
Por, n' dac gjalle n' Cetine me shkue,
Duen prehe kamet e me shpejtue,
Pse pat thane nji mjekerr--bardhe:
<< Kamet e leta e faqja e bardhe.>>
Hiku Marku. hiku ushtrija:
Urra! m' shpine i u lshue Malcija,
Mjere i mbrami, lum i pari,
Pse kè zù per vrap Shqyptari.
Kurr n' Mal t' Zi mà s' kthei qyqari.
Bre, nuk dij se c' kje tu' bà ,
T' kènke dite, ofshe! edhe! mà ;
Por rà nata e lufta u dà .
Hiku Shkjau sa mujt me ngÃ
E n' Rrzhanice Malcija rÃ
Zûni pritat per gjith và ;
Pse thone Shkjau se bese nuk kà .
Ehi! moi Zâne. ty t' kjosha true,
A thue â 'imend, a m' duket mue,
Se ata ushtaret e Gjergj Kastriotit
Ndryshej n' lufte nuk bijshin motit,
Vec si bien Shqyptaret e sotit,
Kur t' jèn lidhe me bese te Zotit

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:19 pm

K A S N E C I


N' at Cetine, mbi 'i kulm pullazit,
M' kulm t' pullazit t' saraj' t t' Knjazit
Po bân sorra ,, kâ '' e ,, ka ''.
Vec kto sorrat, more vllà ,
Thone po njellshin ogur t' zi:
Kshtu, nemose, thone n' Shqypni,
Vec me giase se edhè n' Mal t' Zi;
Pse, sa nisi me vikate
Po del Knjazi me hukate,
Me hukate neper balkue,
Tue brite t' madhe ,,hue" ,,hue" ,,hue".
Kur, qe, i epet me shikjue
Kah Dobersku, mal i bardhe,
Edhe shef nji djale tuj ardhe
Kah Cetina vrap si era,
Thue po e ndjeke mbrapa potera.
A thue âsht hajn, a por ushtuer,
Qi i bjen rruges kryq e terthuer,
Po bân Knjazi at here me veti,
Por me pvete kurrkend nuk pveti...
At zâ sorre e drote i shkreti.
Nuk i a ngiati por sa grima
E aj kamsori, si vetima,
Fillikat n' Cetine i a mrrini.
N' saraj t' Knjazit edhè hini;
E la sogja me kalue:
Mark Milani e kishte cue.
<< Mire se vjen, or gerxheli >>,
I thote Knjazi i Malit t' Zi
<< A kem' fjale prej Mark Milanit?
Si i kem' pûnet n' at fushe mejdanit?>>
Tuj ofshâ i a kthen lajmtari:
Njashtû punet, lum Gospodari,
Njashtû punet t' i paste anmiku
Perse ushtrija njihere t' hiku;
T' hiku ushtrija, e Mark Milani:
Shqyptarve u kà mbete mejdani.
Disa krena na i kan prè,
Disa t' vrà m na i bâne per dhe,
Per t' shituem pse pvete nuk kè;
Fushes s' Qemoskut na vûne para
Tue na ndjeke nper djerre e ara,
Gjurme per gjurme per vrap tue ngà ,
Dèr sa u err e mâ s' u pà :
At here lufta por u dà .
Por per kaq na s' kjem tue e lshue,
Pse jem' t' armve e n' lufta msue:
Vec â 'i kob edhè mà i zi:
Duel kushtrimi n' Shqyptari
Me rà n' lufte ka nji per shpi;
Shka âsht i malit me arme mizore,
Shka âsht i fushes me kà l per dore,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:20 pm

Te gjith lidhe me bese arbnore.
Edhe dynde jane malet t' tâna,
Kan rroke huta e prehe tagâna,
E u kà pri, si kà dale zâni,
Hodo Begu e Kapidani,
Qi per mbret e vende t' veta
Nuk u dhimbet gjâja as jeta.
T' dy bujare e te dy trima:
Kapidana, si vetima,
Hodo Begu, si Bumbllima:
Nder shtate krajla u vojt ushtima.
Kan rà n' Tuz, si shqype t' leta,
Vec me pà , mor' t' u ngjatet jeta,
Se nuk din kush me kallxue,
Kaq ushtri âsht grumbullue!
Dy mi djelm coi Dukagjini,
N' lufte te rrmyeshem, porsi Drini,
Kah dikohet turbull zallit,
Kur tu' u dê t' jèt bora malit:
Mjaft me thâne Shala mizore,
N' zâ per pushke, kjo'e buke e ndore:
Qaj Mar Lula na u ka pri,
Kaleshan musteqe--zi,
Larg permende aj per urti,
Per urti, per trimeni
N' << kacaturre >> edhè n' allti.
Pêse bajraket, qi ka mirdita,
M' krep t' Rragamit neper prita
Kan zâne vend, nja trimi rrfeja:
N'zâ n' Shqypnikta per kah feja:
T' lèt kah kama e t' shpejte kah dora,
Thone, se kurr s' u â sht ligun Ora.
N' at log Zânash u ka pri
Nji i Gjo' Markajsh, djale zotni,
Kaluer atit pullali,
Si hyll drite n' at Shqypni:
Prenk bibe Doda aj êmni i ti.
Por, zotni, se shka me kêne!
Ka rrâ Shkodra turk e i kshtêne:
Turq beglere e T' kshtêre reshpere,
Veshe e mbathe si Kapitana
Me cakcire e me fistâna:
Me tagâna e me shejshâna,
Me martina, me calina,
Me dumbare e alltipatllare,
E me pare e bese shqyptare.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:21 pm

Un keta, drejt me t' kallxue,
Gospodare, un keta i drue...
Perse, kur nji djale zotni
T' lâje toke e grue e fmi,
Aj dikû vec ka qite ceken
mos me kthye, por me bâ deken.
Jo se edhè me dashte me kthye,
Nji luâ kta kan per krye,
Qi u bje pushke, po, n' lule t' ballit:
Hodo Begu, sokol malit,
Oxhakzade djale mbas djalit.
Porse prap kà edhè mâ teper:
Ka rà n' Tuz Malcija e Eper;
Ka rà n' Tuz ka nji per shpi,
Shkreli n'zâ per bujari,
Vukli e Nikci per urti,
N' zâ Kelmendi per begati:
U kà pri, krejt n' ari ngri,
Vete Çun Mula, bajraktari,
Qi mâ i mire s' Bâhet Shqyptari.
Ktyne fjale edhè u kà cue
Qaj Toptani. trim drangue.
Se do t' vîje me Mat e Krù
Per Shqypni ktû me luftue.
E t' jane cue Toske e Dibrâne
E jâne ngrehe Lume e Pejane,
Gà sh, Krasniqe e Gucinjâne,
Me Gjakove e me Tetove,
Me rà n' Tuz. me rà n' ushtri.
Me dhâne jeten per Shqypni,
Per Shqypni edhè per Mbret.
Kan rrahe bèn t' gjith n' fè te vet:
T' Kshtênet Unjillin, Turqit Qitapin
Se per t' gjalle Malcin s' t' a apin.
Mark Milani prandaj tutet
Me rà n' lufte, edhè po t' lutet,
Per ne dac me u dà me ndere,
Me shkrefe luften tash nji here:
Per Malci nuk âsht mâ shpnesa.
Do t' pertrijm tjera ngatrresa
per me rà n' ndo'i tjeter âne:
Pa e shkye 'i send na s' kem' me e lâne,
Perse e kem' Moskovin nâne...
Kshtû kasneci tha tue fshâ.
Knjaz Nikolla erdh e u vrâ.
Kishte mbetun m' kame pa zâ:
Me e pase prè, gjak s' do t' kisht' bâ:
Kaq u pi, kur ndjeu se mare
Punet s' i kishte me Shqyptare.
Nji cope here ndêi tue mendue,
Qatje vone ulet me shkrue,
Me shkrue leter Mark Milanit,
Me u largue prej fushes s' mejdanit:
Mark Milan, bre faqja e bardhe,
Teper keq tash â tue m' ardhe
Ke thâne s' paska kêne prej zotit
Me shtrue toket e Gjergj kastriotit
Cernagora, e Grdes e Hotit
Me ju vû << kapcen >> m' krye.
Shum uzdaje kam pase un m' ty...
Por, qe, tash...ngusht paske rà ...
Ç' t' i bajsh punes...Gjithmone belÃ
Kta Shqyptare, besa, kan kêne,
E n' dashte turq, n' dashte t' jene te kshtêne,
Hajrin s'u a kà pà kurrkush!
Vec se fjale e la dikush,
Qi me 'i t' sjellme s' pritet lisi
E se lopet lpihen me rend...
Prandej cetat fill tash nisi
N' shpija t' veta: me sa mend
Na po i bijm murit me krye...
Me shka vete po shof me sy,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:21 pm

Un keta, drejt me t' kallxue,
Gospodare, un keta i drue...
Perse, kur nji djale zotni
T' lâje toke e grue e fmi,
Aj dikû vec ka qite ceken
mos me kthye, por me bâ deken.
Jo se edhè me dashte me kthye,
Nji luâ kta kan per krye,
Qi u bje pushke, po, n' lule t' ballit:
Hodo Begu, sokol malit,
Oxhakzade djale mbas djalit.
Porse prap kà edhè mâ teper:
Ka rà n' Tuz Malcija e Eper;
Ka rà n' Tuz ka nji per shpi,
Shkreli n'zâ per bujari,
Vukli e Nikci per urti,
N' zâ Kelmendi per begati:
U kà pri, krejt n' ari ngri,
Vete Çun Mula, bajraktari,
Qi mâ i mire s' Bâhet Shqyptari.
Ktyne fjale edhè u kà cue
Qaj Toptani. trim drangue.
Se do t' vîje me Mat e Krù
Per Shqypni ktû me luftue.
E t' jane cue Toske e Dibrâne
E jâne ngrehe Lume e Pejane,
Gà sh, Krasniqe e Gucinjâne,
Me Gjakove e me Tetove,
Me rà n' Tuz. me rà n' ushtri.
Me dhâne jeten per Shqypni,
Per Shqypni edhè per Mbret.
Kan rrahe bèn t' gjith n' fè te vet:
T' Kshtênet Unjillin, Turqit Qitapin
Se per t' gjalle Malcin s' t' a apin.
Mark Milani prandaj tutet
Me rà n' lufte, edhè po t' lutet,
Per ne dac me u dà me ndere,
Me shkrefe luften tash nji here:
Per Malci nuk âsht mâ shpnesa.
Do t' pertrijm tjera ngatrresa
per me rà n' ndo'i tjeter âne:
Pa e shkye 'i send na s' kem' me e lâne,
Perse e kem' Moskovin nâne...
Kshtû kasneci tha tue fshâ.
Knjaz Nikolla erdh e u vrâ.
Kishte mbetun m' kame pa zâ:
Me e pase prè, gjak s' do t' kisht' bâ:
Kaq u pi, kur ndjeu se mare
Punet s' i kishte me Shqyptare.
Nji cope here ndêi tue mendue,
Qatje vone ulet me shkrue,
Me shkrue leter Mark Milanit,
Me u largue prej fushes s' mejdanit:
Mark Milan, bre faqja e bardhe,
Teper keq tash â tue m' ardhe
Ke thâne s' paska kêne prej zotit
Me shtrue toket e Gjergj kastriotit
Cernagora, e Grdes e Hotit
Me ju vû << kapcen >> m' krye.
Shum uzdaje kam pase un m' ty...
Por, qe, tash...ngusht paske rà ...
Ç' t' i bajsh punes...Gjithmone belÃ
Kta Shqyptare, besa, kan kêne,
E n' dashte turq, n' dashte t' jene te kshtêne,
Hajrin s'u a kà pà kurrkush!
Vec se fjale e la dikush,
Qi me 'i t' sjellme s' pritet lisi
E se lopet lpihen me rend...
Prandej cetat fill tash nisi
N' shpija t' veta: me sa mend
Na po i bijm murit me krye...
Me shka vete po shof me sy,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:21 pm

Vone Shqypnin kem' per t' a shtrue,
Pse po e ká ajo Oren cue.
Edhè e mshili me dyll t' zi
E ja dha kasnecit t' ri,
Qi edhé e puthi e e vûni m' balle;
E t' u cue si shpate e gjalle.
Bâni Knjazit t' u ngjatet jeta,
Edhé u nis aj kah perpjeta,
Tue i rà rruges kryq e terthuer,
Thêmra e gishta tuj i lnuer,
Neper lande e neper gùr:
Tue hece dite e tue hece nate.
Por, shka t' bâje? â rruga e giate,
E m' u ndale s' po dote as vete:
Asht dishka qi e shtyn perpjete...
Kur kan kndue gjelat e pare
Fushes s'Qemoskut bjen per are;
Kur kan kndue gjelat e dyte,
Mark Milanit i a shef syt.
Edhè letren kà dorzue.
Marku letren kà redue,
E at here drita tuj ague,
Ulun krye, lavjerre mustak,
Kthei me ushtri ne Karadak.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:22 pm

K U L S H E D R A

Lum e lum per t' Madhin Zot!
Ç' kà shkrfe sande gjith ky mot,
Gjith ky mot e kjo vetime,
Gjith kjo gjà me e bumbullime,
Thue po shâmen qiell e dhè.
Kà lshue prrue, po, e kà lshue shè;
Rreh shtergata, shungullon era;
Ushtojn malet, me t' hi mundera;

Kaq nji mot kà shkrefe n' malci:
Shka do t' jèt, vall, nuk e di.
M' at Bige t' Shales kà dale Kulshedra,
Me shtate krena e gjashte pare kthetra,
E per krye kà 'i sy ne balle,
Bishtin giate, me i mrrijte ne zà ll:
Qi, t' u hjedhe e t' u perdredhe,
Tue hingllue e tue turfullue,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Krepa e gur tue rrokullue,
Dukagjinin don me shue,
Per nji dhûne qi i bâka Shala:
Kur Dragoni Vocerr Bala,
Fmi tue kêne, n' nji shpelle te malit
N' gjume e ndeshka, e 'i sy prej ballit
Zjerre i a paska me nji hû,
Kah i a ngulka dèr ne trû.
Asht ndeze flake T' tane Biga e Shales
M' zhuri t' Lumit m' maje t' hales.
Mnderue gjindja prejksi nâmi,
Kah si kshtêja pelset shkâmi,
Jâne ngujue nder shpija e stane;
Hike shkerbèt kanneper plane,
E nper pisha luron bisha
M' at Gùr t' Lekes e m' kep t' Parûnit,
Me ju dhimte gurit e drûnit.
Kur Drangojt e Shqyptaris,
Si te fushes si te malcis,
Atà pà m e kan vetimen,
Edhè ndie kan bumbullimen.
Qi po ushtote Dukagjinit
Mbi Qafe t' Diellit m' vale te Drinit,
Mire me vedi jâne kujtue,
Se Kulshedra atjè âsht diktue.
Ndonji mal per me rrenue;
Edh' at here, kûdo kan kêne,
N' mal a n' fushe, a turk a i kshtêne.
Atà cue jâne per ajri,
Me flamure kuq e zi,
E me lata e me supata

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:22 pm

E me fuzhnji e dà na t' giata:
Me veriga e rrfane celikut,
Hekra barkesh te Venedikut:
E nper rê e nper thellim
Mbi Bige t' Shales kan rrâ fluturim,
Kû Kulshedra kishte dale,
Nâm te zi tue bâ mbi Shale.
Me u binde dheu m' tê dèr mâ s' voni.
Prej Mirdite shkrefe Llesh Gjoni, i
Deres s' Gjomarkaj, trim si Zâna,
Nji hyll n' shêj nder Kapitana,
Qi as per pushke as per pashi
Mâ nuk lèn, jo, shoqi i ti,
Kah shkrepe dielli m'Shqyptari.
Shoq me tê âsht Bibe Llesh Markola
Orrl i zi ky nder sokola:
Qi edhè kryet, po, me i a hjeke,
Drue p' r 'i jave s' kishte me deke.
Shkon prej Shkodret Ndreke Heqimi,
Qi mâ i forte nuk bâhet trimi:
Then <<mixhidin >> per mjedisi;
Edhè urtija i shkon per fis:
Qi prandej e zgiedhka Mbreti
Sylahci m' e pase mbas veti.
Me tê shkojn do koleshâj,
Trima t' cartun, katallâj:
Qaj Gjoke Kukli e Çapaliku,
Beqo Qoshja e Hamz Sadiku:
Burra t' fort porsi celiku,
Mos me i trême shpata as rreziku.
Mandej shkrefin nalt kah Peja,
Dy djelmoca, si dy rrfeja:
Rrustem Uka, pika e djalit:
Xhem sadrija, harushe malit,
Lè e rritun n' at Rrogove,
Djelm mâ t' forte s' i kè n' Kosove,
As n' Kosove, as ne Gjakove:
Vec n' Gjakove n' kjofte Ton Golija,
Qi mârre turrin si duhija,
Kaluer atit pullali,
Fill m' Kulsheder aj kà msy,
Thue me dhâme po do m' e shkye.
Prap prej Shllakut lshon Gjete Gega:
Faqja e tij kuq porsi shega:
Shllunge mustakun derdhe n'dy dega:
Kur nji fjale po e folka burri,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:22 pm

Mâ s' i luejtka me sa curri.
At here Palc del qaj Prêl Tuli:
Msyn prej Kthellet Marka Kuli;
N' Traboine rrân Llesh Nkolle Luli;
Rrân Dode Prêci prej Kastratit:
Gjeto Marku flakon shpatit,
Porsi ajò flaka e barotit,
Kur t' i nepet zjarm agzotit:
Zbardhe kà faqet gjithkund Hotit.
Del prej Shkrelit Marash Vata,
E si rêja me shtergata,
Msyn perpjete drejt Dukagjinit,
Me at gjin Pjetrin e Kurbinit,
Qi per pushke e per urti
E lane nâm te dy n' Shqypni.
Kta edhè u ndeshkan m' Qafe te Boshit
Me Drangoj te Shales e t' Shoshit:
M' at Mar lulen, trim bujà r:
M' Gjelosh Kolen, kuvendtà r,
M' Mehmet Shpendin. pushkatà r:
M' Let Putanin e m' Tol Canin,
Qi kahere ja ki' n fillue
Me Kulsheder me luftue:
Por per s' larget vec tue e shinue,
Pse fort pak kishin qillue.
Si jâne mbledhe Drangojt m' at qafe,
Kuvend bashke nji here kan rrafe,
Si me msy e tek me msy
Mandej cue jâne per ajri,
E ashtû cete edhè flauri,
Tue shkrepe moti edhè vetima,
Tue krise gjâma e bumbullima,
Tue vikate, tue hallakate,
Mbi kulsheder turr jâne lshue,
Kush me fuzhnje tue e shinue,
Kush me lata tue e shkallmue,
Kush me dà na tue e dermue;
Njani, rrah me hekra shpines,
Tjetri, m' spate bjeri kaptines,
Tash mbi tê lshou turra--turra;
Tash me shkrepa gjueje e curra:
I shkrefe gjaku porsi gurra.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:22 pm

Trandet Biga m' at potere:
Bân medet t' tane Shala e mjere.
Fort âsht hjedhe Kulshedra at here,
Fort âsht hjedhe, edhè perhjedhè;
Tash kuk trupin kà perdredhe,
Tash â lshue 'iqind pash n' ajri,
Here, msyj vete ajo n' furi,
Here, rri strukun neper shpella,
Edhè gjuej Drangojt m' zhavella:
Lshoju flake e zjarm prej goje,
Hidhu jargun hoje--hoje,
Nji dite udhé me hike larg soje,
Prej qelbsinet qi i del goje.
Kah me kthetra nep per âne,
Hidhen krepat porsi râne,
Flakrojn currat m' Qafe t' Bishkazit;
Ekah idhte, ne fryme t' marazit,
T' u perpushe, t' u karrani,
Lshon e ngurre bishtin n' ajri,
Fishkllon ajri rreth mbi Bige,
Vete Drangojt me pasun frige,
Po kje frige se kà Drangoni.
Kuer, qe, turret qaj Llesh Gjoni,
Me 'i pare dà na pash t' giata,
E tue rrahe e shtergata,
Tue krise gjâma e Bumbullima,
Neper drite qi lshon vetima,
Msyn Kulsheders aj m' i a kape
Nja' n fulqi. qi i pash kà hape.
Mehmet Shpendin per t' perpi,
Qi, m' tê 'i shkrep tue karrani,
Thue i paska njânen bri.
Kah e shef tue msy Kulshedra.
Ajo âsht tute. e rrshâne mbi kthetra
Tuj u rrqase, futet ne shpelle,
Kû mrende shtatin struke kà kthelle,
Vec se krenat lâne kà jashte,
Si ajo breshka per nên rrashte,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Ke bân lleshi me ju afrue.
Por nja as dy Lleshi s' i a bâni,
Fulikare fill m' tê rrâni:
Me t' dy duert dánat kà hape
E me to fulqi' n i a kape,
Sa kû mundet i a shterngon,
Si n' menjêne i a ngurron:
Edhè e trande aj turra--turra,
Tash tue i dhâne t' shtymen nên curra
Tash prej vedit tue e terhjeke,
Here n' terthuer rrebte tue perpjeke,
Vec si t' muje aj m' e mahitun,
Jashta shpellet per m' e qitun.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:23 pm

Se c' âsht hjedhe aty Kulshedra,
Se c' perpushe kà ajo me kthetra,
Ç' kà hingllue me shtate germaza,
M' i u ndi vigma te Shperdhaza.
Ngurrue shtatit, bâ germuq,
Rande per toke tue rà palmuq,
T' u perplase, t' u kalamâne,
T' u plandose per gur e stêne,
Bân me i hape dà nat me kâme,
Bân me brè dà nat me dhà me:
Por nuk brehen as s' shperthehen,
Pse mire mjeshtri i kà punue,
Pse mire Lleshi i kà shterngue:
Mjere kush mrende u kà qillue!
Ngerthye Lleshi, bâ si grep,
Njânen kâmbe zatete p' r ''i shkrep,
Djersa rrkaje tue i shkue per balle,
Tue kercnue me dhâme e tmalle,
Rrin e t' hjeke aj m' nja prej vedit,
T' hjeke Kulshedra edhè prej vedit.
Njani t' hiq---tjetri terhiq:
Lleshi ngrif---Kulshedra ngrif.
Aj: t' a zjerri jashta shkrepit;
Kjo: te strukem mrenda shkrepit,
Te peshtoj prej ktij gazepit.
Kur, qe, Lleshi po permlidhet,
Po permlidhet, po perdridhet,
Po perdridhet tue ngrefe m' dana,
Me ato duer e me ato llana,
Si te shkrime prej celikut,
Kû per t' giate te trashe kerrcikut
I jâne ngrefe dejt toje--toje,
Edhè shkûme tue qite per goje:
Shkûme e gjak, ofshè! perzi
I nep shtatit me furi,
Edhè ngrefe kaq me fuqi,
Qi i âsht shkule shkrepi per nen kâme
E i jâne thye ne goje dy dhâme,
Edhè 'i pash, rrs`âne tuj e ngrefun,
Zier Kulshedren nên gùr mshefun.
At here mbrapa kthen nji hap,
Edhè shtatit i nep prap,
E dy pash, po , dy pash t' mire
Prap mâ jashte Kulshedren zier.
Kshtû tue i dhâne pêse here a gjashte,
Zier per gjymse Kulshedren jashte.
At here t' madhe, sa i mûjt zâni,
Briti shokve Kapitani:
Ushtoi ashta lak e m' lak,
Trême Kulshedra, pshurri gjak,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:24 pm

Me blue 'i dite nji gùr mullini:
Bini, mêca, bre! Ku jini?
Se Kulshedren jashte e kini.
Ah! kû jè, bre Rrustem Uka?
Te vrafte Zoti e te vrafte buka,
Ke s' po ndihe gjalle kund sande...
Dili, para, eh kopilane!
Edhè shtypja, n' mujsh, ndo 'i krye;
Se, per Zotin ! âsht tue m' shkye,
Bâni ajo dà nash me m' pshtue.
Shpejt Drangojt per ajr jane cue,
Zhgjete m' Kulsheder, dhe, jâne lshue:
Njani para rri e ndersyj,
Tjetri sypri mêrr e msyj:
Para e sypri, e âne m' âne,
Gjithsi kuej âsht tuj i u dhâne.
Rrustem Uka, trimi i trimit,
Nper krisme e flake t' thellimit
Shi nên fryme asa' i âsht fuer,
E rroke shpaten me dy duer,
Njanit krye me tê i kà rà .
Shperthiqe synin 'dhe i a kà ,
Rrashten krejt por s' mujt m' i a cà .
Vjen m' shpine t' atit Ton Golija,
E tue krisun si duhija,
Trande topuzin, njiqind oke,
I a flakron po shi m' at koke,
Edhè pshesh i a derdhe per toke.
Po i shtrengohet Let Putani,
Edhè dynde nji bet carani,
Njizet vete, po, mos m' e luejtun,
E me tê, sa kû kà mujtun,
siell m' Kulsheder me furi
Shi m' kurriz m' i a karrani.
Ungron shtâsa me meni,
Edhè krejt aty terbohet;
Hidhet, trandet, lamsh kukzohet,
Qafen krrabe e kà ngerthye,
Kah bân Lleshin per me msy,
E s' kà para si me u shty,
Pse mire Lleshi e kà merthye.
Xhem Sadrija, 'i trim rrfè,
Ktij Gjet Geges po i lshon bè:
Pà sh njat Zot, qi te kà dhâne,
Deli, Gjeto, n' mûjsh, m' at âne,
Edhè nzite m' patershâne,
Tuj i a ngule m' ndonjâ' n germaz;
Pse un ktej gati m' shaterkaz
Po t' i rri ktej mbrapa shpines,
N' mûjsha Ã* here me i rà kaptines.
Edhè trût m' i a derdhe per toke.
Gjeto Gega shpejt kà rroke
Heshten, trashe sa 'i << mashkull >> qerrit,
Edhè shi rrânze njâj kapzherrit
I a kà ngule, po, nja tri pllame.
Bân kulshedra me u cue m' kâme,
Bân me u rrqasun vithambrapa,
Per me u struke mâ kthellte nder karpa;
Por, pse Lleshi e kà shterngue
Me ato dà na, si i terbue,
Palmuc m'parsme ajo âsht rrxue,
Edhè qafa i âsht ngerthye,
( kah fulqijsh ishte merthye,)
Arrci i qafes, i edhè, i âsht thye,
Krejt fulqini asa' i âsht shkye
E i âsht shkepe deri m'gerglâc.
Vjerre nder dà na,si letrâc.
Vec shka? cena ka' i kà plase,
Hov si lleshi qi kisht' pase
vithambrapa aj âsht rrqase
Nja 'iqind pash, po, mos mâ teper,
Dér qi ndashe kà m' nji stom t' eper.
shkapullue dà nash kulshedra,
Tue perpushe nper gur me kthetra,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:25 pm

Tue perpushe nper gur me kthetra,
KÃ nise t' haje shtatin ne shpelle,
T' u perdi gryket m6a kthelle.
Bini, burra! mos e lshoni!
Po piskate prap qaj Llesh Gjoni,
Edhè turr e lshon m' tê vrapin,
Ka dy pash tue mârrun hapin,
E si t' kisht' dà nat nder duer,
Me to siell aj si n' t' terthuer,
Edhè i mêrr njânen kaptine,
Tue i a kputé rrumull me shpine.
Se c' jâne lshue Drangojt at hera,
Se c' kà krise zhurma e potera,
Fort njerzis i kà hype mndera,
Kah me lata e me supata,
Kah me shkrepa edhè me grepa,
E me dà na patershâna,
E me fuzhnje e me terfurq
Rrâjn n' kulsheder t' kshtêne e turq:
Tuj e msy e tue ndersy,
Tue shinue e tue e shkallmue,
Njâni sypri tue i flutrue,
Tjetri m' ânesh tue e pershkue,
T' gjith njiheri tue e dermue
Me ato lata e fuzhnje t' giata.
T' i dha era edhè shtergata;
Flake per flake t' i a dha vetima,
Krisi gjâma e bumbullima,
Shungulloi malit ushtima:
Hypi tym e hypi njegull,
Biga e Shales likundet shrregull.
Trême kulshedra, âsht fute ne shpelle
Kû là n' gjak e rande t' u sjelle,
Tuj u zmbrape barkas mâ kthelle.
Here t' u rrqasun kamandoras,
Lshohet shul teposhte rrmores:
E si rreshmja me zhumbùr,
Tue rrmye gùr e tue rrmye zhùr,
Kulihum shêmet n' liqê,
Mbrenda Biges dyndun kurrnê,
Kthellte kah zhytet trupi i saje:
Trande âsht toka dèr ne Raje.
Xhem Sadrija, mushe n' maraz,
Ke me i rà s' mûjt m' shaterkaz,
Kah i u shkye m' dà na fulqîni,
Fill mbas saje ne shpelle aj hini
Edhè u shty mbrende bukur kthelle,
Por me sjelle m' tê, s' mûjt me sjelle;
Pse kisht'kêne vendi humnere,
E kulshedra u zhduk me 'i here.
Shpejt Drangojt aty jane cue,
Edhè cete atà kan shkue,
Si ki'n kêne t' gjith pika e djalit:
E kan ckpute nji buze prej malit,
Edhè shpelles i a kan vû n'gryke,
Tuj i a rrase mbrende porsi pyke,
Qi per jete mos t' mûje Kulshedra
M' e dermue me kâmbe e kthetra.
Dukagjinin per t' damtue;

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:26 pm

Mandej ule jane me pushue.
E at here rêt jane davarite,
Kà nise hâna n' qiell me shndrite.
Ora e Shales, eh shtoi, Zo', vallet!
Dale e ndêje m' nji vetull mali,
Atjè nalt dikû mbi Nicaj,
Ajo luften pà e paska,
Qi Drangojt bâne me Kulshedren,
M' at kape t' Biges mbi atà thepa:
Edh' e mira fort âsht gzue,
Kur kà pà e kà kundrue,
Se Drangojt e Shqyptaris
Keq shemtuem e kan Kulshedren:
Se tri krena i kan gjymtue:
Se 'i germaz i a kan shporue;
Shtatit krejt se e kan shkallmue
E se n' shpelle e kan ngujue,
Tue i zâne gryken me 'i buze malit,
mos me mûjte mâ per s' t' gjallit
Me damtuemun Dukagjinin.
E kur pà kà ajo me sy,
Se jâne ule burrat e dheut,
Per t' pushuem e biseduem,
Tuj u prralle njani me tjetrin,
Per shka psue kishin m' at nate,
Tri here rresht zên e piskate:
Ndihet vigma m' Qafe t' Morines:
Kan ndie Oret e Dukagjinit,
Neper shpella, kû ishin strukun
Prej gazepi t' asaje nate;
Edhè cohen per ajri,
Xhixha--xhixha tue xhixhllue
E i a befin te Ora e Shales,
Motra e mashe e Dukagjinit.
Kà marre Ora edhè u kà thâne:
A thue e dini a por s' e dini,
Se Drangojt e Shqyptaris:
Atà i pacim, Zot! me jete:
E kan thye sande Kulshedren
Tue luftue m' at Bige te Gimaj,
Edhè n' shpelle e kan mutue
Me nji shpat shkepun prej malit,
Mos me mûjte me pshtue per s' gjallit.
Vec se shka? ofshe un e mjera!
Atà darke sande s' kan ngrâne;
Para darkesh pse aty kan rrâne,
E as s' i kan nuset e veta,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:26 pm

Qi aty buken m'u a gatue,
Edhe tryezen me u a shtrue,
M' kambe me u ndêje gati me uje.
Ani prà , mori ju motra,
Shpejt m' u a ndreqe darken Drangojve:
Shpejt me korre grunin nder ara,
Mire m' e shi e mire m' e blue,
Mire m' e njeshe, mire m' e gatue:
Me dale n' bjeshke me mjelun sutat,
Me gjete mjalten neper zgavrra,
E me zâne dy drêj te mâjme,
Me u a pjeke ferlike ne hèll.
Kshtû kà fole kjo Ora e Shales;
Edhè Oret e Dukagjinit
Jâne bâ Xhixha e zhduke n' vetime.
Vec sa 'i here vjen vallja rrotull.
Aty prap ato kan kthye:
Njana, buken permbi krye;
Tjetra, mjelcen per nên dore,
Mjelca bâ me lvore blinit;
Dikush bjen fashoje mjeltet;
Tjerat, m' hej vendue terthuer,
Bà jn mbi krah dy drêj te mâjm,
Ora e Shales si u kishte thânun,
Qi me pjeke ferlike ne hèll.
E si t' tana jane bashkue.
Fluturim ato jâne cue,
Veshun bardh e floket zhvillue,
Edhè befe kan m' mâje t' Biges,
Kû Drangojt po kuvendojshin.
Ora e Shales, at here, u â avitun,
Qi edhè u thote me t' amel zâ:
Mire se u gjêje, burra te dheut!
Mire se vjen e bukura e dheut!
Mire se vjen, e kah te kemi?
Ka' u kè pri ktyne fisnikve?
Po i pergjegje Kapitan Lleshi.
Se, mana', ty t' u ngjatet jeta!
Un jam vete ajo Ora e Shales:
Moter un me at Ore t' Merdites,
Qi veron mbi bjeshke t' Mundelles,
Si ajo drita tuj ague:
Kto jane Oret e Dukagjinit,
E kem' dale m' ket maje bjeshke,
Per me u pà , me u njofte me jue;
Se zâ t' madh per jue kem' ndie,
Se edhè e là t sande ju nà m,
Tuj e thye ne lufte Kulshedren,
Qi me shue desht Dukagjinin.
Jo qi lodhe, un thom, do t' jini,
Se edhe darke ju ngrâne s' do t' kini:
E ktû, po, âsht nji bjeshke e nalte,
Te tane gùr e shkam i gjalle,
Kû s' gjên nieri shka me ngrâne:
Pse as s' i kini nust t'ueja,
Qi jue darken me u a ndrequn.
E prandej na Oret e Maleve
Darken jue u a kem' gatue:
Kû me vedi u a kem' prû:
Kur t' urdhnoni me u rreshtue.
Edhè trimat rreth jane vû.
Nja mbas njâ' i e rend mbas rendit,
Me Llesh Gjonin m' krye te vendit:
Asht Gjomarkajsh e i bje prija
Dere mâ t' vjeter s' kà Shqypnija.
At here Oret u kan sjelle buken;
U kan vû ferliket perpara,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:27 pm

E u kan prû mjelcat me kjumshte:
Kjumshte me bore, dhâmin me t' pi:
Edhè mjalte, sà kush kà dashte:
Mâ e mire darka s" ndreqet n' ashte.
Gurren nget kishin per bri,
Gurre si aklli e e kjarte flori,
Sa kush dote aty me pi.
Mbasi buke trimat kan ngrâne,
Jâne cue prap e dale m' njâ' n âne
E po rrin tue bisedue
Me njat t' bukuren Oré te Shales,
Per kanû e pûne urtije,
E per bese e per pûne t' mikut,
E per lufta qi u bâne motit:
Per trimni te Gjergj Kastriotit:
Per Drangoj e per Kulshedra:
Per <<breshana>> e per gopedra
Edhè folen mbi liri,
Mbi liri e mbi Shqypni:
Si Shqypnija do t' dale m' vedi,
Mos m'e urdhnue mâ as Krajli as Mbreti,
Me kâne zoje ajo m' vedvedi,
Ashtû Zoti si e kà shkrue,
Qatjè vone zên Ora e Shales
E po u thote shoqeve t" veta:
Hajdni, varza, me u njite valle,
Edhè 'i kange ju me e kendue,
Sa po âsht Drita ende pà dale:
Pse Dragojve u pelqen kanga.
Jâne cue Oret e Dukagjinit,
Me ato petka bardh si bora.
E jâne kapun dora--dora,
Shpervjele manget mbi cep te krahit.
Floket dèr m' kâme zhvillue giate shtatit,
Me kunora lulesh m' krye
me ato kâmbe kalece tue kcye,
DÃ dy lagjesh balle per balle,
E tue kndue ato palé e palé,
Kan pri vallen kshtû per malle:
Varza kà e varza s' kà ;
Por, si kà nji vajze n' Janine,
Kurkund shoqen s' i a kè pà ,
Kah bje diell e serotine:
synin diell, ballin si hâna,
Ardhun shtatit si silvija.
Eufrozine e quejti nâna,
Augur t' mire m' e pase Shqypnija.
Atê e pâtka aj Ali Pasha,
Dale si vida ne balkue,
Edhè fort pelqye i âsht vasha:
Çon Harapin m' e kerkue.
Vjen Harapi e i thote te dera:

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:29 pm

Shpejt tash, vashe, ti ktû me zdrypun
E me mue me ardhe nji hera;
Persè Pasha te kà lypun.
T' u thafet goja! shka po thue?
I a kthen vasha fjalen maré;
Se un nji vajz--o kam qillue:
S' diej me fole me Pashallare,
Jo, po, Ali pashe Tepelena
Mundet kryet aj me m' a prè,
si i kà prè kushdi sà krena;
Gjalle por s' lshoj un erz as fè.
Asht mushe Pasha me meni,
Prap harapin con e e thrret:
Pa ndigio harap i zi,
Se dy here Pasha nuk flet:
A se vjen ktû sande goca,
A se ndryshe n' fund t' liqênit
T' a bâj gjumin me bretkoca.
More vesht, bre qên i qênit?
I shkon naten vashes harapi,
Edhè e mêrr e e con m' liqê,
Kû tue pritun ishte trapi,
Per me i barte neper kurrnê.
N' mes te liqênit si kan dale,
Aty trapi vend kà zânun,
Edhè nise harapi fjale,
Nise aj vashes keshtû me i thânun:
Nuk kà tjeter, tash, lum vasha:
E s' jam nieri fjales qi i luej:
A me shkue sande te Pasha:
A shi ktû me t' myte ty n' uje.
Jo, po, i thote vasha tue qeshé,
Se un te Pasha due me shkue;
Por due t' shkoj nji here me u veshe,
Pse sido ktû kam qillue.
E keshtû tue i thâne harapit,
Atij qênit, t' birit t' qênit,
Mêrr e hidhet n' uje prej trapit,
Edhé zhduket n' fund t' liqênit.
Doli fjala neper dhè:
Njekso varzash kà n' Shqypni,
Qi per erz edhè per fè
T' rijt e jeten i bâjn fli.
Kshtû kendojn Oret pale e pale
Por, tue mârre té mbramen fjale,
Hylli i drites nisi me dale
E buzes s' malit drita agoi,
At here Ore edhè Drangoj
U cuen m'ajr t' gjith plima--plima,
Edhè u zhduken si vetima,
Tuj u gjete aty nji filli,
Kû me u gjete deshti se i cilli.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:29 pm

NE QAFE -- HARDHI

Buloi molla, lulzoi thâna:
Rrustem Uken kû e kà nâna?
N' Qafe -- Hardhi kû pingron Zâna.
Pingron Zâna e rreh shejshâna
Neper rreze qi lshon hâna.
Se aty, drita mire pa ague,
Lufte e rrebte po kish' fillue:
Kish'nise pushka ushtime me vlue,
Kish' nise topi me gjimue,
Sa qi trande jâne vrri e knete,
Kà marre gjâme ashta perpjete,
Fort ushtue kà Haramija:
Rrustem Uka e Xhem Sadrija,
Dy t' rrogovas djelm te ri
Ke jane ngute kta pushke me shti
M' njado ceta t' Malit t' Zi,
Qi me rà i' n nise n' Guci.
Naten n' terr kurrkush pa i ndie,
Si vû u kisht' Knjazi leci.
Knjaz Nikolla, 'i trim belà ,
Mos m' i u gjte kund shoqi n' Shkjà ,
T' forte nji ushtri aj n' kâmbe kà cue
Tete taborre rrafsh numrue:
Te tane burra Malazez,
Njani i rêmte, tjetri kermez,
Kush mustakun lshue dèr m' brez,
Dèr me brez e vesh me vesh,
'Dhe se i cilli nji hunde -- lesh,
Qi kur n' lufte bje, kopilani.
Nuk t' a trême pushka as tagani,
As t' trême topi a havani,
E as kurrnêni e as flakadani:
Komandà r âsht Mark Milani;
Markut Knjazi edhè i kà thâne,
Me i pri ushtris naten t' pa hâne
E m' e qite n' Plave e n' Guci
Kush pa pà , kurrkush pa e ndie.
E pse Marku isht' nji telbiz,
Me cà qymen per mjedis,
KÃ marre trimi e para ushtris
KÃ lshue 'i cete giate rruges s' Gucis.
Nji cete djelm, kund treqind vete,
Qi bâ mâll s' e ki' n ket jete:
Si me lè njashtû me deke.
Per me pà m a kisht' anmik,
A kisht' prite e a kisht' rrezik
Per ushtri, qi shurdhe p' r at rave

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:29 pm

Me e qite dote n' Guci e n' Plave.
Por, kû ndolle kà Xhem Sadrija,
Xhem Sadrija, syduhija,
Edhè aj trimi Rrustem Uka,
Burre kah fjala edhe kah duka
Njani e tjetri lè drangue:
Aty shurdhe kush s' kà kalue:
Mbreti vete po t' kisht' tokue,
M' shpine poteren i a ki' n vû:
Zêmra n' fyt u kisht' qillue.
Vec rrogovasit, kesh t' a di,
Shka i ka qite m' at Qafe -- Hardhi:
Me bâ pushke me Mal te Zi
Mu nder vise te Gucis?
Ora e bardhe e Shqyptaris!
Ajo vete, po, premtue ki' te,
M' Qafe -- Hardhi qi m' at ag drite
T' ndollte Xhem edhè Rrustemi
Me <<martina>> n' dore merthye,
Qarqet Knjazit m' i a shperthye,
Qi ka dit po kisht' vû sy
Ndo' i skundill Shqypnis m' i a shkye.
Jo, po; drita masi agoi,
M' Bige te Shales Ore e Drangoj
Ata cue na jane p' r ajri.
Jane shperdà edhè derdhe flauri,
Kush si xhixha tue xhixhllue,
Kush si shkndija tue vezllue,
E aty behe i a kan nji filli,
Kû me ndjehe dote seicilli:
Oret nder hije e nder verrije,
E nder gurra e neper curra,
E Drangojt nder shpija t' veta,
kush n' teposhte, kush kah perpjeta.
Vec Rrustemi e Xhem Sadrija
Atà ndjehe nuk kan ke shpija:
I a kan behe ke Qafe -- Hardhija.
Rrustem Uka i Uke Kabashit,
Dikû atje m' at âne t" Budashit
Per te vllà n aj kisht' pase zâne
Nji bi mali, ardhe si Zâne:
Si ajo Zâna e Haramis
Qi ndjelle mire mbi fat t' Shqypnis:
E me Xhemin bâ kisht' fjale
Shi m' at dite n' Budash me dale.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:31 pm

Sypri rruges n' nji breshte te gjâne,
Nder do curra, si petrita,
Per me prite qi t' zbardhte drita;
Persè as mikut jashta kohet
Nuk âsht mire qi n' shpi t' i shkohet
Po s' t' ngushtoi prita a se moti,
A se thâne mos t' a kete Zoti,
N' shpi pa buke miku me t' gjete,
Qi mâ hall s' kisht" gjâ n' ket jete.
E si aty 'i here kan zatete,
Kan peshtjelle ka nji duhan:
Gùr u unuer me vedi kan:
E t' kan nise te bisedojn,
Se si mikut n' shpi t' i shkojn
Se si mikun t' a ngushtojn,
Per me dhâne ciken n'at vjeshte,
Si t' jene mâje skjepit edhè dashte,
E t' jete pjeke rrushi ne vneshte.
Si t' jene mâje skjepit edhè deshte,
E t' jete pjeke rrushi ne vneshte.
Ashtû ndêje bisedue,
Xhemi <<huten >> pshtete mbi giû,
Me <<karkulluk >>nen << cark>>shperthye
E me 'i pace aj n' voj tue e lye,
Kà marre Rrustos e i ka thâne:
Perzèt, Rrusto, shka me kâne,
Se nji pushke, si <<huta>>e Mbretit,
Thom, s' del mâ kndej ujt e detit
E as s' i del shoqja mbi dhè:
Pushke e shpejte e e rrebte rrfè,
Nji dite udhe me vrà per s' largut...
Kur t' kete zêmer mbas <<kandakut>>...
I a pret Rrustja si ne shpote;
Se manà , permbi ket bote
Si <<martina>> 'i pushke nuk kà .
E mandej, si tue e gergà ,
Prap po i thote: Po a thue me t' rÃ
Ndo 'i here pûna, qi me u vrÃ
Me askjer t' Knjazit a se t' Mbretit,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:31 pm

Ti ja kè besen vetvetit,
Se s'bje ndore per pa e kalle?
Se nuk lidhe per s'te gjalle?
Manà t' Zotit, nuk e di,
Po i a kthen djaloshi i ri:
Persè pushka e ka si t' epet,
E madjè, ka 'i here s' mund t' shkrepet
As mbi korba grumllue m' lâme,
Jo mâ m' nji taborr nizâme...
Vec se, t' mjerit, zêmra m' hjeke,
Njiqind here para me deke,
Se 'i kuri m' i a lshue Shqypnis.
Nder kto fjale t' birit t' Sadris,
Qe se poshte dromit t' Gucis
Dishka ndihet tue rrapllue:
Si nji cete, qi âsht tue kalue,
Kush pa u kuell, kush pa ligjrue,
Thue, se hajna kan qillue,
N' ndo 'i pûne t' lige atà tue shkue,
A me vjedhe a se me vrà ,
Naten n' terr kurrkush pa i pà ,
Si zanà t qi e ka cubnija.
Morè! bâni Xhem Sadrija;
E, si n' dore <<huten>> kisht' pase,
Pa mendue se a do t' kisht' giase,
E merthen e zjarm i nep.
Ushtoi bjeshka kep me kep,
Si t' kisht' krise topi a havani.
" Kuku meni! " dikush bâni
Atjè poshte kah bite rruga.
Shkjau, per Zotin ! Rrustem Uka
Tha nper dhâme e m' vend aj ngurre
I rri gati m' <<kacuturre,>>
Dy here rresht tue qite vetime
Neper brej, aha e cetine.
Edhe trimat t' jâne flakrue
Per mas krepash, kû shterngue
Jâne me deke a se me pshtue;
Por pa qanderr mos m' e lshue.
A t' kà rá, probe, me pÃ
N' ato gomna e n' ato glina
Si shperdahet nji tube njila,
Tuj u struke nper rrase e zhùr,
Me pase kush per t' hjedhe nji gùr
Mrende n' at pellg? Njashtu jâne dÃ
Malazezt edhè shperdà ,
Kur nper ah e neper brè
Rrebte ushtue kan si dy rrfè
Njato <<hutat >> shqypetare:
Jâne shperdà , po, fulikare,
E kush lshue âsht perposhte dromit,
Kush âsht struke e fute mas stomit,
Kush mbas landesh shtatin kà zâne:
Strukun kryet e kan te tâne.
Per <<kapica>> dert s' po kan
Pse u rrotllohen poshte nper plan:
KÃ <<kapica>> per gjith treg
Vec se krès s' i gjindet shteg
Bâni kush e mrt pà te.
Shkjave mendja aty po u ve,
Se aty m' prite po kan tokue;
Prande' aty te jâne shterngue
E t' kan nise lufte e potere
Me treqind <<novice>> p' r 'i here:
Me t' perzi, po, gjak e vnèr.
Mire, po, Xhemi edhe Rrustemi
Mire poteren po u a presin
Ke vetime atà po qesin,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jun 30, 2010 7:31 pm

E kah qesin ke po njesin.
<<Huta>> e Rrustos n' terr po vritte,
<<Huta>> e Xhemit n' mish po njitte,
Sa here djali qi po qitte;
Pse drangoj t' dy tue qillue.
Me Kulshedra i' n msue me u gjue.
Atà qit e keta qit,
Atà brit e keta brit,
Brit e lavd shoshoqit qit,
Tue vikate, tu' u hallakate,
Tue shà nane e tue shà tate;
Lufta ashtû si e kà zanà t.
Ka nd^je flake Qafa e Hardhis.
Lkuqe jâne kullat e Gucis.
Hikin derrat, mârrin gurrat;
Hikin sutat, mârrin currat;
Çohen orrlat permbi rê;
Lshohen korbat per nen d^;
Po bâjn nanat shum medèt,
Ka' aty lufta po kersèt,
Ka' aty <<hutat>> po shungllojn,
Rrebet <<novicat>> kah po ushtojn,
Idhshem t' vrà mt kah po gjimojn.
Tue rrahe plumet pa i a dà ,
Gjeth e gêma tokes kan rà ,
Ka nise bari per me u thà :
Kaq shum vape qi aty po kÃ
Flaket t' verdhe t' barotit t' zi.
Kû do te dale pûna s' e di!
Dy s' e qesin me nji ushtri,
Sad qi drangoj te ri.
Se kû puna mund té dale
me giase Rrustja s' po e bân mâll;
Persè qe, atjè burri i burrit,
Ngrehun kryet aj per mbas currit.
E tue u ulrue si nji luâ,
Malazezve po u bân zâ:
Ah! kadale, moj Cernagore!
Se ktû i thone Shqypni mizore!
Se mue Zoti m' kà ndihmue,
Mbasi ktû s' jam tue luftue
As pse m' qafe due me i mete kuej,
As me grrye pse due m' gjâ t' huej;
Por per erz e per liri,
Por per t' bukren ket Shqypni,
Qi me u bâ kâ,po'fani
Edhè Knjazit n' dore s' i bje.
Kerkserdari i Cernagores
Kur ka ndie perposhte rmores,
Se t' forte lavd po i qet Shqyptari,
Mnijet ftyra c'âsht ndeze zhari:
Ç' kà kercnue aj dhâme e tmalle,
E me 'i zâ porsi t' u palle,
Me dore, djelm, bre! ka vikate.
Se e kem'pase gjithmone zanà t,
Bà ll per bà ll me anmik m' u prè.
E jo struke si uri nper dhè.
Edhè âsht cue trimi n"e kâme:
Pushken n' dore, tagâ' n nder dhame:
E t' ka mârre breshten perpjete,
Me nja 'iqind djelmosha t' leté,
Me nja 'iqind djelm Cernagoras:
E kû vrap, kû kamandoras,
Tash mbas breut, tash mbas cetines,
Bukur nget i biri i shkines:
Aty - ktû 'i pushke tue shti:
Bukur nget aj n' at furi,
U âsht avite Rrogovs' e t' ri,
Kinsè gjalle aj n' dore me i shti.
Pse si drita pat ague,
Ka nise cubi edhè âsht kujtue,
Se aty ushtri s' po kishte as cete,
Vec se dale nja disa vete,
Qi n' krye t' vet e kand pa pvete,
Ki' n nise pushken si t' u talle,
Thue po gjuejn kund ndo 'i cung n' zà ll.
Por Drangojt po ishin me Ore
E s' po u z6ejshin gjalle me dore.
Gjalle me dore ata s' po u zêjshin
As m' u a qite rrethin s' po lêjshin;
Persè, qe, qaj Rrustem Uka
Çeta e Shkjeve kur i u hulltka,
<<Braf>> ne kambe trimi kà bâ,
E si kêne kisht' ulâ,
Mbas nji shkami turr ka rrâ
Terthuer pritet pêsqind hapa,
Kû ngujue nder ato karpa,
Ka nise pushken m' e shpejtue:
Thue, 'izet vete po kan qillue:
Padhime shkijet perbri tue i gjue
Turrin Shkjèt e kan ndalue,
E t' pushka prap me vlue,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Fishta Lahuta Malesis

Mesazh nga Sponsored content Today at 4:17 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi